Kabineti i ri i Gjermanisë, kancelari Merz zgjedh Gutnther Krichbaum për Marrëdhëniet me Europën
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz ka njoftuar se cilët do të jenë njerëzit me të cilët ai do të qeverisë. Mediat e kanë komentuar përzgjedhjen e bërë si të bazuar mbi përvojën, besnikërinë ndaj subjektit dhe lidership të orientuar nga biznesi.
Johann Wadephul do të jetë në Ministrinë e Jashtme, ekonominë do ta marrë Katherina Reiche, Gunter Krichbaum do të drejtojë Ministrinë e Çështjeve Europiane. Ky është një emër i njohur edhe për Shqipërinë. Në krye të Kancelarisë do të jetë Throster Frei, ndërkohë që nuk ka një emër të publikuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Merz është shpresa e re e stabilitetit në Europë, tashmë që Franca përjeton një krizë të brendshme shumë delikate.
Add new comment