Arkiv-Opinion

Ligji, drejtoreshë, ligji!

Postuar në 26 Maj, 2013 09:33

Dje, drejtoresha e “Ismail Qemalit” i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike në ballin e “Panoramës”. I bënte jehonë kryeministrit, që tha në miting se kryetari i opozitës paskej kërcënuar një drejtoreshë shkolle.

Përmbytje, përmbytje!

Postuar në 26 Maj, 2013 08:27

E thënë… Nuk i mungon asgjë e megjithatë, ndjehet që kyeministri i ngjirur i Shqipërisë vuan që në këtë fushatë nuk i ka ai gurët që ka në dorë Opozita. Oh, çfarë do t’i bënte ai qeverisjes!..

Shitja e madhe (4 vjet nga pakti famëkeq detar)

Postuar në 26 Maj, 2013 08:15

Kater vjet me pare ne prag te Zgjedhjeve Parlamentare, ndodhi ajo ngjarje unike famekeqe per nje shtet, ajo që njihet në opinion si Pakti Detar me Greqinë. Kater vjet pas shitjes së madhe po te njejtet personazhe antikombetare vijojne te sundojne ne vendin e sundimit dhe jo te demokracise. Nuk mund te ndodhe kerrkund qe te kryesh nje krim te tille antikombetar dhe te vijosh te qёndrosh nё krye sikur te mos kete ndodhur gjesend. Ky popull i cuditshem, dhe perseris “i sunduar” voton krimin e madh.

 

1.

Çfarë na thonë sondazhet

Postuar në 26 Maj, 2013 07:10

Në fund të majit të vitit 2009, kompania e njohur amerikane e sondazheve “Zogby International” nisi intervistimin “sy më sy” të një mijë shqiptarëve të përzgjedhur rastësisht, me qëllim testimin e preferencave elektorale të tyre. Pas një muaji, më 28 qershor, vendi do të votonte për të rinovuar Parlamentin dhe qeverinë. Rezultati i “Zogby”, në fakt i katërti në radhë (pas sondazheve të muajve janar, mars e prill 2009), do të konfirmonte një tendencë që asokohe ra si një kambanë alarmi në veshët e opozitës.

Çfarë na thonë sondazhet

Postuar në 26 Maj, 2013 07:09

Në fund të majit të vitit 2009, kompania e njohur amerikane e sondazheve “Zogby International” nisi intervistimin “sy më sy” të një mijë shqiptarëve të përzgjedhur rastësisht, me qëllim testimin e preferencave elektorale të tyre. Pas një muaji, më 28 qershor, vendi do të votonte për të rinovuar Parlamentin dhe qeverinë. Rezultati i “Zogby”, në fakt i katërti në radhë (pas sondazheve të muajve janar, mars e prill 2009), do të konfirmonte një tendencë që asokohe ra si një kambanë alarmi në veshët e opozitës.

Sikur Presidenti i Republikës të fliste

Postuar në 26 Maj, 2013 04:52

Do ishte shumë më ndryshe sikur Presidenti i Republikës të fliste ndonjëherë edhe për qytetarët e vet. Po kjo s’ka gjasa të ndodhë. Presidenti ynë ka një mangësi. Ai nuk flet. Ai nuk ka agjendë. Dhe po flasim për një agjendë civile, sepse sa herë që politika ka ndonjë nevojë, ai aktivizohet si me sustë. Do të ishte ndryshe, sepse qytetarët civilë të këtij vendi do të gjenin një partner te Kreu i Shtetit, për të diskutuar hallet e shoqërisë, e jo për të dëgjuar hartime bajate.

Kombi dhe Shteti

Postuar në 25 Maj, 2013 08:35

Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti që shtetet kanë ekzistuar edhe në mesjetë edhe në antikë, atëherë kur kombet nuk kanë ekzistuar. Por, në fakt ne po flasim për shtetet moderne, ku edhe në ato më diktatorialet ka një formalitet përfaqësimi të popullit. Dhe kjo dallon rrënjësisht nga mesjeta ku mbreti, sulltani, cari apo perandori sundonin jo në emër të popullit por në emër të Perëndisë apo fuqisë së tyre personale.

Opinionistë apo oportunistë?

Postuar në 25 Maj, 2013 05:22

Ne respektojmë mendimet e kundërta, se para së gjithash pluralizmi është besim në vlerën e larmisë së mendimeve. Larmia e mendimeve është e kundërta e konfliktit të mendimeve. Opinionet nuk janë të lindura, ato shfaqen si gjykim për një fenomen konkret.
Tash që ka nisur fushata, kanë dalë në “ring” jo vetëm politikanët, por edhe të ashtuquajturit opinionistë, që janë një klasë standarde, e kolauduar nga mediat vizive.

“Ndjesë Kadaresë”? Mazokizëm, servilizëm dhe idhujtari

Postuar në 24 Maj, 2013 12:30

Ka ngjallur interes libri i Bardhyl Londos “Jeta që na dhanë” për mendimet që jep autori për shoqërinë shqiptare të kohës së komunizmit dhe veçanërisht të intelektualëve në përgjithësi dhe të shkrimtarëve e artistëve në veçanti. Gazetat vazhdojnë e shkruajnë për atë libër dhe për Bardhyl London, për të duke vënë në dukje të metat e shoqërisë në komunizëm si dhe meritën morale të autorit për t’i vënë në dukje ato të meta.

President, larg duart nga media!

Postuar në 24 Maj, 2013 05:13

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka organizuar një takim me gazetarë për t’u dhënë mediave disa porosi se si duhet të sillen gjatë fushatës zgjedhore. Dhe Nishani ka formuluar edhe një thuajse akuzë që tenton të bëjë përgjegjëse mediat për situatën konfliktuale në vend. Nishani raportohet të ketë thënë se shoqëria shqiptare ka manifestuar sjellje emocionale dhe se media, në raste të caktuara, nuk ka arritur të japë kontributin e saj për të frenuar këto emocione. Nuk është hera e parë që media akuzohet si fajtore deri edhe për konfliktualitetin politik kronik që ekziston në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion