Në Vëmendje
Kemi vetëm një rrugë: Ose një Shtet Demokratik Europian, ose nën "vasalitetin e lumtur" ndaj neofeudalëve të rinj
Presidenti italian Sergio Mattarella ka bërë thirrje nga universiteti i Marsejës ku u nderua me çmimin “Honoris Causa” që Europa të bashkohet, të marrë rolin e protagonistit në mbrojtje dhe evokimin e vlerave të veta për të mos lejuar atë që historia i ka vënë përpara.
Është ora për të vepruar. BE-ja duhet të zgjedhë mes një vasaliteti të lumtur dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë dhe demokracië, duke u bërë protagonist i historisë. Duhet vendosur nëse do të na mbrojnë, apo të jemi protagonistë
Arkivoli i pagroposur me emrin RTSH
Është zhvilluar sot një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Edukimit me anëtarët e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Seanca ka patur si temë shkeljet e konstatuara në zgjedhjet e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSh-së, një situatë që e ka futur institucionin në një impas vendimmarrjeje dhe në kushte shkeljeje ligjore.
Kushtetuesja: Sekuestroja mbi bazën e Sarandës, në përputhje me interesin publik
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me të cilin hedh poshtë kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë. Vendimi i marrë në nëtor të vitit të kaluar dhe është shpallur një muaj më pas. Gjykata ka vendosur që porti i Limionit të vijojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
Europol godet rrjetin e trafikimit të kokainës në Spanjë. Pjesë edhe diaspora shqiptare e Dubait
Garda Civile Spanjolle e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Në total janë sekuestruar 7,2 tonë kokainë dhe 6 milionë euro, në një hetim të shtrirë në disa shtete si Bullgari, Kolumbi, Kosta Rika dhe Panama.
Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!
Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po e bën sigurinë e jetës çështje urgjente. Në një diskutim në MCN Tv, gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar hapur Policinë e Shtetit për krijimin e një gjendjeje presioni ndaj punonjësit Azbi Spahiu, që çoi mandej në aktin e tij. Arsyeja: polici rrugor ndaloi në një aksident automobilistik djalin e Samir Mane, biznesmenit të njohur për lidhje të forta deri në majën e qeverisë dhe të opozitës.
Fundi/Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)
Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen origjinale dhe mesazhin domethënës: një vend që ecën me humorin dhe pra psikikën e një individi të vetëm. Më keq se kaq nuk ka!
Berisha garanton Kastratin: E ke Limionin, edhe po ta hoqi Edi Rama dhe SPAK
Edi Rama falsifikator ordiner!
Ai është kapur në falsifikime direkte vulgare të vendimeve dhe dokumentave zyrtare të zyrës së tij, për të zhdukur gjurmet e krimit.
Takimi rajonal për Gazetarinë Cilësore dhe Etike/Deklaratë për lirinë dhe vetërregullimin në media
Në datat 2-3 dhjetor 2024, në Klubin e Shtypit në Bruksel, u mbajt takimi Rajonal me temë: Historia e Besueshme: Shtigje të Gazetarisë Cilësore në Europën Juglindore dhe Turqinë në Erën Digitale.
Lodra e vockël me termin "Konçesion" në rastin e Bazës së Sarandës
Dje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë me gazetarët, duke folur për skandalin e përfolur të bazës detare të Sarandës, ndër të tjera bëri disa komente që vijnë ndesh me aktet e gjeneruara prej Këshillit të Ministrave që ai drejton vetë. Kështu, me një ton gati pedagogjik, z. Rama theksoi disa herë si baza në fjalë, nuk bëhet fjalë për koncesion, por për dhënie me qera. Dhe se madje në këmbim të investimit ushtria do të përfitojë shumë më tepër sesa kishte.
Në mbrojtje të ndërhyrjes ANTILIGJORE në tjetërsimin e Bazës Detare të Sarandës
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës për fundvitin është pyetur edhe për veprimet e Shefqet Kastratit dhe Artan Dulakut në Bazën e Limionit në Sarandë. Shikojeni me vëmendje surratin e Edi Ramës gjatë pyetjes në fjalë. Ngadalësoni videon për të kuptuar sëkëlldinë e këtij njeriu që drejton sot qeverinë e Shqipërisë. Përveç injorancës së qëllimshme kur shprehet me ironi se “siguria jonë nuk ka mbetur tek ajo bazë”, z.