Në Vëmendje
Video/Thirrje të gjithë qytetarëve për protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar
Kush tha që hall i artistëve është Teatri!?
Çështja e Teatrit Kombëtar mes të tjerash ishte dhe një test prove për mdjeshmërinë që qeveria thotë se ka ndaj çështjeve të artit dhe Kulturës kombëtare. Pushteti është i akuzuar publikisht nga një pjesë e aktorëve se as denjon t'i dëgjojë për çështjen e Teatrit.
Një shqetësim që aktorët e lidhin me interesa shpirtërore për një godinë që e kategorizojnë si pjesë të memories kombëtare dhe trashëgimisë kulturore.
Video/Robert Ndrenika: Këtu duhet të fillojë lufta. Kjo është vjedhje
Një përfaqësi aktorësh kanë qenë sot në Komisionin e Medias, mbledhje që është bojkotuar nga deputetët e PS-së.
Qeveria zbulon grabitësin e Teatrit: Është Mirush Kabashi
Debati për Teatrin dhe mënyra sesi qeveria po formalizon qëllimin e saj për shembjen e godinës dhe ngritjen e një kompleksi multifunksional, nga firma “Fusha shpk” e cila sipas projektligjit është edhe përfituesi i truallit publik ku do të ngrihen kulla biznesi ka ekspozuar edhe më shumë aktorët që ndodhen pas këtij projekti, kryeministrin, kryetarin e Bashkisë dhe ministren e Kulturës.
Zyrtare, themelohet "Maqedonia Veriore"
"Maqedonia Veriore" ose "Severna Makedonija" është emri i dakordësuar mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Këtë e konfirmoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas bisedës së dytë telefonike që kishte me homologun Zoran Zaev.
Mediat greke shkruajnë se kjo zgjidhje i lejon Greqisë "të përvetësojë" historinë e Maqedonisë së lashtë, e cila përdorej si referencë edhe nga vendi fqinj. Të njëjtat burime theksojnë se "marrëveshja parashikon që Greqia të heqë veton vetëm pasi të përfundojë shqyrtimi i kushtetutshmërisë nga Shkupi.
Pas shkurtimeve me lejen e lindjes, hiqet edhe kopshti falas për nënat e reja
Ndryshon harta e familjeve potenciale që përfitojnë nga shërbimi falas për fëmijët e tyre në çerdhe dhe në kopshte. Vendimi i ri i Këshillit Bashkiak në Tiranë i datës 23 mars 2018 përjashton nga skema e përfitimit fëmijët e vajzave-nëna, të cilat, sipas vendimit të mëparshëm të 2015-ës përfitonin shërbim falas vetëm falë statusit të tyre në regjistrat e Gjendjes Civile.
Artistët paralajmërojnë rezistencë për Teatrin
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëatr ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit bëjnë të ditur nisjen e asaj që e quajnë rezistencë ndaj projektit për prishjen e godinës ekzistuese. Në deklaratën në fjalë Aleanca bën me dije se nuk do të lejojë që të proshet një p[jesë e memories së qytetit dhe artit shqiptar, që shpërfillet si e tillë nga konsideratat personale të kryeministrit. Në fjalën e mbajtur, aktori Alfred trebicka ka sjellë si shembull revoltën e aktorit Robert De Niro ndaj presidentit Donald Trump duke përsëritur: Fuck You Rama!
Zaev zgjedh emrin e ri të Maqedonisë
Pa përmendur detaje, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka zgjedhur variantin përfundimtar të emrit të Maqedonisë.
"Sot morëm hapin vendimtar"- tha shefi i diplomacisë greke duke iu referuar komunikimeve telefonike që Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kishin këtë të hënë.
Italia thotë "Mjaft", u mbyll derën emigrantëve
Vendimin e tij për të penguar hyrjen në portin italian të në anijes Aquarius me mbi 600 emigrantë në bord bëri publik ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.
Mbyllja e xhamive në Austri, Erdogan: Drejt një lufte mes kryqit dhe gjysmëhënës
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi kritika të ashpra ndaj kancelarit austriak, Sebastian Kurz pas vendimit të këtij të fundit për të mbyllur disa xhami në Austri, që sipas tij ishin promovuese të islamit politik.
"Këto masa të miratuara nga kancelari austriak, kam frikë se do ta udhëheqin botën në një luftë në mes të kryqit dhe gjysmëhënës”- tha Erdogan në një fjalim të shtunën në mbrëmje në Stamboll.
