Ballkani Perëndimor të përfshihet në Zonën Shengen!

Postuar në 21 Janar, 2026 17:09

Ministri serb i Integrimit Europian, Nemanja Staroviç, ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të pranohet në Zonën Shengen si një hap i prekshëm dhe i mirë në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sipas tij, masa është konveniente nisur nga fakti se anëtarësimi imediat është i pamundur për vende si Serbia për shkak të reformave që kërkohen.

Ky hap padyshim që do të sillte përfitime për qytetarët por edhe për sigurinë europiane si të tërë, por edhe do të ndikonte pozitivisht ekonominë e rajonit

shprehet ai në një opinion të publikuar në “Politika”.

Ai ka referuar një kërkesë të ngjashme të kryeministrit çek Andrej Babis më 2021, duke shtuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një gjest të vullnetit të mirë, por edhe një lëvizje pragmatike që fuqizon sigurinë europiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.