Copërat e Një Pranvere Joshqiptare
Koloreto Cukali

Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.
- Para shumë muajsh, nuk e di pse, isha në pritje të një “pranvere shqiptare”. Jo pranverë të vërtetë, me heronj e me barrikada, por një “diçka” rizgjuese. Nuk ka. Nuk ka për të patur. Është shumë e vështirë të zëvendësosh një “pranverë shqiptare” me çfarëdo procesi tjetër zhvillimi. Ndoshta jemi në këtë pikë të dëshpëruar sepse nuk patëm një revolucion të vërtetë në vitin ’90. Patëm një inat të verbër me një bust, dhe kaq. Ama, atij busti i punuam qindin, por na ranë shpejt nervat. Bishtpëllumbsat që e tërhoqën zvarrë bustin kushedi ku heqin zvarrë ditët të bërë çyryk nga shiringat gjermane. Ndoshta në ’90 na duhej një revolucion i vërtetë dhe jo një “hapje” me anë të pardesyve të bardha. Dhe s’kam kujt t’ia vë fajin. Ramizi iku pa treguar asgjë, dhe iku madje me të shtëna topi.
- Kanë dënuar me 10 vjet Nazimen. Simbolin e vajzave të vogla të dhunuara. Në fotot e gjyqit, mbase është përshtypja ime personale, por ishte e vetmja qenie me fytyrë të butë në sallë. Punonjësit e sistemit tonë gjyqësor, publiku e policët kanë adaptuar pamje egërsie, në pamundësi për të na dhënë një sistem të rreptë por të drejtë. Fytyrat e tyre janë të vrazhda, në pamundësi për të qenë të drejta. Nazimja – e vetmja fytyrë njerëzore në ato foto. 10 vjet për të. Dhe dëgjova që “qenkemi ndarë mirë” se mund të “hante” më shumë.
- Duke gjykuar nga fytyrat në dritaret e autobusit, shkruan Lubonja, më shumë se autobus i rilindjes (...me të vogël! Me të vogël! Nuk kam për ta shkruar kurrë me të madhe rilindjen e 1 prillit) ai është autobus i konfliktit të interesit. Pak ditë më parë, një blogiste thuajse i lutej Lubonjës që të bënte diçka alla Beppe Grillo (!!). Nuk mund të ketë dëshpërim më të madh se kaq. Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.
- Kanë vënë një bust të Sabri Godos diku. Nëse Godo do meritonte një bust, do ishte sepse ka shkruar “Skënderbeun” dhe ”Ali Pashë Tepelenën”. Këta libra, pa ekzagjerim, dikur i kam lexuar me 10-ra herë. Kryetari part time i Tiranës e cilësoi si “politikani që...”. Godo - të më falë familja - nuk mund të ketë një bust si politikan. E vetmja vepër e tij politike (pa folur që na la në derë Mediun) do të kishte qenë kushtetuta – dhe ata që e ndërtuan mund të kishin qenë etërit e kombit. Por, të njëjtët që i ngritën bustin ishin ata që ia hoqën mundësinë të hynte në histori si një nga etërit e kombit. Kushtetuta e tij u përdor si zhele nga 2 vetë, dhe të tërë dhanë nga një dorë. Kushtetuta nuk u gdhend në gur, po u shkruajt në rërë. S’ka më etër, edhe pse ka buste. Kushtetuta, e vetmja vepër e tij, nuk i thotë askujt, asgjë.
- Argëtimi më i madh këto kohë janë llogaritë elektorale. Të gjithë, edhe ata me akses në informacione “të brendshme” edhe me ata në akses vetëm në tituj gazetash, bisedën më të përzemërt kanë atë të llogarive elektorale. Kaq këta, aq ata. Ky mandat, ai mandat. Del 8 me 3 apo 7 me 6. Shpirti ynë prej bixhozxhiu e tejkalon atë prej qytetari. Nëse kemi patur ndonjëherë shpirt qytetari. LSI-ja e ka marrë tashmë legjitimitetin e të qenit opozitë dhe rilindje njëkohësisht, dhe kurioziteti ynë është te mandatet. Mandatet, alias, lepujt.
- Njoh njerëz që janë shumë të bindur që PD dhe Berisha na kanë ndërtuar rrugë, na hoqën vizat e na futën në NATO. E besojnë realisht. Nuk shtiren. Jemi një komb i mpirë. Edhe ata që nuk marrin drogë marrin shumë rrezatim tv. Blogjet të mbushura me shqiptarë të verbër që vetëm presin dhunshëm sa majtas-djathtas. E vërteta është një elefant i madh në dhomë.
- Nuk kanë për ta vënë kurrë bustin e Lirak Bejkos. Nuk e vënë as ata që po ikin e as ata që po vijnë. Heronjtë e vërtetë sot nuk kanë buste. Kanë pirgje me gurë. Ne duhej të kishim vënë të tërë nga një gur aty ku u dogj ai.“Ne kush?” është pyetja që më dhemb.
- Rama nuk hap telefonin. Ashtu e mendon ai bashkëpunimin. Sa të firmosësh, pastaj... shhhht, kam punë të tjera. Më kujtohen bisedat e Ngjelës me Pollon në 2005-n (s’di se kush i rrëfente në një libër) që në mitingjet e aleatëve të lumtur e të barabartë, shihnin gjithmonë para vetes shpinën e Mediut. Trenisti, nxirrte te lokomotiva të preferuarin e tij. Kur treni është nisur, nuk mund të kërcënosh njeri se do hidhesh nga dritarja. Edhe po u hodhe, nuk të sheh njeri.
- Prej vitesh numëroj xixëllonjat në maj. Dhe çdo vit, pakësohen. Në rrugicën time kam parë vetëm njëckë këtë vit. Nja 2-3 vjet. Kishte me qindra para 10 vitesh. Efekti i çimentos. Shoh pallate të ngritura me ngut, para se të bëhen zgjedhjet. Me letra, mund të jenë të tërë në rregull. Por mbrapshtinë urbanistike të tyre nuk mund ta justifikojë asnjë letër.
- Katedrale e xhami betoni që i bëjnë karshillëk njëra tjetrës. Kush ta ngrejë më të lartë, kush të derdhë më shumë beton. Xixëllonjat dinë më shumë. Mostra të një zelli fetar në një vend të mbushur me paganë e të pabesë. Godzilla që kanë zënë hapësira publike në emër të “tolerancës fetare”.
- Koço Kokëdhima në TV, që deklaron se nuk i ka askujt borxhe. Që e thërret “Saliun” “doktor”.
- Skënder Tufa, i rrethuar me policë kudo që shkon, sepse është “public enemy” i vërtetë e i vetëm. E ruajnë se ai godet me vezë Kryeministrin.
- Është maj. Në netët e verës, sidomos vonë, kur makinat janë rralluar, vërtet nuk ndjehet aromë lulesh por ka një lloj gëzimi e jete në ajër. Shoh njerëzit që mbyllin dyqanet, për të shkuar në familjet e tyre. Biseda të gjalla në trotuar. Ka biçikleta. Ka miq që mblidhen për një birrë. Ka djem që mbështeten pas murit e flasin për sportin e për femrat. Ka të qeshura me zë të lartë. Sepse, është verë. Njerëz të thjeshtë, që përpiqen të bëjnë sikur jetojnë në një vend normal. Njerëz që as dinë, e as kanë si korruptohen, që paguajnë taksat, që kanë një ëndërr të vogël, e kujdesen për fëmijët e tyre. Doja para ca muajsh që në një kohë si kjo, t’i shkruaja një letër të hapur (që sigurisht as e merr mundimin t’i lexojë) Edi Ramës. Një letër ku t’i bëja vetëm një pyetje. Çfarë do t’u ofrojë këtyre? Dakord, kishte diçka për t’i ofruar dhe Kokëdhimës. Po këtyre njerëzve? Këtyre që nuk korruptohen?? ÇFARË DO T’U OFROSH KËTYRE NJERËZVE?
- Kush i vë bustet në këtë qytet? Kush e hedh idenë, kush e merr vendimin? Asgjë nuk dimë. Vënia e busteve ka nevojë për debat publik. Por, debati publik është kthyer në një nevojtore të papërdorshme publike. Dhe e kanë sabotuar me qëllim. Nuk duan të dëgjojnë zhurmën e qenve në rrugicë. Në këtë qytet nuk bëhet asgjë që ka lidhje me shpirtin e qytetit. Këtu dhe bustet vihen me një telefonatë.
- Beppe Grillo? Pa qenë ekspert, besoj se Grillo është këtu ku është, sepse para 15 vitesh, italianët paguanin biletën për të dëgjuar monologët e tij (anti)politikë. Duhet ta ndihmosh të mbijetojë atë që do të artikulojë për ty të vërtetën. Ata pak – sa pak kanë mbetur – gazetarë shqiptarë që do të donin t’i qëndronin sistemit e të flisnin të vërtetën, e vetmja mënyrë që të jetojnë është të marrin rrogën te X-i apo Y-i që nuk dihet se nga i marrin lekët.
- Skënder Tufën nuk e lanë të kandidonte i pavarur. Do doja shumë të votoja për njeriun që gjuan me vezë.
- Është pranverë në Shqipëri, por asgjë nuk mban erë pranvere.
/Revista Klan/
Comments
Si nje shpirt i keq cdo gje

Si nje shpirt i keq cdo gje ka ngrire. Jane ngurtesuar apo cimentuar cdo gje: Njerzit, gjallesat, shpresat, ndertesat, cdo gje eshte e nenshtruar si ne nje geto. pervec nje potencjali djallezor, korrupsion, mashtrim dhe nenshtrim. Dhe kjo eshte jeta jone ne shkrimin e Cukalit dhe ky eshte realiteti.

Ai qe te vret, sot te nderon

Ai qe te vret, sot te nderon me shume. Cfare nuk i punoi Azem Hajdarit, duke e perjashtuar edhe nga PD. E dergoi drejt pushkatimit. Ama bustin ja beri.

Godo shkruajti Kushtetuten. Nuk ja votoi. Ju dha urdher te gjithe demokrateve te mos shkojne ne votime. Sot bertet kushtetuta thote keshtu e ashtu. Ne 1999 Godon e injoronte. Ama bustin ja beri....

Familjaret e tyre. Shyqur qe vdiqen eterit qe bijte dhe bijat te bejne jete te harlisur dhe te luajne bixhoz me pasurine e vene nga shitja e gjakut...

Citoj Slavoj Zizek: "The

Citoj Slavoj Zizek: "The nobble struggle for freedom and justice in the 90's turned out to be little more than craving for bananas and pornography"

Nje "urra" per shkrimin,

Nje "urra" per shkrimin, Koloreto perfundimisht eshte shume me i mire si publicist sesa permbledhes lajmesh, ke qejf ta lexosh.

Ka njerez te Shtypit, qe

Ka njerez te Shtypit, qe jane pasuruar prej afersise me Berishen, dhe jane larg tij: sepse u pasuruan edhe me shume me Meten e Ramen!

A behet fjale per moral ne kete mes?!

Per moralin e keq te kujt: te atyre ne pushtetin e pare, apo atyre qe prej varesise materiale prej Pushtetit te Pare, lene pa moral pushtetin e Katert?

Por nuk e kalojne keq, ndjehen te lirshem kur flasin ne TV - Live, e kane bezdi termin "tradhetor", ndonese ngrihen me kembe kur ekzekutohet Himni Kombetar...

Duket qe Koloreto mbahet ende: tere ne qe komentojme ne siperore per te, sikur mezi-presim qe Berisha duke ikur apo Rama/Meta duke ardhur, ta zinxhirosin qofte edhe pa dukshem me vagonat e tyre, qe te njejten lokomotive kane...

Dhe ne do lehtesohemi: okay, okay, ne e pelqenim Cukalin, but...ne kete vend nuk behet dot ndryshe...!

I'm sorry Koloreto, ishte thjesht nje shaka nga larg!

Gjesendi konfuze, as autori

Gjesendi konfuze, as autori vete nuk e di se çfare kerkon. Le te flase e te shkruaje se mire i ben, por duhet ta dije se kur shkruan per politike nk duhet te kesh nerva te brishta.

Cinik madheshtor,i kursyer

Cinik madheshtor,i kursyer deri ne shenjat e pikesimit.Mendoj se eshte nje nga shkrimet me te mira te K.C.persa e kam lexuar.Mund t'i shtoja nje vjershe modeste,te lexuar nga nje liberth anonim:

Kam frikë se kjo stinë do të thyhet si poç,

do të bjerë nga duart që të dridhen marazit

kur qahesh se parqet kanë mbetur bosh,

kur qahesh për zogjtë, që nuk ulen parvazit.

Kam frikë se kjo stinë do jetë me pak ngjyrë,

si bojët e pakta në tablonë bardh' e zi.

Kjo stinë e palarë, e pistë në fytyrë,

tek - tuk trotuaresh kjo stinë e bërë fli.

Kam frikë se kjo stinë s'do gëzojë askënd,

vjen se duhet ardhur, thjesht për kronikë.

Me kurriz krokodili pallatet e rëndë

qytetin e gdhijnë të vrazhdë dhe nevrik.

Shkrime ne gazeta po lexojme

Shkrime ne gazeta po lexojme boll po protesta burrash si ato qe ben Vetevendosja s'po shohim kerkund.Qofte edhe me 10 vete,le te mos arrish asgje,dil e protesto.Ne vite do behesh faktor.Ashtu si Grillo.Ashtu si Albin Kurti.Iu desh rruge e gjate po sot diku mberriten,dike perfaqesojne.A je i zoti ti shqiptar te sakrifikosh kafen tende te shenjte per te protestuar keshtu "kot" pa te hyre gje ne xhep? Me duket se akoma s'e ke marre vesh c'eshte demokracia.S'e ke kuptuar qe te drejtat fitohen s'ti jep kush.Nuk ankoheshin s'ka shtet e s'behet ky vend ne vitet '60 ne perendim.Ose edhe nqs ankoheshin nuk e linin me aq edhe pastaj t'i fusnin nje birre.Revolucioni fillon nga 10 studente me nje banderole (nuk fillon nga heronjte se Liraku i shkrete u be pishtar i qorrave).Duhen keta 10 vete qe per cdo here e ne cdo rast i thone ne publik mbretit qe eshte lakuriq.Ku jane keta?

I shkelqyer si gjithmone Z.

I shkelqyer si gjithmone Z. Koloreto.

Kryeveper! Bravo kloreto!
Kryeveper! Bravo kloreto!
Nje shkrim pa ngjyra blu e

Nje shkrim pa ngjyra blu e roze.

Add new comment