Ballkani me ajrin më të ndotur në botë

Niveli i grimcave në ajrin që qarkullon në rajonin e Ballkanit është ndër më të lartët në botë.
Prof. Andre Prevot nga “Paul Scherrer Institute” (PSI) në Zvicër shpjegon se sezoni i dimrit është më i ngarkuar dhe me nivele ndotjeje më të larta se në Pekin dhe në disa ditë arrin në niivelet më të larta në botë.
Sipas tij niveli i dioksidit të sulfurit shkon deri në 30 herë më i lartë se sa matet në Europën Perëndimore.
Në Bosnje Hercegovinë çdo vit vdesin 3 300 njerëz nga grimcat në ajër. Të dhënat e ndotjes vijnë nga matjet në terren dhe zonat më problematike ishin ato rezidenciale me ngrohje me dru, qymyr dhe lëndë të tjera hidrokarbonike.

Add new comment