Në Vëmendje
Policia kundër Qytetarit
Montazhi satirizues në këtë rast(publlikuar në një llogari në Instagram) nuk ka të bëjë me ndonjë stigmë të zakonshme për policin. Ky i fundit është tallur përherë në ligjërimin bisedor si dikush që kupton me vonesë, madje edhe shakatë, një mënyrë kjo ironike për të vënë në lojë paaftësinë e përhershme të policisë për të parandaluar ngjarjet kriminale.
Pezullohet dhe vihet në arrest shtëpie kreu i ShiSh, Vlora Hyseni. Kontrolle banese edhe Ilir Prodës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Shêrbinit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni duje miratuar edhe kërkesën e SPAK për vënien e saj në arrest shtëpie. Në kuadër të hetimeve ndaj grupit të AKSHI-t dhe pas arrestimit të Ergys Agasit, është proceduar me kontrolle edhe në banesat e disa zyrtarëve përfshirë ish-drejtorin e Policisë, Ilir Proda.
Shkatërrimi i mjedisit bëhet mëkati i tetë
Aktivistët mjedisorë mund të kenë gjetur një aleat të papritur: Kishën Katolike Romane.
Në një dokument të ri të publikuar këtë javë me autorizimin e Papës, kisha propozon idenë e një "mëkati kundër krijimit dhe Krijuesit". Argumenti pas "mëkatit ekologjik" është mjaft i thjeshtë. Shkatërrimi i mjedisit, në terma të krishterë, do të thotë të shkosh kundër krijimit të Zotit dhe të dëmtosh brezat që vijnë pas nesh.
Një Nju Jork i ri çdo muaj!
Philip Oldfield
William Craft
Secili prej nesh ka nevojë për një çati mbi kokë, klasa ku të studiojë dhe zyra ose hapësirë ku të punojë. Për të përmbushur këtë kërkesë të jashtëzakonshme për ndërtesa të reja, në të gjithë botën ndërtohet çdo muaj ekuivalenti i një qyteti si Nju Jorku.
Kjo na siguron infrastrukturë jetësore, por njëkohësisht gjeneron një sasi të madhe emetimesh që rrisin ngrohjen globale. Pra, si mund të ndërtojmë atë që na nevojitet, pa dëmtuar planetin? Hulumtimi ynë i ri ofron disa përgjigje.
Arrestohet Ergys Agasi. Me të në makinë Ulian Shpataraku
Media të ndryshme raportojnë se është arrestuar sot Ergys Agasi, personi kyç i dosjes “AKSHI” i vënë nën akuzë për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Nuk ka të dhëna zyrtare mbi operacionin, por sipas të informacioneve të deritanishme ai është ndjekur nga Elbasani në Durrës ku është ndaluar. Bashkë me të mësohet se ka qenë edhe shtetasi Ulian Shpataraku, oficer policie.
U vjen radha shkollave
Në Sarandë ka disa ditë që qytetarë të ndryshëm, ish-mësues, po protestojnë për një projekt të bashkisë për ndërtimin e një parkimi në sipërfaqen e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Prononcimi më poshtë i takon një ish-mësueseje të gjimnazit, që thekson se vendimi është marrë në mënyrë jo transparente. Meqë jemi këtu:
Si quhet kryetari i Bashkisë së Sarandës, për të cilin kur u nxor nga hiçi për atë detyrë, dëgjoje të të thoshin: “Është djalë shumë i mirë, kam qenë tek hoteli i tij”.
Korrupsioni i Ballkanit kalon në KE, por jo në BE. Serbia mbetet sërish në derë
Komisioni Europian mund të mbështesë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit për vende të Ballkanit Perëndimor, por konsensusi për të në vendet anëtare nuk mund të arrihet lehtë. “Politico” shkruan se ndonëse KE adopton një qasje liberale për standardet, nisur nga premisa të analizës gjeopolitike, vendet e ndryshme të BE-së janë skeptikë për anëtarë të rinj nga Ballkani që janë larg normave bazë të funksionimit demokratik.
Pushteti ka vendosur të mos mbrojë interesin publik, por atë privat
Më poshtë deklarata e Shoqatës së Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama:
Goditje trafikut të kokainës, SPAK sekuestron 150 milionë euro pasuri dhe aksione kompanish
Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi sot për një operacion të madh kundër trafikut të drogës në kuadër të të cilit janë kërkuar masa arresti me burg për 10 shtetas. Në njoftimin e vet, SPAK nënvizon rëndësinë ekonomike të këtij grupi që akuzohet se ka trafikur 50 tonë kokainë.
I vjen ora edhe Samir Manes
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Samir Mane, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për përfshirje të mundshme në veprimtari kriminale.
