Jo në pseudo-ndërkombëtarizëm

Justifikimi i ”majtë” që i referohet SIRIZA, por edhe një pjesë e të Majtës jashtë-parlamentare, për të justifikuar qëndrimin e tyre të papranueshëm kur këmbngulin në qëndrimin tonë në BE, pavarsisht katastrofës ekonomike të shtresave popullore, është se ai është qëndrim autentik ndërkombëtar. Dhe kjo, ndryshe nga qëndrimi “nacionalist”, siç e përshkruajnë shumë nga ata, qëndrimin se vetëm dalja e menjëhershme unilaterale dhe dalja paralele nga BE-ja dhe Eurozona, me ndërthurje me masa të tjera radikale që citova në artikullin pararendës, do të mund të ndalonte katastrofën e kryer. Nuk do të qëndroj këtu te “argumentet” e tipit se një qëndrim i njëjtë është kombëtar sepse e mbështesin sot rrymat e fryra “kombëtare” në të gjithë Europën, sepse atëherë duhet të mos merreshim historikisht me beteja nacionalçlirimtare, as edhe të mbështesim sot beteja të njëjta në Libi ose Siri sepse i mbështesin edhe nacionalistët! Por, beteja kundër globalizmit neoliberal (jo kundër neoliberalizmit, siç mbështesin çorjentueshmërisht të njëjtët “majtistë”) sot është nacionalçlirimtare.
Ndryshe nga ata, do të qëndroj, te argumentet gjoja të “majta” që përdoren për të mbështetur atë qëndrim i cili, sipas meje, jo vetëm që ka çuar në zhdukjen thelbësore të së Majtës në Europë, por edhe në ngritjen masive të partive nacionaliste, të cilat sot luajnë rolin që duhet të luante e majta. Por, ai qëndrim jo vetëm që nuk është i majtë, meqënse nuk mund të bëjë as edhe veprimin më të vogël për të përmbysur katastrofën ekonomike të shtresave popullore që imponojnë elitat e huaja dhe vendore, por nuk ka lidhje me një ndërkombëtarizim të vërtetë sot. Dhe kjo, sepse problemi nuk është se si të kapërcejmë njëlloj rreziku të paqenë nacionalist, ose më keq se kaq, fashist, siç përcjellë çorjentueshmërisht propaganda e elitë mbikombëtare dhe Zoniste, përmes massmedias ndërkombëtare që kontrollon. Çorjentueshmërisht, sepse kërkon të kthejë zemërimin popullor nga rreziku real i globalizmit neoliberal që çon në “kinezizmin” global të punës dhe shkatërrimin e çdo arritje shoqërore të 100 viteve të fundit, në rreziqe imagjinar me karikatura partish “neonaziste” në Europë (në kontrast me lëvizje nacionaliste siç është Partia e Pavarësisë në Britani që sot gjëndet në vendin e tretë zgjedhor) ose fashiste siç është Agimi i Artë në anët tona.
Dhe janë imagjinarë ata rreziqe sepse nacionalsocializmi real dhe fashizmi u zhvilluan në kushte krejt të ndryshme paralufte, që favorizonin ngritjen e tyre. Por ato kushte, dhe kryesisht ekzistenca e kombeve të fuqishëm shtetëror në Gjermani dhe Itali —që do të thotë kryesisht paravrësi ekonomike, dhe rrjedhimisht kombëtare— nuk ekzistojnë sot. Pavarësia ekonomike minohet sot vendimtarisht në nivel global, përmes institucioneve ndërkombëtare (FMN, Banka Botërore, Organizata Tregëtare Botërore etj.) që detyrojnë shtetet të hapin dhe çlirojnë tregjet e tyre, d.m.th. heqjen rrënjësore të kontrolleve sociale mbi lëvizjen e kapitalit dhe mallrave —që kjo në dekadën ’30 ishte e pakonceptueshme. Por, edhe vetë pavarësia kombëtare minohet vendimtarisht në kuadër të bashkimeve ekonomike siç është BE-ja, siç ndodh sot në Greqi ku ajo jo vetëm që nuk ka kontrollin më minimal mbi ekonominë e saj, por, direkt ose indirekt, ajo kontrollohet edhe në politikën e jashtme dhe të brendshme të saj. Por, politikat Keinsiane që u zbatuan si fillim para lufte nga nacionalsocialistët, dhe pas lufte nga socialdemokratët, ishin të mundshme, pikërisht për arsye të ekzistencës së shteteve kombëtare dhe pavarësisë kombëtare dhe ekonomike, ndërsa për arsyen e kundërt janë të pamundur sot. Rrjedhimisht, “nacionalizmi” i sotëm real në Europë nuk është mësymës, siç ishte në mes të luftës, por mbrojtës përkundrejt rrafshimit që ushtron globalizmi neoliberal që nuk është vetëm ekonomik dhe politik, por gjithashtu kulturor.
Pikërisht për këtë arsye, beteja kundër globalizmit neoliberal merr sot një karakter nacionalçlirimtar. Popujt që rezistojnë në procesin e globalizmit sot, në të vërtetë, mbrohen nga lufta që kanë shpallur elitat, për të mbrojtur të drejtën e tyre për vetëvendosje, por edhe vetë kulturën e tyre që rrafshohet në këtë proces. Kjo betejë në vendet periferike të BE-së është ekonomike, sepse me mjete ekonomike uzurpohet pavarësia ekonomike dhe kombëtare e tyre, ku siç duket të “majtët” e sipërpërmendur, (duke përfshirë edhe “anti-pushtetarët” e mjerimit që flasin për demokraci direkte dhe vetë-administrim në kushtet e globalizmit neoliberal!) e konsiderojnë të tepërt. Në anët tona, kjo betejë do të thotë, gjithashtu, masakër shtazore mbi popujt që kërkojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje nga elita mbikombëtare dhe elita Zoniste, dje në Libi, dhe sot në Siri. Por, globalizmi i vërtetë mund të fillojë vetëm “nga poshtë”, nga popuj që kanë arritur vetëvendosjen e tyre, ndërsa “globalizmi” që imponohet sot nga elitat, me masakra dhe luftë ekonomike, nuk është gjë tjetër veç pseudo-globalizëm. Por më duhet që të ri-vij mbi këtë çështje.
Opolitike.org
Përktheu Ylli Përmeti, Κυριακάτικη Ελευθεροτυπία (19 Μαΐου 2013). Versioni greqisht: http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/greek/grE/gre2013/2013_05_1...
Comments
Perpjekja per te perkthyer

Perpjekja per te perkthyer eshte pozitive, por shqiperimi eshte i dobet. Nuk ruhet strukture e njejte e tekstit ne dy gjuhe te ndryshme dhe perkthimi fjale per -fjale e rendon variantin shqip . Te pakten e lexova artikullin ne origjinal, se ne variantin shqip nuk kupton shume gjera.

Me "Zonist' besoj se do te

Me "Zonist' besoj se do te thote Zionist ky zoteria. Kjo lloj ideologjie nacional-romantike, me baze konspirative anti-semite duhet te qendrojne larg Shqiperise dhe te gjithe hapesires shqiptare. Perndryshe ky 'nacionalizem' i tejskajshem do te coje hapesiren shqiptare rrjedhimisht ne preherin e kulturave me regresive mesjetare te njohura sot (sic eshte edhe tendenca ne disa qarqe te kufizuara por teper te sponsorizuara lindore). Pavaresisht se si jane situatat dhe rrethanat ne vende te tjera, shqiptaret jo vetem qe duhet te jene (dhe jane) mirenjohes ndaj perendimit per pavaresine e tyre dhe clirimin nga pushtimi osman para 100 vjetesh si dhe serb perpara pak vitesh. Pra shqiptareve nuk u intereson fare ky lloj kendveshtrimi! Keto kendveshtrime dhe qendrime jane ne interes te Lindjes dhe armiqve te popullit shqiptar. Interesi yne eshte te dine te pershtatemi dhe te perfitojme nga aleanca historike e popullit tone me forcat qe ky zoteria i quan mbartese te "propagandes se elitës mbikombëtare dhe Zoniste". Pa ndihmen e tyre ne sot do ishim skllever! Sot ne jemi skllever te paaftesise, ligesise dhe korrupsionit te pushtetareve tane. Sa te afte do te jemi ne te pershtatim kulturen tone, aspiratat tona dhe te ardhmen, e te perfitojme ne menyre konstruktive nga dija, kultura dhe pervoja PERENDIMORE eshte nje sfide qe na takon te gjitheve ne si shqiptare ne te gjithe hapesires tone territoriale! Kjo eshte ceshtja qe na takon ne. E zgjidhim apo jo problemin e menaxhimit te hapesires tone ne funksion te se mires se pergjithshme te popullit dhe te individit si pjese te pandara te nej shoqerie normale, eshte problem i yni. Instrumentat i kemi dhe nuk na ndal dot njeri. Keto tendenca qe shreh zoteria ketu nuk kane vend ne trojet e shqiptareve dhe per me teper do te na cojne ne rruget pa krye te Lindjes ku kemi qene gjithe jeten. NO PASARAN!!!

I sakte eshte ne komentin e

I sakte eshte ne komentin e siperm vetem termi sionist (dhe jo zonist -sic e ka perkthyer Ylli). Kurse komenti vete as qe ka lidhje me artikullin, po te mos marrim parasysh disaprovimin total te tij i cili nuk perben argument per te thene se ky artikull eshte i armiqve shqiptare. Me driteshkurtr se ky koment rrallehere eshte vene re ne kete site.

Nuk thashe se eshte nje

Nuk thashe se eshte nje shkrim anti-shqiptar, por se kendveshtrime te tilla jane kunder interesave tona. Te flasesh sot kunder nje projekti te supozuar 'zionist' eshte ne funksion vetem te qarqeve shume te dyshimta dhe te nevertishme pavaresisht se zbukurohet historia me nej garniture nacional rotmantike. Bota ka dinamikat e veta te pandalshme dhe nuk ka kthime prapa, por pershtatje ne realitete te reja. Ne kete drejtim qendrimet e Syrizes jane shume me te elaboruara dhe progresiste se keto pozicione defensive dhe paranojake anti-semite qe i jep ze zoteria ne fjale. Fatkeqesisht ne Shqiperi qe ne kohe te qepes e deri me sot ka nje predispozite nga 'elita' per te perqafuar qendrime nga me ekstremet. U rikujtoj pranimin ne mase te komunizmit nga rinia e arsimuar e kohes (flas per vitet 30-40) dhe sot qarkullimin lirshem te lloj lloj konspiracionesh paranojake. Eshte nje fenomen qe kerkon analize te posatshme, pasi sot, ne si popull kemi fatin te jemi ne aleance historike me SHBA, Britanine e Madhe dhe perendimin ne pergjithesi. Ne rast se ju mendoni se interesat e tyre nuk jane ne perputhje me tonat si popull, e keni thelbesisht gabim dhe kete e provon historia e vone e popullit shqiptar. Pa SHBA, Britanine e Madhe dhe forcat e tjera perendimore ne sot do kishim mbetur ne mes te kater rrugeve si ne 91-92 kur mbetem pa buke, ne 97'en kur nuk kishte zot te vendoste rend, ne 98'ten me clirimin e Kosoves dhe ne vijim. Te jesh kritik ndaj politikave ekonomike imperiale eshte nje gje, por te ngjyrosesh argumentin me ide konspirative anti-semite eshte tejkalim caku dhe ne rastin e interesave te popullit tone thjesht idiotesi. Pra komenti im nuk ka te beje me zoterine dhe pozicionet e tij apo te fashisteve europiane ne pergjithesi, ka te beje me interesat tona. Kush nuk e kupton kete eshte fatkeqesi per ne, pasi here pas here biem pre e interesave te te tjereve thjeshte nga nje majmunllek mendjecekte e siperfaqesor. Teori konspirative te kesaj kategorie mbizoterojne kryesisht ne vende islamike dhe gjysem diktatura. Teori konspirative te ketij lloji jane bere shume shpesh shkak i montimeve te regjimeve me reaksionare dhe anti-popullore ne bote duke filluar qe nga Idi Amin, Mobuto Tse Tse Tseko, Enver Hoxha e deri tek Kadafi me shoke. Dhe ne rast se na ekzistoka nje konspiracion zionist ne bote, ky eshte ai qe mobilizoi nje bote te tere te cliroje Kosoven dhe po lufton me te gjitha mjetet per njohjen e saj! klm

Nje shkrim i hatashem. Kisha

Nje shkrim i hatashem. Kisha muaj qe nuk kisha lexuar nje analize te tille kaq te qarte dhe te shprehur kaq thjesht ne shtypin perendimor . Me kujton francezin Stefan Hesel dhe pamfletin e tij te famshem "Revoltohuni". Po ky shkrim nuk eshte per Shqiperine, por per vende qe kane potencial ekonomik dhe sidomos intelektual. Shkaterrimi i shteteve dhe krijimi i zonave qe qeverisen nga kapitali i madh nderkombetar - eshte synimi i fundit i kapitalit boteror sot. Dhe nuk eshte rastesi qe kontinenti qe po vuan sot me shume nga kriza eshte Europa. Kontinenti ku te drejtat e popujjve dhe demokracia e drejtperdrejte kishin arritur fazen me te larte. Europa tani eshte vene perballe Kines si delja perballe ujkut. Gjynah qe ky shkrim nuk ka gjetur nje jehone me te gjere ne Europe. Ne fakt edhe ne Europe njerezit trullosen me Ledi Gaga, Big Brodher dhe Madonen. Njelloj si ne Shqiperi. Ne kete kuptim edhe shqiptaret jane bere "si e gjithe bota".

Neomarksistat e Organizates

Neomarksistat e Organizates Politike fshihen pas "indinjimit" dhe kujtojne se u ngjit propaganda me popullin qe e ka Spacin memorie te fresket.Dorezohuni neokomunista se ne shqiptari kurre s'merrni mbeshtetje.Gjaku i viktimave te luftes se klasave na kerkon zhdukje te fares se kuqe akoma pa leshuar rrenje.

Add new comment