Turqia dhe Greqia publikojnë hartat e plota të ujërave detare dhe shelfit kontinental

Postuar në 17 Prill, 2025 09:52

Turqia dhe Greqia kanë njoftuar së fundmi dhe kanë publikuar planin hapësinor detar, duke përcaktuar shpërndarjen e përkohshme të aktiviteteve dhe përdorimit të burimeve brenda ujërave detare.

Turqia ka vendosur në hartë vijën e mesme në Egje atë që ndan dy territoret kontinentale, nisur nga pretendimi i përhershëm se ishujt nuk kanë të drejtë për Zonë Ekskluzive Ekonomike dhe as për shelfin kontinental. Megjithatë Ankaraja ka theksuar se plani i vet nuk ka vlerë juridike detyruese, por vetëm shkencore.

E njëjta gjë vlen për Greqinë, ministri i Jashtëm i së cilës, George Gerapetritis, ka vënë në dukje se ndonëse harta vendos për herë të parë koordinatat e shelfit kontinental, delimitimi do të kërkojë marrëveshje me vendet fqinj.

Vitin e kaluar Turqia reagoi kundër një harte të ujërave detare të Greqisë, publikuar nga Komisioni Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.