Enverizmi, Berishizmi dhe....

Postuar në 10 Maj, 2013 11:34
Ilir Hashorva

Në një shkrim të botuar më parë në gazetën “Respublika”, me titull “Kush nuk është miku im është armiku im”, shkruaja: “Berisha nuk hiqet qafe vetëm duke e hequr nga posti, por duke asgjësuar krejtësisht trashëgiminë e tij korruptive, praktike, politike, shtetërore, filozofike, atdhetare, morale që po le pas dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që sillen si ai”.

Mustafa Nanoja në shkrimin e tij, të botuar po në gazetën “Respublika”, shkruante: “Berisha nuk është thjesht një person. Berisha është frymë, është trashëgimi (ka 23 vjet që dikton çdo gjë këtejpari), është “ideologji”, është si enverizmi. Edhe po të vdesë tani, ne do të kemi punë me Berishizmin”.

Mendoj se shprehim në mënyra të ndryshme të njëjtën ide: Berisha është i rrezikshëm. Ai është një virus infektues rezistent me virulencë të madhe.

Berishizmi është enverizmi i zbatuar në një shoqëri paskomuniste e  pseudodemokratike. Berishizmi, sikundër dhe Enverizmi, është, para së gjithash, diktati absolut i “unit”. “Komandanti” dhe “Doktori” janë të njëjtë, vetëm se veprojnë në kohë të ndryshme.

Rreziku praktik i Berishizmit në shoqërinë postkomuniste është se, përveç Partisë Demokratike që e ka infektuar me kohë, po infekton të gjithë shoqërinë shqiptare dhe, mjerisht, të gjitha partitë politike, ndonëse kjo mund të mos kuptohet lehtë. Po shtjellojmë shkurtazi vetëm një aspekt: atë të përpilimit dhe shpalljes së listave për kandidatë për deputetë, ku ngjashmëria e PD-së dhe PS-së është e plotë.

Në hartimin e listave për kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, bie në sy fuqia absolute e kryetarëve, diktati absolut i “unit”, për t’i bërë ato lista si kanë dashur ata vetë e për të vënë në to njerëzit e tyre më besnikë, ata që do t’i jepnin më shumë garanci kryetarit dhe jo ata që do të mund të ndihmonin vërtet partitë me dijet e tyre e me karakteret e tyre, por që kishin edhe ndonjë mendim të ndryshëm nga kryetari. Ilir Meta, për shembull, ka vënë në listë edhe gruan e tij!

Në të gjitha partitë, por, sidomos, te Partia Demokratike dhe te ajo Socialiste, listat jo vetëm që u hartuan nga kryetarët e tyre dhe, me sa duket, pa konsultime dhe pa marrë mendimet e forumeve ashtu siç duhet, por u hartuan në fshehtësi të plotë dhe nga të dyja partitë ato lista u shpallën në sekondat e fundit të mbarimit të afatit. Fshehtësia dhe pabesia kanë qenë metodat e enverizmit të cilat kaluan tek Berishizmi dhe, prej tij, tashti po përhapen e po ndotin edhe të tjerët. Asnjë kryetar partie nuk desh t’i linte kohë ndonjë “të pakënaquri”, të ndërmerrte ndonjë veprim. I vetmi që i shpëtoi këtij kurthi ishte Arben Malaj i cili tha se e priste mos kandidimin e tij dhe se ishte përgatitur për të.

Nga PD-ja, që ka 22 vjet nën diktaturën e Sali Berishës, e që sot përbëhet nga njerëz të regjur nën diktaturë, nga qen të rrahur që nuk kafshojnë më, madje që as nuk lehin pa urdhër, nuk pati asnjë shpjegim nga kryetari se përse disa u vunë e disa të tjerë u hoqën nga listat dhe nuk pati asnjë reagim a kundërshtim nga ata që nuk u përfshinë në lista, apo nga ata që u vunë formalisht në to, (me përjashtim të ndonjë zëri të mekur), madje pati edhe nga ata që, ashtu sikundër dikur kuadro të larta të komunizmit para pushkatimit nga Enveri i çonin letra atij me të cilat i uronin atij dhe partisë së tij jetë të gjatë. Nga PS-ja, që ishte një parti që kishte më shumë demokraci të brendshme, pra që ishte një parti me më pak diktaturë, një parti ku njerëzit ishin mësuar me më shumë liri, pati zëra më të fuqishëm kundërshtimi, madje pati edhe prej atyre, si Arben Malaj, që nuk nguroi ta quante Edi Ramën neodiktator. Megjithatë, edhe këtu, zërat e kundërshtimit ishin pakicë, edhe këtu kuptohej se berishizmi kishte zënë vend, edhe këtu nuk u dha asnjë shpjegim nga kryetari se përse disa u vunë dhe disa u hoqën nga listat, edhe këtu demokracia e brendshme e partisë u shkel, edhe këtu u dëgjua dhe u zbatua fjala e “unit”.

Mora vetëm një aspekt të ndikimit të dëmshëm të Berishizmit që u pasqyrua në një moment të rëndësishëm të politikës shqiptare, në atë të listave për kandidatë për deputetë, por ka dhe shumë e shumë aspekte të tjera të atij ndikimi të keq që bien në sy kudo në parti të ndryshme.

Pikërisht, për t’i vënë fre ndikimit dhe përhapjes së Berishizmit pas Berishës në partitë e ndryshme dhe në të gjithë jetën shqiptare, duhet bërë largimi sa më parë i Saliut, i këtij virusi të rrezikshëm infektiv, i kësaj ideologjie imorale, por jo pa vënë në dukje transplantimin aktual të Berishizmit kudo ku shfaqet; për ndryshe, me ikjen e Saliut, do të na mbetet peshqesh Berishizmi, pra do të kemi Berishizëm pa Berishën.

Comments

Submitted by anon (not verified) on

Z. Hashorva e ke degjuar kete thenie (?):

" Tek nusja hane e pine dhe tek dhendri gje nuk dine ".

Submitted by dea (not verified) on

Kjo eshte edhe arsyeja per Malaj vendosi te meos nenshtrohej berishizmit, kjo   eshte edhe arsyeja qe ai i meshon fort misionit te tij per te krijuar nje model pozitv jo nje model qe eshte simoter e partise demokratike. Faleminderit per shkrimin Suksese idelait te demokracise, integrimit dhe moralit. Urojme qe Malaj te fitoje keshtu shpetojme nga Berishizmi dhe modeli qe ka krijuar

Submitted by Leonardo (not verified) on

Sa për Enverizmin dhe Berishizmin janë largë njëra me tjetërën si nata me ditën që të zhduket ky mentalitet jo vetëm Berishizmi por bashkë me të dhe PD dhe të gjithë që vërtetë e ndjejnë veten të djathtë duhet të votojnë FRD

Submitted by drini (not verified) on

ka ndryshim te madh midis eah (enver ane hoxha) dhe sshb (sali shiqere berisha) -  ishte diktature gjysma e Europes dhe dihej perfundimi nese i kunderviheshe. Por sot ne ate qe quhet demokraci ka dukuri qe jane diktatoriale - shiko cfare ndodh ne PD nuk guxon rob te flase per nej rast flagrant ku nje nje socialist fanatik futet ne listen e "demokrateve" edhe me fanatike. Kjo eshte per PD nje kembane qe do te degjohet ne 23 Qershor kur mbeshtetesit e PD as kane per te votuar fare. Per ke ? Per cazzo islamin ? le te votoje sshb dhe fanatiket e tij trurruar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.