Bota

Mediat: Gati firmosja e marrëveshjes për mineralet e rralla mes SHBA dhe Ukrainës

Postuar në 30 Prill, 2025 14:40

“Bloomberg” raporton se Kievi zyrtar është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla me SHBA qysh nesër. Marrëveshja do të inkuadrohet në një plan më të gjerë investimesh në sektorin e energjisë dhe teknologjive përkatëse dhe do të ndërthuret me partneritetin strategjik mes të dyja vendeve.

Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Postuar në 29 Prill, 2025 18:29

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në media edhe skandalin “Signalgate”. Nga intervista e dhënë, pjesa më e madhe e mediave kanë tërhequr një pohim të presidentit amerikan për Ukrainën, që sipas tij do të mposhtet për pak kohë.

Konklava për zgjedhjen e Papës mblidhet më 7 maj

Postuar në 28 Prill, 2025 14:56

Kongregacioni i Kishës Katolike është mbledhur sot dhe ka vendosur që Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të nisë më 7 maj.

Kardinalët do të hyjnë në pasditen e asaj dite në Cappella Sistina ku do të mbajnë votimin e parë, paraprirë nga betimi dhe ndërmjetësimi i kardinalit Raniero Cantalamessa.

Kabineti i ri i Gjermanisë, kancelari Merz zgjedh Gutnther Krichbaum për Marrëdhëniet me Europën

Postuar në 28 Prill, 2025 12:36

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz ka njoftuar se cilët do të jenë njerëzit me të cilët ai do të qeverisë. Mediat e kanë komentuar përzgjedhjen e bërë si të bazuar mbi përvojën, besnikërinë ndaj subjektit dhe lidership të orientuar nga biznesi.

Trump deklaron se edhe Kanali i Suezit u ndërtua nga SHBA

Postuar në 27 Prill, 2025 17:17

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që anijet amerikane, tregtare dhe ushtarake të lejohen të kajojnë pa u tarifuar në Kanalin e Panamsë dhe Kanalin e Suezit.

Këto kanale nuk do të ekzistonin pas SHBA-të

shkruan Trump në rrjetin social “Truth”.

53 urdhër-arresti të tjerë në Stamboll, opozita: Arrestimi i Imamoglu lidhet me kanalin mes dy deteve

Postuar në 26 Prill, 2025 18:08

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar edhe 53 urdhër arreste të tjera për zyrtarë të Bashkisë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për kryebashkiakun e arrestuar Ekrem Imamoglu. Lidhur me këto zhvillime, partia e këtij të fundit, ka deklaruar se ato kryhen për të neutralizuar kundërshtimet e bashkisë për projektin e kanalit që lidh Detin e Zi me atë Marmara.

Dilema e tërheqjes së ShBA/Europës i duhen 10 vjet të jetë gati, Rusisë 2 vjet për të risulmuar

Postuar në 26 Prill, 2025 08:44

Instituti Ekonomik i Këlnit mendon se Europës do t’i duhen 10-12 vjet për të zëvendësuar sigurinë që ofrojnë trupat amerikane sot. Dhe 10 deri në 12 vjet janë shumë nisur nga fakti se një pjesë e profesionistëve të sigurisë në Perëndim mendojnë se Rusisë i mjaftojnë 2 vjet armëpushim për të plotësuar organikën e vet, rimenduar taktikën dhe për ta risulmuar Ukrainën.

Dy muaj që gajasën botën

Postuar në 24 Prill, 2025 22:53

Donald Trump po mbush tashmë dy muaj në detyrë, të cilën e parapriu me premtime nga më spektakolaret. Një ndër to ishte edhe mbyllja e luftës në Ukrainë për 24 orë. 

Tarifat u vunë mandej u pezulluan. Përfundimi: rinegociim. Administrata amerikane po vazhdon të veprojë me filozofinë ultimative të Trump: pranoje ose ke pasoja!. As njëra dhe as tjetra nuk po provohet. 

Shumëkush mendoi se Zelenskiyt i erdhi fundi pas përplasjes me Trump që u komentua se ishte kurth. Asgjë sërish.

Mediat: Irani ofron marrëveshje të përkohshme për çështjen bërthamore

Postuar në 24 Prill, 2025 21:22

Irani i ka ofruar një marrëveshje të përkohshme ShBA-ve për çështjen bërthamore. Mediat amerikane njoftojnë se propozimi i është bërë të Dërguarit Special të presidentit të ShBA, Steve Witkoff nga ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sipas të cilit palët mund të mos jenë në gjendje të arrijnë një dakordësi finale.

Diplomati iranian ka theksuar se kompleksiteti teknik e bën të pamundur arritjen e një teksti të përbashkët në dy muaj, çka është pranuar në parim nga Witkoff.

Ndarja e Ukrainës është e pashmangshme

Postuar në 23 Prill, 2025 22:27

Një ditë pasi u njoftua propozimi amerikan për paqen në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka parashtruar një hap konkret që lidhet me sigurimet e palës ruse.

Nëse Ukraina tërheq trupat e veta nga këto katër rajone të Donbasit dhe Novorossiyas paqja mund të arrihet. Këto janë rajone të mishëruara në Kushtetutë si ruse

i ka thënë ai francezes “Le Point”.

Pages

Subscribe to RSS - Bota