Në Vëmendje

Kalon vetting-un gjyqtarja e Tiranës

Postuar në 14 Maj, 2018 10:22

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e  Tiranës ka kaluar Vetting-un. Ajo është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka vlerësuar se gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figurës dhe deklaratën e pasurisë.

Per gjyqtaren ka vetëm dy ankesa, por në asnjërën prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka ësnjë masë disiplinore. Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe u be pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.

Happy End!

Postuar në 13 Maj, 2018 14:51

Reagimi i ambasadës amerikane për arrestin e Shtëpisë së Saimir Tahirit kaloi pa shumë vëmendje, por në thelb ai parathotë një happy end për ish-ministrin e Brendshëm, i cili pret mesa duket pret vetëm fundin e skenarit të parashikuar për të. Siç thotë ambasada amerikane, gjykimi do të jetë i drejtë për një çështje korrupsioni, siç e cilëson ajo çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Beendshëm.

Teatër për botën, Tahiri në arrest shtëpie

Postuar në 12 Maj, 2018 19:54

Ashtu siç pritej, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka "avancuar" me çështjen e Sajmir Tahirit duke i çuar kërkesë Gjykatës për burg pa afat, por kjo e fundit vendosi ta lërë në arrest shtëpie. Një vendim që ndjek logjikën e zhvillimeve politike dhe shkarkimeve të kryera së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pra ashtu siç kërkojnë partnerët dhe në veçanti Gjermania, Tahiri të gjykohet pa ndikimin e politikës.

Legalizim falas, por a janë të vlefshme certifikatat e shpërndara në bazë të një VKM-je?

Postuar në 12 Maj, 2018 13:26

Qeveria e Edi Ramës premtoi legalizim falas. Dhe në fakt procesin po e ndjek si të tillë. Vetëm se eliminimi i kostove rrezikon vlefshmërinë juridike të të ashtuquajturave tapi për ata që legalizojnë pronën e tyre.

5 vjet burg për peshkun e vogël të LSI-së

Postuar në 11 Maj, 2018 18:16

Ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë”  në fund të një procesi gjyqësor që zgjati një vit.
Gjykata e dënoi me 5 vite burg.
Zoto u arrestua në shkurt të vitit 2017, pas dëshmisë së dhënë nga zëvendësi i tij, Iljaz Labi që pranonte veprimet korruptive me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe implikonte ish-shefin e tij.

Epoka para Gjyqit!

Postuar në 09 Maj, 2018 17:38

Besim Hajdarmataj, i cili në muajin tetor të vitit të kaluar kërkoi nga kuvendi autorizimin për arrestimin e ish-ministrit SaimirTahiri është shkarkuar nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Motivacioni i këtij ndryshimi nuk është argumentuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në një reagim të shkurtër sqaroi se kjo levizje do të sjellë rezultate me të shpejta dhe më të efekshme ne ndjekjen penale , sidomos për çështje me perparësi të lartë, ku natyrisht nuk ka si të mos renditet ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, Irani qëndron: Vazhdojmë me partnerët e tjerë

Postuar në 09 Maj, 2018 02:07

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë sot në mbrëmje para mediave për të përcjellë mesazhin e tij për daljen e SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin. E konsideruar një lëvizje politike me pasoja të paparashikueshme, vendimi në fjalë është ndoshta më turbulluesi qëkurse Trump mori detyrën. Ai e vendos regjimin iranian në qendër të një armiqësie të shpallur nga SHBA, ndërkohë që kapacitetet nuk përputhen dhe konkurenca mes të dyja vendeve është shumë e pangjarë.

Ekstradim politik apo shkëmbim me gylenistët?

Postuar në 08 Maj, 2018 21:47

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka ardhur në Shqipëri, ndoshta bashkë me pasojat politike që mund të prodhojnë dëshmitë e tij, nëse drejtësia do të rikonsiderojë akuzat e ngritura për çështje që konsiderohen të mbyllura. Kujtojmë që ekstradimi i njërit prej të dënuarve për vrasjen e Azem Hajdarit vjen pas një refuzimi 12 vjeçar të drejtësisë turke për ta transferuar atë në Shqipëri.

Hollanda konfirmon hezitimin për Shqipërinë

Postuar në 07 Maj, 2018 17:13

Pak javë më parë ishte Bundestagu gjerman që ngriti një komision të posaçëm për të shqyrtuar nëse Shqipëria meriton të hapë ose jo negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa  një hap më tej ka shkuar edhe Hollanda që ka dërguar në Shqipëri një mision faktmbledhës, i cili do të hartojë një raport për Shqipërinë.

Hollanda nuk e ka fshehur skepticizmin për plotësimin e kushteve nga Shqipëria, ndërkohë që deputetët e ardhur në Tiranë renditën si kushtin kryesor gjyqësorin e pavarur.

Video/Ndërtime në buzë të plazhit në Palasë

Postuar në 04 Maj, 2018 21:27

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje