Në Vëmendje
Sulm kimik në Siri. Akuzë automatike nga Perëndimi për Damaskun dhe Rusinë
70 të vdekur vetëm nga një sulm që dyshohet se është kryer me armë kimike. Ngjarja raportohet nga mediat e huaja të ketë ndodhur në Siri, në rajonin e Dumas, zonë e fortifikuar e rebelëve sirianë. Me qindra të plagosur dhe me tragjikja, mes viktimave ka edhe fëmijë. Lajmi është referuar për BBC-në dhe Al Jazeera nga Helmetat e Bardha, grupi që kryen veprimtari vullnetare në Siri, por Damasku zyrtar ka mohuar të ketë përgjegjësi në këtë akt.
Donald Lu paralajmëron arrestimin e Tahirit
Hetimet mund të çojnë shumë shpejt Sajmir Tahirin drejt ndjekjes penale. Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi në emisionin opinion se për departamentin e Shtetit hetimi për ish-ministrin e Brendshëm por edhe ai për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi do të provojnë nëse prokuroria do të veprojë e pandikuar politikisht.
"Kosova, maja e ajsbergut për gylenistët"
Rrëmbimi i 6 shtetasve turq nga Kosova duket të jetë vetëm maja e ajsbergut, e një operacioni të Inteligjencës Turke (MIT) të shtrirë në 18 vende të botës. Zv/kryeministri turk Bekir Bozdağ tha në një intervistë për mediat e vendit të tij se agjentët turq kanë rrëmbyer dhe kanë transferuar në Turqi deri tani 80 vetë të akuzuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gylen.
"Misioni i MIT është të mbledhë informacione. Ne i kemi dhënë MIT-së autoritetin për të kryer operacione edhe jashtë vendit"- tha ai, duke konfirmuar se operacionet do të vazhdojnë.
Opinione të ndara mes nxënësve për takimet e komunitetit LGBTI në shkolla
Nxënësit e gjimnazeve në kryeqytet janë të ndarë pro dhe kundër, përsa i përket pjesëmarrjes në takimet me përfaqësues të komunitetit LGBTI. Ndërsa, mësuesit nuk bëjnë asnjë koment, po ashtu edhe autoritetet e Ministrisë së Arsimit mbajnë heshtje rreth aksionit të LGBTI në shkolla.
TemaTV
Pyetje pa përgjigje për ARMO, Bankers dhe hijet e naftës (Video)
Raportimi i ministrit të Financave në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, i ideuar si vitrinë televizive e arritjeve ekonomike të qeverisë për 6-mujorin e fundit rrëshqiti edhe në pyetje të paparashikuara që Arben Ahmetaj nuk u dha përgjigje.
Video/Protesta në Uzinën e Ballshit. Naftëtarët hyjnë me forcë brenda kompleksit
Ka vijuar sot protesta e naftëtarëve të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh duke marshuar në të gjithë territorin e uzinës. Sipas naftëtarëve ata mashtrohen nga kompania që nuk ka përmbushur detyrimet për 1000 punonjesit.
Rrethim policor në Gjykatën e Tiranës
Seanca gjyqësore për protestuesit e Kukësit është shoqëruar me masa ekstreme policore. Forca të shumta kanë bllokuar kalimin e automjeteve në bulevardin “Bajram Curri”, ndërkohë që rrugët pas ish-Ekspozitës “Shqipëria sot”, si rruga Nikolla Jorga dhe Nikolla Lena kanë qenë nën mbikëqyrje të plotë.
Masa që kanë provokuar irritimin e banorëve dhe të cilat mund t’I shpjegojë vetëm Fatmir Xhafa me Edi Ramën.
Premtime dhe ndërtime (Video)
E para ishte fjala në Bibël po mesa duket, kjo nuk vlen fare për Shqipërinë dhe në veçanti kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Një personazh që i ka lejuar vetes komoditetin të mos mbajë përgjegjësi fytyrën që shfaq nga ekrani në ekran duke bërë pikërisht të kundërtën e atyre që ka premtuar. Është i dokumentuar çfarë ka thënë për ndërtimin e 5 kullave të Diga e Liqenit Artificial pasi doli nga Gjykata Administrative e Apelit dhe po ashtu për ndërtimet në Tiranë.
Bashkia e Tiranës: U vendos, 5 kullat te Diga e Liqenit do ndërtohen
Një njoftim në email i Bashkisë së Tiranës lajmëroi nisjen së shpejti të punimeve për 5 kullat 17-katëshe në digën e Liqenit Artificial. Kjo pasi sipas saj, Gjykata Administrative e Apelit vendosi të lerë në fuqi lejen e kompanisë “Gener2” për ndërtimin e këtij kompleksi.Në fakt një vendim i pritshëm dhe aspak suprizë që ka qarkulluar në rrethet e ndërtuesve të Tiranës muaj përpara se të shpallej vendimi, ku çuditërisht bashkia është kapur në befasi.
TEC Vlora në rrugën e ARMO-s?
Nisi të ndërtohej në vitin 2007, përfundoi në vitin 2011, kushtoi 130 milionë euro dhe nuk u vu për asnjë ditë në punë.
Kjo është me pak fjalë historia e Termocentralit të Vlorës, një vepër e kushtueshme, e projektuar për të krijuar burime alternative energjetike, por që mbetet një stok jofunksional për shkak të një garancie bankare që shkon në 4 800 000 euro.
Situata juridike dhe gjyqësore e tij është një shfaqje absurde, ku dalin në dritë një sërë institucionesh që veprojnë ose nuk veprojnë, që veprojnë keq, apo edhe që luajnë lojëra interesash të paqarta.