Në Vëmendje

Shefqet Kastrati del edhe te ndërtimi me dhunë në Zvërnec

Postuar në 30 Maj, 2026 16:01

...Kompania që po zhvillon resortin, “Zvërnec South Adriatic Development”, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë.

Porto Romano përflitet se do kthehet në qendër logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 30 Maj, 2026 00:45

Shqipëria po përshpejton investimet në infrastrukturën e mbrojtjes me synimin për t’u shndërruar në qendrën kryesore logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

RKS i referohet një  takimi të zhvilluar më 29 maj 2026 në selinë e SHAPE në Mons të Belgjikës, ku ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), gjenerali Alexus G. Grynkewich. 

Video/Projekti në Pishë-Poro fal 15 km bregdet. Pronarët anonimë

Postuar në 22 Maj, 2026 18:20

Vini ndonjë tabelë punimesh në Nartë se ju kontrolloni botën!

Postuar në 16 Maj, 2026 19:37

Shkruan në Facebook aktivisti Ervin Goci:

Në Nartë gjetëm 600 hektarë të rrethuara, po për be as edhe një roje..kishin ik si lepuj.

Kaq e ligjshme është e gjithë gjëja, sa nuk del njeri, a firmë, a logo, a ku di unë që të dalë e të nxjerrë një copë letër. Procedura është e thjeshtë, lëshojmë hordhitë si fazë e parë që të shqyejnë terrenin, të presin çfarë duhet prerë, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare që të hedhin firmat.

Në këtë fazë është e qartë: asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit.

Protestë në Pishë Poro kundër hotelit të Kastratit dhe Kushner

Postuar në 16 Maj, 2026 18:26

Sot në Pishë Poro të Vlorës, në zonën e quajtur Hidrovori në Akërni, është zhvilluar një protestë e 100 aktivistëve të cilët kanë hedhur poshtë rrethimin e kompanisë që po ndërton dhe kanë hyrë brenda.

Në zonën në fjalë, e shpallur me ligj “Zonë e Mbrojtur” po ndërtohet një objekt shumëkatësh, përmes vendimeve të papublikuara dhe në shkelje të konventave.

Pamjet ofrojnë një shembull të radhës sesi institucionet shkelin ligjet që miratojnë vetë për interesa të ngushta dhe oportunizëm politik.

E ka marrë Feriti Uratën!

Postuar në 27 Prill, 2026 20:36

Feriti është në hall. Pas munxës së "shqiptarëve idiotë", ai ka pritur sot Izet Mexhitin, zv.kryeministër i Maqedonisës së Veriut, për të provuar se ato që lëshoi ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk kanë lënë gjurmë. Por z. Hoxha ka treguar se nuk është i qetë. Video e ilustron këtë(nga fundi bëhet interesante): 

Rasti në KLP: A mundet një prokuror të ankohet kundër një gjyqtari në ambasadën amerikane?

Postuar në 14 Prill, 2026 19:47

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore "Vërejtje publike" ndaj një prokuroreje në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rasti në fjalë lidhet me pretendimet e prokurores për një “vendimmarrje abuzive nga ana e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, e cila ka ndryshuar një masë sigurie ndaj një personi nën hetim për akuzën prodhim dhe shitje narkotikësh, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”. 

Nis shembja e Azotikut të Fierit

Postuar në 07 Prill, 2026 20:18

Azotiku i Fierit, një vepër industriale e ndërtuar në vitet 1960, po shkatërrohet dhe një nga oxhaqet e tij është shembur. Uzina, e cila prodhonte plehra kimike si nitrat amoni dhe më vonë ure, kishte një kapacitet të madh prodhimi që arriti deri në 320 mijë ton në vit në fund të viteve ’80.

Ajo u ndërtua me financim kinez, por teknologjia dhe pajisjet u siguruan kryesisht nga kompani europiane, me bashkëpunim ndërkombëtar në instalim. Pas rënies së komunizmit, uzina doli jashtë funksionit dhe në vitet e fundit është çmontuar dhe shitur për skrap.

Paralajmërimi: OKB po përgatitet për përdorim të armëve bërthamore!

Postuar në 27 Mars, 2026 19:37

Mohamad Safa, drejtori ekzekutiv i një organizate ndërkombëtare të ndihmave – Vizioni Patriotik(PVA) ka njoftuar në rrjetin “X” dorëheqjen nga detyra. Përmes një letre të publikuar në rrjet, ai njofton se ka vendosur të ndërpresë të gjitha detyrat e tij si përfaqësues i PVA-së në OKB në New York, Gjenevë dhe Vjenë pasi siç thotë ai, ka kuptuar se:

Disa zyrtarë të lartë të OKB-së po i shërbejnë një lobi të fuqishëm dhe jo OKB-së

DASH, kabllogram ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente!

Postuar në 17 Mars, 2026 23:28

Lufta në Iran është tashmë botërore në një aspekt: atë të sigurisë së personelit diplomatik amerikan. Mediat në ShBA raportojnë për një udhëzim të Departamentit të Shtetit për ambasadat e ShBA kudo në botë që bëjnë menjëherë vlerësime të sigurisë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje