Witkoff: Ukraina duhet të lëshojë disa territore. Putin do paqe të përhershme

Postuar në 18 Prill, 2025 14:12

I Dërguari Special I Presidentit amerikan, Steve Witkoff, ka pranuar se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë do të bëhet përmes lëshimit të pjesshëm territorial të kësaj të fundit.

Në një intervistë për “The Wall Street Journal”, Witkoff është shprehur se në diskutimin që ka patur me presidentin rus, Vladimir Putin, është folur për këtë çështje dhe sipas tij, kreu I shtetit rus “do paqe të përhershme”.

Krimea, Donetsku, Lugansk, Kherson dhe Zaporozhye janë kyç për zgjidhjen e konfliktit. Por ka edhe më shumë se këto në lojë, referon agjencia “Tass” përfaqësuesin amerikan. Që ka shtuar se Ukraina mund të lëshojë territoret rusishtfolëse që nuk kanë ndonjë vlerë të madhe për të.

Nga ana tjetër, Rusia duket se po e vlerëson realisht përpjekjen amerikane për paqe dhe formalisht ka ofruar ndërmjetësimin e vet për një marrëvëshje dypalëshe SHBA-Iran për çështjen bërthamore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.