Riafrim BE-Britani e Madhe/Londra dhe Brukseli firmosin marrëveshje në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje të re mbi mbrojtjen dhe sigurinë, si pjesë e asaj që mediat e cilësojnë “rivendosje të gjerë të marrëdhënieve mes Londrës dhe Brukselit vite pas BREXIT”.
Në marrëveshje është rregulluar edhe një çështje e ndjeshme ekonomike si ajo e të drejtave të peshkimit që do të trajtohet me dispozitat e reja deri në vitin 2038. Në aspektin e mbrojtjes marrëveshja i jep të drejtë Britanisë së Madhe të marrë pjesë në prokurimet e përbashkëta të BE-së, ndërkohë që do të duhen negociata të reja që Londra të aksesojë programin SAFE të riarmatimit.
Add new comment