Dy përgjigje një të djathti çfarëdo

Në tregun mediatik nuk mund t’u shpëtosh artikujve që tentojnë ta largojnë diskutimin politik nga ideologjia. Në përgjithësi kjo vjen si përgjigje ndaj tezave të majta, që PS-ja me dëshirë apo edhe për arsye pragmatike, po adopton gjatë kësaj periudhe në prag zgjedhjesh. Një ndër akuzat më të kuotuara është se idetë e të majtës mbi arsimin nuk janë origjinale. Dhe për më keq ato u paraqiskan edhe si populiste. Edhe nëse idetë për të majtën nuk shfaqen si origjinale, kjo nuk i bën më pak të domosdoshme për t’u trajtuar e për t’u gjetur zgjidhje, sidomos në një periudhë kur rotacioni, dhe bashkë me të ndryshimi, shfaqen si mundësi konkrete. Mostrajtimi i deritanishëm nënkupton përndryshe vetëm vonesën e pafalshme në kthesën që duhej të kish bërë politikanë këtë drejtim. Vlen të theksohet se kjo tezë vetëm akuzë nuk mund të ishte, sidomos nga krahu që deri më sot ka kontribuuar vetëm në përkeqësimin e situatës arsimore në Shqipëri.
Natyrisht që arsimi mbetet një ndër hallkat më të dobëta në shoqërinë post-komuniste, sidomos në konsideratë të rolit të patjetërsueshëm që arsimi mbart në përgatitjen dhe filtrimin e mendjeve qytetare të së ardhmes. Mendje e brezni që të nesërmen do të përballen me jetën, me punën, deri dhe me veten. Problemi i përqindjes së studentëve të dalë nga bankat universitare private, më shumë se si numër, përbën problem për cilësinë e qytetarëve që “nxjerr në treg”universiteti privat (duke përdorur këtu një logjikë familjare për djathtistët), i cili motivohet pikësëpari nga fitimprurja, dhe pikësëdyti po nga fitimprurja, larg shqetësimit për cilësinë e dijes dhe të studentit që “prodhon”.
Në fakt nuk mund të pritej më shumë nga logjika djathtiste mbi problemet që po shqetësojnë të majtën, që këto çështje i ezauron me shifra, duke injoruar thelbin, pra se po komunikohet për dhe me studentë, sidomos ata të nivelit universitar, të cilët janë dhe qytetarët më potencialë, që me përmbylljen e formimit universitar, duhet të jenë të gatshëm për të marrë përsipër të drejta e përgjegjësi në shoqëri, përveçse të gjejnë punë. E majta duhet të investojë në çështje themelore të arsimit, duke filluar nga investimi në buxhetin që i është mohuar atij deri më sot, pikërisht për të kthyer cilësinë e munguar dhe të zëvendësuar nga shitblerja e dijes, sipas logjikës neoliberale, jashtë çdo kontrolli që duhet të meritojë një e mirë publike bazike si arsimi.
Të shqetësohesh për arsimin dhe mundësitë e munguara të shumicës së studentëve në një shtet të varfër si Shqipëria, më shumë se për “populizmin” që shpreh e djathta (analistët që lexohen vërdallë), do të thotë ndjeshmëri për një problem të pazgjidhur e të degjeneruar skajshëm në këtë vend. Arsimi, njësoj si shëndetësia, punësimi, sistemi asistencial për shtresat më në nevojë, e të tjera çështje të llojit, duhet të jetë fushë e trajtuar me prioritet dhe nën kontrollin e shtetit, dhe e garantuar në standarde e cilësi, për t’i kthyer dijes dinjitetin, përtej vlerës së mallit të tregut. Liberalizimi i tregut nga e djathta ka cenuar pikërisht këtë thelb të arsimit, që ka prekur thellësisht edhe arsimin publik.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga e majta dhe që po sulmohet sistematikisht nga e djathta është punësimi dhe diskutimi mbi të. Duke kujtuar një kafe me një mikun tim ish këshilltar të Kryeministrit, më kujtohet se plani i të djathtës në këtë drejtim ishte pritja e pranverës, meqë tregu duket se lulëzon bindshëm me stinën. Nga kjo pritej natyrshëm dhe rritja e punësimit. Qesharake se si nga domatet e Shijakut dhe tregu i qershive pritej që të mbahej shteti në këmbë. S’ka rëndësi nëse e majta premton realisht dhe do të arrijë ose jo 300 000 vende pune, siç dhe diskutohet shpesh. E rëndësishme është që shteti të marrë përsipër krijimin e fronteve të punës dhe të mos i lërë gjërat kaq shkujdesur në dorën e nënës natyrë, apo bekimit nga ndonjë baba Tomor zemërmirë.
Në fakt shkatërruese për fatet e shumicës dërrmuese të qytetarëve ka qenë pikërisht mënyra se si e djathta ka trajtuar punësimin deri më sot. Privatizimet e kapilarizuara e të pakontrolluara, në mungesë të dorës së shtetit, kanë çuar në dobësimin e shtresës më të gjerë të shoqërisë, të asaj shtrese që kërkon të punojë, ose të shtresës që punon e rrethuar nga kushte të pasigurta, e nënpaguar dhe në mëshirën e zotit treg e të zotërushëve pronarë.

Nuk më çudit që për mendimtarët e djathtë kjo periudhë është si pranvera që prisnin për tregun. Akuzat e tyre të pasinqerta që fillojnë nga pozicione të majtësh të kamufluar dhe që përfundojnë si demontuese të teorive marksiste janë shumë fitimprurëse për momentin. Këto teza ndihmojnë që të mbetet në fuqi një qeveri që do të çojë në nivele të reja terapinë e shokut duke ndikuar që kjo shoqëri e elektroshokuar, për shkak të tronditjes së saj psikike, të besojë te teza që tentojnë kaq shumë të shkojnë drejt teorisë së pozitivizmit pranveror, por që realisht i ngjasojnë gjithmonë e më shumë një dimri të errët.
opolitike.org
Comments
O ca na ka zene halli ne me

O ca na ka zene halli ne me keto fillozofet e rinj qe nuk bejne asgje tjeter ne jete.

O Ando, ne 2013 ulu e bej icik shumen e votave. Do te dalin laj thaj aty te 2009 me 1-2% ndryshim maksimum nga njerezit te merzitur e qe u ka ardhur ne maje te hundes Berisha. Sa here ka ndryshu strategji Rama nderkohe? Nga "pertej te majtes e te djathtes" te idete e majta, te koaliconi me Liken e Bllokut dhe Koco biznesmenin, jane pafund ndryshimet e kraheve. A do te thote kjo qe ne Shqiperi njerezit votojne per kete ideologjine tende? Jo or burre jo! Atehere ulu e mendo se pse kjo nuk ndodh.

Ja nje shpjegim shume i thjeshte, partite politike shqiptare jane zyra punesimi e asgje me shume. Ata hallexhinjte atje presin qe PS/PD tu zgjidhe hallet e tu jape pune. Dhe keto parti e e bejne kete duke perdour shtetin si prone personale. Prandaj ai hallexhiu sa te presi qe ideologjia ti jape fryme tere shoqerise me mire mendon ta marri njehere ate postin e vet te punes e pastaj mbase ose mbase nuk e vret mendjen per "ideologjine".

Albi ka te drejte,

Albi ka te drejte, fatkeqesisht eshte keshtu.

(duke përdorur këtu një

(duke përdorur këtu një logjikë familjare për djathtistët), i cili motivohet pikësëpari nga fitimprurja, dhe pikësëdyti po nga fitimprurja

Une e kuptoj se z. Kananaj anon nga e majta por kur shkruan gjera te tilla batohet fare majtas. Le te marre nje per nje politikanet e majte dhe familjaret e tyre dhe te analizoje se si jane pasuruar, pastaj le te fantazoje sa te doje.

Teori onirike mund te thurim pa mase por problemi thelbesor mbetet gjithmone realizimi ne praktike.

Add new comment