Bota
Polonia njofton ndalimin e së drejtës për azil nga imigrantët
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka vendosur të anullojë përkohësisht të drejtën e azilit në kuadër të një plani për të luftuar imigracionin e parregullt.
Sipas tij, trafikantët e qenieve njerëzore po abuzojnë me të drejtën e azilit duke e ndihmuar në këtë drejtim nga Rusia dhe Bjellorusia.
Sipas të dhënave Polonia përballet me rritje të kalimeve ilegale nga Bjellorusia që nga viti 2021 dhe aty përfshihen imigrantë bga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Presidenca hungareze provokon debate. Orban: BE-ja do të rrëzojë qeverinë time
Dorëzimi i programit të presidencës hungareze është shfrytëzuar nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber i Partisë Popullore Europiane për të vënë në dukje divergjencat e tyre me Budapestin zyrtar. Von der Leyen ka akuzuar Hungarinë për politika filoruse dhe se ka ndjekur një qasje jo të përshtatshme për imigracionin.
Afër një konflikti të madh në Lindjen e Mesme
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov ka deklaruar se një luftë e madhe në Lindjen e Mesme është e mundshme, por sipas tij ajo mund të shmanget.
Po ndjekim nga afër dhe me ankth ngjarjet, rreziku i një konflikti në shkallë të gjerë është në të vërtetë i lartë. Prirja për përshkallëzim në një konflikt të përgithshëm është një rrezuik real. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen. Jemi në dialog intensive me vendet në rajon. Dhe sërish: një luftë e madhe mund të shmanget por çdokush duhet të përmbahet
“Franca nuk toleron goditjen e paqeruajtësve nga Izraeli”
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënon shënjestrimin e qëllimshëm të paqeruajtësve të OKB-së nga Izraeli. Këta të fundit u u plagosën nga zjarri izraelit për të dytën ditë radhazi në Liban.
“Ne e dënojmë, nuk e tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë nëse ndodh më”, deklaroi Macron nga Qipro.
Ksenofobia kineze/ Çfarë fshihet pas agresionit ndaj të huajve
Kryeministri spanjoll: Të ndalet furnizimi me armë i Izraelit
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalë së furnizuari me armë Izraelin. Sipas tij kjo ndihmë kontribuon në përshkallëzimin e dhunës.
Është urgjente, në dritën e asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme që komuniteti ndërkombëtar të ndalë eksportimin e armëve drejt qeverisë izraelite
The Economist: Ukraina po e humb luftën sepse Zelensky po injoron realitetin
Revista “The Economist” boton një artikull me titull “Lufta po shkon keq. Ukraina dhe aleatët e saj duhet të ndryshojnë kursin”.
Foto nga Deçani
Një foto e shpërndarë sot nga profili i Manastirit të Deçanit, njofton për takimin e imamit Labinot Maliqi me abatin Sava.
Manastiri shton se Maliqi është një drejtues i një Qendre për Paqen dhe ka bërë shpesh thirrje për respektimin e të drejtave dhe shmangien e konflikteve me bazë fetare.
Fotoja mundet të shihet si një lloj politike që po ndiqet për uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, çka do të shënonte një arritje sado të vogël për mbarë rajonin.
Video/Është shkruar se Jeruzalemi do zgjerohet në Damask
Një dokumentar i prodhuar nga televizioni Arte, evidenton përmes një episodi helmimin definitive të marrëdhënieve në Lindjen e Mesme. Aty shfaqet ish-ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, që deklaron se:
është shkruar se e ardhmja e Jeruzalemit do të zgjerohet drejt Damaskut
Uragani Milton prezantohet në SHBA
Uragani Milton mbërrin në Florida. Presidenti i SHBA, Joe Biden, iu drejtua me një mesazh banorëve të zonave të rrezikuara. "Dëgjoni autoritetet dhe nëse duhet të evakuoheni, bëjeni tani. Është çështje jete ose vdekjeje. Milton është stuhia e shekullit”, tha ai.