MAGA kap Vatikanin - lufta e konservatorëve për një Papat tradiconal

Postuar në 01 Maj, 2025 20:35

Politico” shkruan sot për një përpjekje të një fraksioni konsevatorësh brenda Kishës Katolike për të marrë drejtimin e saj. Nën titullin: Ultrakonservatorët duan të bëjnë Vatikanin të Madh sërish, media në fjalë vendos paralele mes një fryme të krijuar nga Donald Trump dhe lëvizjeve apo zhvillimeve të ngjashme në Perëndim. Media në fjalë interpreton optikën e këtij grupi si në kundërshtim dhe antagonizëm me trashëgiminë e Papa Franceskut sidomos për çështje të tilla si martesa e të njëjtit seks, mbrojtja e emigrantëve si dhe një marrëveshje me Kinën që i dha të drejtë kësaj të fundit të caktojë peshkopë katolikë.

Shpresa është që të kemi një Pontifikat që përqendrohet më shumë në çështjet katolike si pro-jetës, familja, më tepër sesa ndryshimi i klimës dhe imigracioni

citohet Princesha Gloria von Thurn und Taxis, një autoritet në skenën katolike.

Në lojë janë hedhur kandidatura si Athanasius Schneider, peshkop në Kazakistan, sipa stë cilit refugjatët në Europë janë një “invazion masiv” që çon drejt Islamizimit, orkestruar nga elitat politike për të minimizuar identitetin Kristian të Europës. Emra të tjera të preferuar janë Kardinali Robert Sarah i Guinsë, mbështetës i Meshës latinisht, Kardinali amerikan Raymond Burke, i cilësuar si një tradicionalist i ashpër. Ndikimi i Donald Trump dhe vlerave që ai invokon formalisht kanë gjetur jehonë dhe po instrumentalizohen në funskion të përmbysjeve politke.

56% e katolikëve votuan për Trump

dekalron John Yep, CEO i grupit “Katolikët për Katolikët” sipas të cilët “të njëjtët njerëz presin që Papa të jetë tradicional dhe një aleat i fortë i SHBA”.

Pas Franceskut duket se ka patur fermentim të një pakënaqësie të madhe nga brenda që sipas medias në fjalë ka aktivizuar në kohë grupime të fuqishme si “Napa Institute”, “Sophia Institute Press” në përpjekje për të krijuar një mishelë mes katolicizmit dhe nacionalizmit. Një arsye që u jep fuqi klaneve konservatorë është kriza financiare e Vatikanit, që ëhstë raportuar se ka kërkuar ndhma nga jashtë. Megjithatë është fakt i njohur se 80% e kardinalëve që marrin pjesë në Konklavë janë emëruar nga Bergolio ndërkohë që mes konservatorëve nuk ka një figurë përfaqësuese.

Diskutimi në fjalë flet për një lloj skizme që buron nga reformimi i sjelljes publike të Kishës, qëndrimit të saj për çështje të ndjeshme, që i bëjnë kundërpeshë narrativës që vjen nga SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.