Si ujqit në vathë

Ne që përjetuam për shumë vite diktaturën komuniste e kemi të ngulitur mirë në memorjen tonë se si u rrit e u zhvillua diktatura,që u shndrua në një nga më të egrat në Europë e ndoshta në botë. Por diktatura nuk lind si e diktaturë. Ajo u shndrohet çdo ditë e pak nga pak si e tillë. Dhe vjen nje ditë, kur, të përgjumur ngrihemi e shkojmë para kutisë së votimit për të votuar për të njëjtët njerëz, e për më tepër për të njëjtët gënjeshtarë. Dhe gjithë kjo maskaradë qe pak nga pak po i afrohet 80 vjeçarit torturues, prodhohet veçse nga dëshira për rikandidime per te tretën të katërtën apo të pestën herë, per deputet, politikan që nënkupton pushtetar.
Demokracia nuk është gjithçka, por tipar kryesor të saj ka rotacionin politik në të gjitha hallkat,. Gjë që jo s’po e shohim as në horizont, por po shohim fatkeqësinë e moralizimit të rikandidimeve si normalitet të një vëndi anormal. Që të rimbash përsëri postin e pëlqyer deri në vdekje, duhet patjetër ushtria e militantëve partiakë. E kjo ushtri parazite, e pa afte profesionalisht per tu marrë me një profesion konkret e shpesh me arsimim gjysmak, kërkon të ushqehet. Prandaj ata janë shërbëtorë të verbër të atij që paguan e për hir të kësaj ata rrahin, vjedhin, vrasin e bëjnë gjithçka.
Aktualisht Shqipëria e Enverit nuk përflitej për korupsion sepse ajo ishte nje diktaturë hermetike, ku gjërat bëheshin brenda mureve te gurtë. Por deshmia e të përndjekurve politikë hapi para botës së qytetëruar fytyrën e vërtetë të diktaurës e të diktatorëve, që ishin kthyer në simbole të rikandidimeve shekullore nëqoftëse perëndia nuk do të bënte punën e saj.
Aktualisht Shqipëria përjeton një pseudodemokraci. Zgjohet mengjez për mëngjez me lajmet makabre të vdekjeve të qindra qytetarëve që nuk do ta kenë më fatin fatlumë të marrin pjesë nëpër mitingjet e atyre që do të rikandidojnë. Ata asnjëherë nuk kanë për të paditur asnjë shkaktar të vdekjeve të tyre. Ata nuk do të flasin kurrë për rrugët që janë jashtë çdo standarti normal, sepse nuk po i zë në gojë standartet europiane. Zhurma për pseudo autostradat ku janë vjedhur paratë për korsindarëset, janë vjedhur paratë për gardhet e imët, janë vjedhur paratë për gardhet e mëdhenj rrethues, janë vjedhur paratë për vijëzimet e asfaletve etj. Janë vjedhur sinjalistika dhe mbikalimet përkatëse. Janë vjedhur e çfarë nuk ka mbetur pa vjedhur edhe te ashtuquajtur rruga e kombit, një emër i sikletëshëm ky, kur bëhet fjalë që kjo rrugë e ka drejtimin nga Serbia e jo nga perëndimi. Partë e vjedhura konvertohen me gjakun e qindra qytetarëve shqiptar, që mbushin nekrologjitë e ditës nga aksidentet rrugore.
Mjafton një rrugë guidë nëpër Kroaci për të kuptuar se sa larg standarteve janë rrugët tona dhe se sa kosto të lartë kanë paguar taksapaguesit shqiptar që janë aq të urtë e të brishtë sa “të vjen keq që të mos i vjedhësh”. Investimet maramendëse të rrugëve dhe paratë që rrjedhin prej tyre, pamvarësisht gjakut që derdhet pa doganë, stimulojnë që të luftosh për rikandidim. Të udhëhequr nga motoja “Sa ti marrin këto pare të tjerët, pse mos ti marrim ne që jemi në pushtet”, fillojnë fushatat dhe trafikimet e deputetëve që lëpihen nga partitë e veta nëpër partitë kundërshtare. Këtu morali njerëzor nëpërkëmbet njesoj sikurse bënë paçavurja për të larë rrëzat e pista. Por të rimbash vëndin që e ke marrë, të duhet mbështetje dhe para.
Pushtetarët e sotëm duke uluritur me entusiazëm për demokracinë, kanë kthyer ekzekutivin dhe legjislativin në një mekanizëm të manovrueshëm për aferat e tyre dhe aspak për interesat e popullit apo interesa kombëtare. E në klimën kur çdonjëri kërkon të kapi një vënd për të xhvatur e jo për të kontribuar, nuk kursehet as investimi për krimin e korupsionin. I hartuar bukur me ca shprehje të çuditëshme kushtetuta jonë i përcakton politikanët tanë si të pa përgjegjshëm gjatë mandatit të tyre. Dhe ne i votojmë ata me brohorima. E kjo ndodh edhe sepse ne nuk e lexojmë kushtetutën tonë qoftë edhe përciptas. Vetëm pse ata na gënjejnë pafundësisht nën slloganin premtim, ne i votojmë, se po të na japin ca para ne hidhemi në zjarr per ta. Po na dhanë edhe ca më shumë ne rrahim e vrasim për ta: e kështu historia edhe pse po arrin 80 vjeçarin përsëritet e ripërsëritet duke përjetuar versionet e diktaturave.
Tani në prag fushate shohim se si blihen deputetët e njerës palë te tjetra. Ne themi se ata blihen, por në fakt ata shiten te njëri tjetri, pra janë kthyer në mall që konvertohet në para të pista. E kush mund të çajë kokën për ta ? Ne populli ? As që duam t’ja dimë.
Iku Islami, na u largua Kadelli. Njerëz komplet anonimë për krijimin e veprave në interes të kombit dhe popullit, njerëz pa asnjë CV për t’ja vlejtur që të mbash zi se u larguan nga njëra parti e që shkuan te tjetra. Të lumtur nëpër fushata, por të hidhëruar nga varfëria, populli ynë nga viktimë kthehet në mëkatar. Çfarë faji kanë politikanët që janë në gjëndje të rikandidojnë, kur votuesit e papërgjegjëshëm harrojnë se ku jetojnë, harrojnë dhe ngushëllohen kur degjojnë në kronikat televizive se viktima të krimit të radhës apo aksidentit të ndodhur nuk qënkat të afërmit e tyre. Prandaj ky mëkat i këtij populli shërben si antipastë e politikanëve të pavlerë që të mendojnë vetëm për rikandidim, pamvarësisht kostove të tyre.
Vetëm me një “tik, tak” për katër vjet deputëetja Bulku u pagua nga taksapaguesit shqiptar me një pagesë të majme. Prandaj o popull, të gjithë së bashku, me sytë prapa kokës, o burra të votojmë për rikandiduesit e të gjitha ngjyrave, ushtar të zellshëm të pregatitur nga leksionet e shokut Ramiz, që ia lëshoi popullit shqiptar si ujqit ne vathë.
Comments
Sa ma treguan : Komshia, e

Sa ma treguan :

Komshia, e shqetesuar nga piano qe binte vazhdimisht, shkon tek shtepia e pianistit dhe me vrull i thote:

- E dini qe po na lini pa gjume duke luajtur dite e nate ?!

-Jo!...por...po e kenduat me ngadale dhe mund t'a luaj...-u pergjigj pianisti.

E saktë se votojmë me sy

E saktë se votojmë me sy mbrapa kokës jemi këtu ku jemi

Add new comment