Arkiv-Opinion
D’Hondt-i e ndihmoi Berishën në 2009-ën. Po në 2013-ën, a do ta ndihmojë?
Mëkatarë të lavdishëm
Shpërpjestimi moral
Sa më shumë afrohet 23 qershori, aq më të shumta po bëhen argumentimet morale në ligjërimin politik. Duhej të ndodhte e kundërta, gjithë ligjërimi publik do të duhej të mbisundohej nga arsyetime politiko-ekonomike, meqë zgjedhjet janë ngjarje mirëfilli politike. Ku i ka rrënjët kjo shmangie?
Copërat e Një Pranvere Joshqiptare
Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.
Jo në pseudo-ndërkombëtarizëm
Keqardhjet e Kastriot Islamit dhe degradimi ynë moral
Biografët e Mafias Amerikane të shekullit të 20-të tregojnë një episod kur ish-kryegangsteri i viteve ’30, Al Kapone takoi pas shumë kohësh një anëtar të Mafias dhe iu shpreh i mahnitur: “Oh sa shumë paske ndryshuar mor djalë, mund të them se qenke bërë si unë…”.
M’u kujtua ky episod kur lexova Kastriot Islamin, i cili thoshte se “Keqardhja për PS-në bëhet më e madhe kur shikoj se sa shumë ka ndryshuar Berisha, i cili… ka reflektuar ndaj gabimeve të së kaluarës”.
Beautiful
Shakaxhinjtë e ngeshëm thoshin se telenovela e njohur nuk mbaronte kurrë, sepse secili nga personazhet mund të dashurohej, martohej a të bënte sherr me cilindo nga të tjerët, e kur të mbaronin të gjitha kombinacionet, ja nisnin nga e para. Kështu dhe me listat tona
Fati i panjohur i së djathtës
Për vendin me të shkuarën më negative në regjimin komunist dhe më pas, edhe më të varfër në Evropë është e pritshme që shumica qytetare të jetë e prirur drejt nevojave sociale, pra për një rol më të madh të shtetit, kujdes ndaj individit, shpërndarje të burimeve natyrore e financiare, sistem të brishtë drejtësie, mungesë të elitave politike dhe shtresave fisnike, etj. Kjo prirje e shprehur edhe me votë politike i rezervon politikave të majta pothuajse 70% të votave.
Shpirti i turmës dhe i askushmërisë
Shpirti i Turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çeshtja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brymosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin Sundimtari dhe Turma.
Shtetarë, pa garanci psikike
Shëndeti mendor, pra gjendja psikike e një individi, nuk përbën kurrfarë kushti për të qenë burrë shteti në vendin tonë. Domethënë për të qenë pjesë elitare e pushtetit legjislativ, atij ekzekutiv, si dhe të tjera sferave të larta të jetës institucionale shqiptare. Aktualitetin e gjendjes së shëndetit mendor e ndesh të jetë kriter që kushtëzon, p.sh zgjedhjen e një individ-kandidati në një post inspektori, apo të një kandidati për shofer, për edukatore kopshti, për kamerier, për akullorebërës, për kuzhinier, për ripërtëritje patente, etj.