Arkiv-Opinion
Një gjigand me këmbë prej argjile
Le të fantazojmë për një sekondë sikur 27 shtetet që formojnë aktualisht Bashkimin Europian (28 me hyrjen e Kroacisë korrikun e ardhshëm), të “bashkoheshin” me të vërtetë. Do lindte një gjigant ekonomik, politik dhe ushtarak. Por le ta lëmë mënjanë vëzhgimin partizan të një europiani dhe të analizojmë thjesht numrat.
Gjeopolitika e Shekullit të Ri
Ky artikull është rrjedhojë e analizës së përmbajtur në librat “The next hundred years”, “The next decade” të George Friedman dhe “Strategic Vision” të Zbignew Brzezinski-t. I pari, profesor për disa dekada i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar i Pentagonit për gjeostrategji prej shumë vitesh është themeluesi dhe drejtuesi kryesor i STRATFOR, një firme private inteligjence, pendanti privat informacionmbledhës i CIA-s shtetërore në ShBA.
Prishtina, Tirana, Nazimja dhe Veshi
Serbet negociator më të mirë dhe më të gatshëm për kompromis, se sa Hashimi, nuk do të kishin gjetur në Kosovë. Rezistenca dhe rebelimi i tyre, u shpërblye me një territor, ku nuk guxon të futet as ushtari kosovar. Hashimi firmosi pezullimin e sovranitetit, aty ku nisë bashkësia serbe. Ai nuk kërkoi të njëjtën bashkësi dhe barazi për Luginën. Nuk kërkoi as akusheri, as spital për shqiptarët atje. Madje, as që i shkoi mendja tek e ashtuquajtura Kosova Lindore.
Letër publike: Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike (po të drejtohem në njëjës thjesht ngaqë kështu po më vjen, e jo për ndonjë shkujdesje të kërkuar etike). Kësaj letre mund t’i jepja dhe formën e një artikulli, por nuk di pse më vjen që të të drejtohem me një letër, sido që kohë më parë, me sa mbaj mend, kam bërë premtimin se nuk do të kem asnjëherë arsye për të të dërguar një letër të dytë publike. Letrën e parë, gjithnjë publike, ta kam shkruar vite më parë, dhe po aty thoja se nuk ka për të pasur një të dytë.
Pranvera Bullgare: vetë-djegiet ndriçojnë një elektorat të dëshpëruar
DER SPIEGEL
Ndërtesa e Bashkisë në Varna është si një elefant i shëmtuar i epokës së vonë komuniste, me dritare-pasqyra dhe një tendë çeliku mbi portën e hyrjes. Njerëzit instinktivisht ulin kokat ndërsa hyjnë brenda. Plamen Goranov i vuri flakën vetes në sheshin para të kësaj ndërtese, e cila kërkon t’i kthejë banorët nga qytetarë në të nënshtruar.
E majta vs. e djathta, apo thjesht rotacion?
Henri Çili, si ekspert i komunikimit politik, synon të gjejë për çdo palë zgjedhje në Shqipëri një narrativë, një fabul, që përmbledh në pak fjalë thelbin e garës politike të rradhës. Deri në 1 prill, fabula e gjetur prej Çilit ishte ajo e “Polit të Moderacionit”, i cili do të ishte Davidi që gjunjëzon njërin nga Goliathët e Mëdhenj (Berishën ose Ramën) dhe asgjëson tjetrin.
Drejt 23 qershorit pa të djathtë e pa të majtë
Dy përgjigje një të djathti çfarëdo
Si ujqit në vathë
Ne që përjetuam për shumë vite diktaturën komuniste e kemi të ngulitur mirë në memorjen tonë se si u rrit e u zhvillua diktatura,që u shndrua në një nga më të egrat në Europë e ndoshta në botë. Por diktatura nuk lind si e diktaturë. Ajo u shndrohet çdo ditë e pak nga pak si e tillë. Dhe vjen nje ditë, kur, të përgjumur ngrihemi e shkojmë para kutisë së votimit për të votuar për të njëjtët njerëz, e për më tepër për të njëjtët gënjeshtarë.
Enverizmi, Berishizmi dhe....
Në një shkrim të botuar më parë në gazetën “Respublika”, me titull “Kush nuk është miku im është armiku im”, shkruaja: “Berisha nuk hiqet qafe vetëm duke e hequr nga posti, por duke asgjësuar krejtësisht trashëgiminë e tij korruptive, praktike, politike, shtetërore, filozofike, atdhetare, morale që po le pas dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që sillen si ai”.