Ligji, drejtoreshë, ligji!

Dje, drejtoresha e “Ismail Qemalit” i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike në ballin e “Panoramës”. I bënte jehonë kryeministrit, që tha në miting se kryetari i opozitës paskej kërcënuar një drejtoreshë shkolle.
Në fakt, mjafton të lexosh dy mesazhet që i kam çuar drejtoreshës e që ajo i kishte bërë publike, për të kuptuar se jo vetëm nuk e kam kërcënuar, po jam përpjekur ta ndihmoj dy herë zonjën e pasjellshme, duke i kujtuar detyrën e saj përpara Kushtetutës e ligjit, mësuesve e nxënësve. Herën e parë u përpoqa ta ndihmoj, pasi mbylli telefonin duke ndërprerë brutalisht një bisedë deri aty aspak etike nga ana e saj, dhe herën e dytë, pasi dëgjova se më kishte paditur tek kryetari i Partisë Demokratike.
Zonja thotë se paditjen e ka bërë përmes Drejtorisë Arsimore dhe këtë e besoj, sepse në krye të asaj drejtorie në Tiranë është një shefe e flaktë e fushatave të PD-së që natyrshëm ka çuar fjalën tek Doktori. Po kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka diçka tjetër dhe thelbi i shqetësimit tim e i këtyre rreshtave po ashtu, është fakti se në shkolla po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm mbi mësuesit e mbi votuesit e parë. Kryesisht nga drejtorët, edhe pse ka ndër ta që nuk e bëjnë, ose edhe pse jo, pak ndër ta bëjnë “me sikur” dhe nga ana tjetër vijnë tek ne e na thonë “gjëra”.
Shtysa për t’i telefonuar drejtoreshës u bë rrëfimi i një prindi, nëna e një nxënëseje shumë të mirë, që m’u drejtua shumë e shqetësuar për faktin se e bija ishte joshur në shkollë me 200 mijë lekë të vjetra për t’u bërë pjesë e PD-së dhe votuar për PD-në. Natyrisht që drejtoresha e mohoi një fakt të tillë, siç e mohon edhe publikisht, ndërkohë që të paktën në këtë pikë tregohet korrekte kur thotë se unë nuk e akuzova se lekët partia i ofronte përmes saj personalisht. Por çka drejtoresha nuk mohon dot megjithëse mundohet shumë në publik, është se ajo i përket asaj kategorie drejtorësh që sot janë me të dyja këmbët në shkelje të vijës së kuqe që ndan shkollën nga politika.
E prandaj, duke u marrë me këtë rast, unë dëshiroj ta përsëris publikisht apelin tim: Lërini rehat mësuesit e nxënësit në zgjedhjen e tyre politike! Mjaft më me trajtimin e tyre si robër për mitingjet e pushtetit! Mjaft më me presione mbi ta për të marrë pjesë me pahir në fushatën e partisë në pushtet! Mjaft më me trysni psikologjike për t’ua lexuar votën në tru dhe me kërcënime se po nuk votuan për PD-në do humbasin punën apo notën!
E të jemi shumë të qartë: Unë nuk kërcënoj askënd kur them se pas 23 qershorit do të vendosim përpara përgjegjësisë publike e ligjore çdo drejtor shkolle (e jo vetëm shkolle në fakt, po këtu flasim për shkollën), që në shkelje të hapur të lirive e të të drejtave kushtetuese, si edhe të ligjit për arsimin, e vendos veten në rolin e kapterit të partisë në pushtet. S’është kërcënim, është zotim i yni, që përbën edhe pikënisjen e çlirimit përfundimtar të shkollës shqiptare nga kjo e keqe e madhe e politizimit brutal, që s’ka asgjë të përbashkët me sistemin europian të edukimit në Shqipërinë e rilindur.
Pas 23 qershorit nuk do të ketë më drejtorë të partisë në shkollë, po vetëm drejtorë shkolle që do përzgjidhen në bashkëpunim me komunitetin e prindërve. Nuk do ketë më mësues të trembur nga humbja e vendit të punës po nuk u paraqitën në kuadratin përkatës të mitingut të partisë në pushtet kundër opozitës, po vetëm edukatorë të përkushtuar ndaj gjeneratës së re dhe të lartësuar në autoritetin e tyre moral nga respekti absolut që do të tregojë qeveria për lirinë e të drejtat e tyre. Nuk do të ketë më as opozitë të mallkuar nëpër oborret e shkollave, nëpër klasa e nëpër komunikimet me prindërit, po vetëm respekt të barabartë për qeverinë e për opozitën në hapësirën demokratike të shkollës.
Kjo është rruga e Rilindjes që duam për shkollën dhe nga këtu do ta fillojmë menjëherë pas 23 qershorit.
Comments
Bravo ! Kujdesi me i madh

Bravo ! Kujdesi me i madh duhet ne te ardhmen e vendit qe eshte sot ne shkolla. Saliu e katranosi se nuk shikon

me tej se hunda e tij e fishkur.

Te vjen keq qe detyrohemi te

Te vjen keq qe detyrohemi te komentojme ne vitin 2013 gjera elementare per nje shtet normal. Te vjen keq kur lideri i opozites detyrohet te komentoje ne publik nje sjellje anormale si kjo e kesaj drejtoreshe te cilen, mos u habitni, kur pas disa kohesh do ta shihni te promovohet ne strukturat e PD.

Me sa duket, dhe kjo eshte me e bukura, per nje pjese te madhe te shqiptareve (perfshire ketu mjaft nga nepunesit e administrates publike) perkatesi ne administaten publike nuk kuptohet si perkatesi ne nje komunitet qe financohet nga qytetaret pa dallim perkatesish partiake. Perkundrazi, ata mendojne se i takojne PD, pasi, sipas logjikes se tyre, eshte ajo qe i ka punesuar dhe u siguron rrogen (!!)

Shoqeri mjerane, shtet mjeran, individ edhe me mjeran! Perpara!!!

Ka te drejte nje politikan ti

Ka te drejte nje politikan ti drejtohet nje zonje duke provokuar se na i paska vene gjoksin fushates? Ku jane shoqatat e grave? Perse nuk reagojne? Apo se jane te majta dhe kane vare trapin drejtueset e tyre Edvinit?

Or ti marian, Rama nuk i

Or ti marian, Rama nuk i drejtohet nji zonje, por drejtorit te shkolles qe ka qellue te jete zonje! A di me lexue, or ti?!

Elekuenca e cila nuk perkon

Elekuenca e cila nuk perkon me logjiken, e verteta e cila nuk perputhet me arsyen, guximi i cili nuk pajtohet me ligjshmerine e drejtesine, te gjitha kontratat e shkelura te justifikuara me xhonglime e retorike jane portreti i manjakut qe godet sa majtas e djathtas e sben gajle per viktimat. Ndergjegjia eshte ligji i tij. Ne jetojme ne nje jete e bote me dy standarte. Ne nje bote ku per 5 gram kanabis te rrasin 5 vjet heqje lirie dhe ku bijte e pushtave te politikes te marrin jeten e nuk i bejn as pese muaj denim. Ligji vetem ligji Edi Rama. Njeriu qe perdhos ligjin moral, qe shkel ligjin moral, i ben te gjitha, e kthen ligjin ne prone te klases, te familjes, te grupit, klanit ashtu dhe sic eshte kthyer duke crregulluar e kthyer ne kaos te gjithe jeten e popullit. Ligji, ligji eshte ndergjegjia jone e perdhosur, e helmuar e pa parime, dhe nje komb pa parime nuk ka zbatueshmeri te ligjit. Ligji qe te te mberthen e nuk ke ku ta luash tarravicken e jo si krytare bashkie te PS burgaxhinj droge. Ligji Edi Rama ligji. Ky eshte ligji i drejtoreshes dhe ligji i jot, por ne duam ligjin e vertete, sovranitetin e vertete, ligjin qe ta mbaje peshoren ne tehun e shpates me sy mbyllur per te gjithe nje lloj.

Më ka shkue nipi ushtar dhe

Më ka shkue nipi ushtar dhe nuk ka kush me shkru një dy gishtë letër Rama është biri ynë mbas kësaj ditë të bardha kan me ardh i madhi Loro Kovaçi

Ta mbylli telefonin

Ta mbylli telefonin brutalisht?! Te zgjati doren nepermjet celularit, te shkuli veshin, dhe pastaj shtypi butonin per te perfunduar biseden, pa te dhene kohe qe t'ia terhiqje ti veshin i pari?! Ta mbylli brutalisht ty, qe ke dhene prova per maturi dhe pjekuri ne komunikimin tend me nepunes shteti, gazetare, shoket dhe shoqet e partise, si dhe brenda familjes?! Te paska bere padrejtesi, per bese!

Neni 8 i ligjit 'Per

Neni 8 i ligjit 'Per sistemin arsimor parauniversitar:

Arsimi parauniversitar është i depolitizuar.

Neni 55- Drejtuesi i shkolles nuk duhet te jete i angazhuar me strukturat e partive politike.

Dhe zonja drejtoreshe, bie brenda dhe eshte e veteshkarkuar pas kesaj. Po keshtu ajo meriton edhe denimet e tjera qe parashikon ligji.

Problemi kryesor nuk eshte

Problemi kryesor nuk eshte drejtori/esha e shkolles, por drejtori/esha e arsimit qe caktohet nje gjoja militant, qe nuk plotesuar kriteret per kete vend pune, kritere qe ne fakt ekzistojne. Te shohim z. Rama se a do t'i zbatoni ju kriteret, pas 23 qershorit dhe a do te bejne presion deputetet e qarkut, qe kush te hyje ne pune, kush te transferohet dhe kush te jete drejtor apo n/drejtor shkolle. Te shohim se pas 23 qershorit, a do te paguajne si gjithe keto vite, por sidomos si keto tete vjet, per te hyre ne pune apo per tu tranferuar, shuma marramendese, qe kane shkuar deri ne 7000 euro.Mund ta deklaroni ne fushaten tuaj qe askush nuk do te paguaje per te hyre ne pune, madje fuqishem.

Z Rama. Neqofte se ju beni

Z Rama. Neqofte se ju beni shantazh sot, çmund te ndodhe neser. As Enver Hoxha nuk merrej drejtperdrejt me kundershtaret e tij, Stop duke na bombarduar me publicitet per veten tende sikur te ishe nje produkt supermarketi.

Add new comment