Kombi dhe Shteti

Postuar në 25 Maj, 2013 08:35
Nexhmedin Spahiu

Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti që shtetet kanë ekzistuar edhe në mesjetë edhe në antikë, atëherë kur kombet nuk kanë ekzistuar. Por, në fakt ne po flasim për shtetet moderne, ku edhe në ato më diktatorialet ka një formalitet përfaqësimi të popullit. Dhe kjo dallon rrënjësisht nga mesjeta ku mbreti, sulltani, cari apo perandori sundonin jo në emër të popullit por në emër të Perëndisë apo fuqisë së tyre personale.

Kombet janë pronare të shteteve moderne
Kombet janë krijuese të shteteve dhe përgjegjëse për krijesat e tyre, prandaj ka një organizatë botërore që quhet Organizata e Komeve të Bashkuara dhe jo një organizatë që do të quhej, fjala vjen, Organizata e Shteteve të Bashkuara.
Kombet, qofshin ato monoetnike apo multietnike, monofetare apo multifetare, monoracore apo multiracore, janë pronarë të shteteve moderne. Vetë ekzistenca e një shteti është dëshmi e ekzistencës së një kombi përkatës, që e ka krijuar atë shtet dhe që e mbanë në këmbë atë shtet.
Sigurisht, që Republika e Serbisë ekziston jo në saje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e as në saje të hungarezve të Vojvodinës e as në saje të vllehve të Zajecarit. Shteti serb ekzistoin në saje të ekzistencës së kombit serb.

Emri i shtetit, në shumë raste, nuk ka lidhje me emrin e kombit
Krijesa e kombit serb fillimisht u quajt: Principata e Serbisë (1835), më pas Mbretëria e Serbisë (1878), më pas Mbretëria Sebo-Kroato-Sllovene (1918), Mbretëria e Jugosllavisë (1929), Shteti i Serbisë (1941), Republika Federative Popullore e Jugosllavisë (1946), Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë (1946), Republika Federale e Jugosllavisë (1992), Unioni Serbi Mali i Zi (2003) dhe së fundi Republika e Serbisë (2006).
Sa herë që kjo krijesë e kombit serb ndërroi formë, madhësi apo emër ajo nuk u detyrua që të kërkojë njohje ndërkombëtare, apo pranim në Lidhjen e Kombeve apo Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pse? Sepse kombi serb u njoh njëherë si komb në Kongresin e Berlinit (13 Korrik 1878).
Gjithë kombet që lindën në territoret që kontrollonte dikur Beogradi u detyruan të kërkonin njohje ndërkombëtare dhe pranim në OKB (sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, malazezët, kosovarët), vetëm serbet nuk kërkuan njohje as pranim. Pse? Sepse ata ishin të njohur si komb që më Kongresin e Berlinit dhe se Jugosllavia njihej si krijesë e kombit serb dhe pronë e këtij kombi.
Tek e fundit kjo u pa në luftërat e fund-shekullit njëzet. Edhe sllovenet, edhe kroatët, edhe boshnjakët, edhe maqedonët, edhe malazezët edhe kosovarët luftuan kundër Jugosllavisë, vetëm serbët e mbrojtën e atë deri në fund.

Kombi krijon shtetin
Një shtet modern nuk mund të ngrihet pa pasur një frymë, pa ekzistuar një komb që e mban atë. As shteti i Kosovës nuk ka mundur të ngrihet pa këtë frymë.
Shumë veta thonë: po si atëherë ekziston shteti i Kosovës kur ata që deklarohen se ekziston kombi kosovar nuk bëjnë as 1000 veta, e ndoshta as 100?
Se si e quajnë njerëzit një gjë është e dorës së dytë karshi faktit se a ekziston apo jo ajo gjë. Nuk është shumë me rëndësi se a deklarohen njerëzit se a ekziston apo jo kombi kosovar, apo kombi shqiptar i Kosovës apo kombi dardan, apo e konsiderojnë se komuniteti shqiptar i Kosovës është pjesë integrale e kombit shqiptar, përballë faktit që një frymë (komb) në Kosovë ekziston dhe se kjo frymë ka miqtë e vet në botë, që për një arsye apo tjetër, i kanë ndihmuar me e ngritë shtetin e Kosovës.

Kombin e bënë një komunitet ku ka liri, vëllazëri e barazi
Me çka identifikohet një frymë - komb. Identifikohet me sloganin e Revolucionit Francez (1789): Liri, vëllazëri, barazi. Pa këto tri vlera nuk ngrihet një komb. Shqiptarët në ish Jugosllavi nuk mund të ishin komb, sepse as nuk ndjeheshin të lirë, as vëllezër me sllavët e as të barabartë e ta. Por sot në Kosovën e lirë relativisht janë. Janë sepse secili person i moshës madhore përmes votës së tij merr pjesë në drejtimin e vendit. Kjo të paktën ekziston si mundësi. Pse dikush arrin me vjedhë vota dhe i privon një pjesë të qytetarëve nga kjo e drejtë tregon se ende nuk jemi një komb i konsoliduar.

Përse nuk po bëhemi rehat
Në një odë të Drenicës një plak ma shtroi pyetjen se përse nuk po bëhemi rehat siç janë bërë gjithë popujt e dynjasë. Po thonë që nevojitet kohë që ne ta marrim vetën si shtet, por ja Shqipëria që është i njëjti brumë si Kosova, qe 100 vjet nuk mundi me marrë vetën. Pse? Sllovenia qe 20 vjet u bë shtet po ku ka arritur se?
Ia shpjegova sloganin e Revolucionit Francez dhe i thash që ne nuk kemi problem me konceptin e lirisë se ndonjëherë edhe abuzojmë me të. Kemi pak problem me ndjenin e vëllazërisë se ndonjëherë jemi në gjendje me e vra edhe vëllain që na e ka ba baba e nana. Por problemin më të madh e kemi me konceptin e tretë, atë të barazisë.

Shqiptarët kanë problem me konceptin e drejtësisë
Koncepti i barazisë është i lidhur ngushtë me drejtësinë. Dhe shqiptarët kanë problem me këtë koncept. Shqiptarët e përkrahin të fortin dhe jo të drejtin. A e keni parë - u thash burrave në odë - se kur në katund një i fortë i bien në qafë një më të dobëti se si sillen bashkë-fshatarët. Ata në vend se ta bojkotojnë e ta izolojnë zullumqarin e ta ndihmojnë viktimën marrin anën e të fortit dhe i rrisin zullumin viktimës. Kjo sjellje nuk na lenë me ecë përpara. Me këso sjellje nuk ngrihet kombi as shteti. Prandaj Shqipëria që 100 vite shumë pak ka ecë përpara dhe kjo do t’i ndodhë edhe Kosovës nëse nuk e ndryshojmë këtë qasje.
Nëse edukatorët në shkolla, mediat, intelektualët nuk ua bëjnë me dije si vath në vesh të rinjve se duhet të përkrahet i drejti dhe jo i forti, nuk do të mund të konsolidohemi as si komb e rrjedhimisht as si shtet.

Comments

Submitted by Drini (not verified) on

Konfuzion i madh ne trurin e Nexhmedin Spahiut: Dy koncepte te gabuara dhe nje i koncept i cunguar.

1- Se pari NUK EKZISTON KOMB KOSOVAR, sepse kosovart jane pjese e kombit shqiptar.

2- Se dyti nuk eshte shteti qe krijon kombin, por e kunderta nga bazat e kombit linde shteti.

3- Autori thote: "Po thonë që nevojitet kohë që ne ta marrim vetën si shtet, por ja Shqipëria që është i njëjti brumë si Kosova, qe 100 vjet nuk mundi me marrë vetën. Pse? Sllovenia qe 20 vjet u bë shtet po ku ka arritur se?"

- "I njati brum" = "I njajti komb".

- Sllovenia nuk eshte osmanizuar/islamizuar, prandaj perparoi mbrenda 20 vjetve. Populli shqiptar do te perparoje vetem atehere kur te hollohet/laicizohet muslimanizmi.

Submitted by Tic (not verified) on

Eshte e pabesueshme se si autori arrin ne menyre
konsekuente shkrim mbas shkrimi te tij te degradoje diskutimin rreth se ardhmes se
Kosoves dhe me gjere ne nje diskutim banal semantik dhe terminologjik rreth konstrukteve gjuhesore te perdorura ne debate te tilla.
Eshte e pabesueshme si nje gazetar "i vjeter dhe i thekur" si ai te perqendrohet ne "zberthim" kuptimesh fjalesh si komb, etni, shtet dhe te anashkaloje ne menyre flagrante historine, kontekstin, vizionin per te ardhmen dhe pragmatzmin qe jane ceshtjet kryesore ku e ardhmja e shqiptarise duhet te bazohet.
Dhe kjo nuk do te thote aspak se "analizat" e tija gjuhesore jane te sakta per me teper!

Submitted by Drini (not verified) on

Ne qofte se ti "Milano" e quen kryqezate DE-OSMANIZIMIN E SHQIPTARVE, don te thote se ti per shkak te islamizimit me dhune te te parve te tu ishkristjan, mbeshtete pushtimin e shqiptarve nga Perandoria Osmane aziatike. Ky asht qendrim antikombetar, antishqiptar, antieuropian.

Submitted by Anonim (not verified) on

Poshtë keni rënë ResPublica me këtë lolo! Na ka lodhur ky njeri dhe prapë dalin media si ju dhe ja ofroni megafonin e përhapjes së marrëzisë së tij.

Submitted by Anonim (not verified) on

o nexhe, u lodhe per te krijuar kombe artificiale (per llogari te serbit),po me ne fund po e kupton qe ka vetem shqiptare.  shqiptaret i ben nje komb gjuha shqipe,e shqipja ka ekzistuar me shekuj. ti ke nje problem sorrosist ne lidhje me kombin pasi per ty komb eshte shteti pavaresisht se si mundohesh ta mbulosh.  ti psh besoj se do te identifikoheshe si osman gjate PO-se,si jugosllav nga 1918-a deri ne 1999-n, e si ''kosovar''  me tej.  jam i sigurt se po ishe shtetas i maqedonise do na dilje spahiovski.fatmiresisht teorive te tua antishqiptare u ka dale boja .  vetem ndonje lubonje apo ndonje globalist i lodhur ju mban ison,por edhe keta nuk i perfill me njeri.perfundimisht perpjekja serbo-greke per te penguar ceshtjen shqiptare nga brenda po merr fund bashke me fundin e afert te treshes hajdutoro-klanore berisha-meta -rama.

Submitted by Serena (not verified) on

Pse nuk ka nje info te sakte?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.