Drejt 23 qershorit pa të djathtë e pa të majtë

Mbështetësit e PD-së, ata që deri dje nuk e kishin problem faktin që Berisha e ndante pushtetin me nji socialist si Ilir Meta, madje me nji disi të njollosun për shkak të nji videoje komprometuese, do të vijojnë mos me e ça kryet për çeshtje parimore e do të shkojnë me votue për nji si Kastriot Islami, të cilit përgjatë militantizmit të tij politik i përmendet edhe sot nji portofol ministri në kohën e Ramiz Alisë!! S’ka asgja për t’u çuditë, K. Islami nuk ndodhet rastësisht tek PD-ja, aty ai nuk e ndien vetminë pse pranë tij ka shumë të tjerë si ai që janë të lidhun me njimijë fije me majat e regjimit komunist dhe ajo që asht ma e bukura: kjo gja nuk përban problemin e tyne kryesor moral.
Berisha, së bashku me vetveten, kandidon ish komunistat e PPSH-së, madje s’e ka për gja – siç e tregoi tash së fundi – me vendosë ish funksionarët e naltë të diktaturës së proletariatit në vende kyçe të sistemit të drejtësisë, në nji kohë që mbështetësit demokratë presin prej tij që të kthejë shikimin kah ish të burgosunit politikë që i venë zjarrin vetes në mes të Tiranës apo që të hapin dosjet e Sigurimit?
I vetmi ish i persekutuem politik të cilit Berisha i dha nji post të naltë asht shkrimtari i talentuem Visar Zhiti, por edhe këtij posti iu dha vetëm për tre muejt e fundit të legjislaturës së dytë.
Me mënjanimin e Mark Markut dhe Selami Xhepës prej listave të kandidatëve për deputetë, Berisha tregoi se nuk i duron zanet kundër sado të brishta të jenë. Edhe ajo që mbrenda PD-së mundohej me i dhanë vedit nji profil si ma të djathtë, J. Topalli, tashma asht vu në nji kand dhe nuk ka asnji të ardhme politike në atë parti. E vetmja e ardhme në politikë për Topallin do të ishte ikja mbas zgjedhjeve të qershorit prej PD-së dhe themelimi i nji partie të re të djathtë.
Në fakt, të qenit i djathtë nuk ka ma asnji randësi në gjinin e PD-së, ajo që ka randësi asht miqësia dhe interesat e përbashkëta me fëmijët e Berishës, besnikëria ndaj kapos dhe mungesa e çdo tentative me mendue individualisht.
Në këto vite Berisha asht mitizue si nji leader që i mbron të tijtë, ndryshe prej Ramës që s’e çan kryet dhe i braktisë njerëzit. Ndër këto dy pohime të paktën ai i pari nuk asht i vërtetë. Berisha mbron vetëm ata që i rrijnë te kambët si qej besnikë jo të gjithë “të tijtë”, mbron ata që humbin çdo personalitet dhe dinjitet tue i shërbye atij dhe fëmijëve të tij. Këto lloj frymorësh, që janë njikohsisht edhe “tubat tretës” të administratës shtetnore, ai i përdorë sa mundet dhe mandej i braktisë, e ndodh madje që edhe mbasi i ka braktisë i rimerr në forcë për me i përdorë rishtas. Berisha asht jo vetëm ricikluesi i vetvetes por edhe ricikluesi i çdo mbeturine njerëzore që sillet në territorin e Republikës së Shqipnisë e edhe ma përtej.
Por edhe Berisha mundet sot me u shfajësue tue thanë se në gjithë këto vite ka ba thjesht demagogji kur ka folë për komunista e për bllokmenë, mbasi ideologjitë e forta tashma kanë ra dhe s’ka ma kuptim me lanë jashtë lojet komunistat e djeshëm apo ish funksionarët dhe të afërmit e atyne që deri dje mbanin frenat e diktaturës komuniste.
Në fakt s’ka kuptim me folë për antikomunizëm mbas 20 vjetësh që komunizmi ka ra dhe shteti gradualisht asht dorzue në duert e mafies vendase dhe asaj ndërballkanike.
Që lekëve nuk u vjen era nacionalizëm ai e ka tregue edhe me bashkëpunimin dhe miqsinë e ngushtë me Damir Fazlliqin, me deklaratat e dashunisë ndaj turqve, me dhanjën (e mbetun në tentativë) të hapsinës sonë detare Greqisë.
E vërteta asht se sot mes PD-së dhe PS-së nuk ka dallime ideologjike në programet përkatëse, ka dallime mes kandidatëve dhe mes leaderave. Njerëzve të thjeshtë, që nuk kanë interesa palësh, nuk mund t’i bajnë shumë përshtypje origjina politike e shumë antarve tek PD-ja apo tek PS-ja, këto dy parti tashma nuk dallohen ma në bazë të këtij kriteri por vetëm në bazë të eksperiencave në pushtet e nevojës urgjente për rotacion. Por edhe po të ketë rotacion, siç shpresojmë, ky nuk do të jetë krejt i vërtetë po të mendojmë se Ilir Meta do të kthehet rishtas në pushtet falë alkimisë trillane të Edi Ramës.
Megjithatë nuk ka vend as për pesimizëm pse edhe po të mbeteshim krejt pa parlament e pa qeveri, për disa vjetë do të ishte shumë e vështirë me pasë diçka kaq të damshme dhe kaq të ligë si qeveritë e Berishës së këtyne dy legjislaturave të fundit.
Tek ne të mirët, djathtas dhe majtas, janë gjithnji të pafuqishëm, pse edhe gjaja e tyne ma e shenjtë që kanë, vota, përdoret për me mbështetë morinë e insekteve që i shërbejnë me devocion e deri në konsumim total së keqes që na ka mbërthye.
Larg qoftë ideja se Edi Rama asht shpëtimtari i këtij vendi, ne kemi nevojë vetëm për rotacion, pse e kemi pa në 70 vitet e fundit, prej Enver Hoxhës deri tek Sali Berisha, sesi tek ne pushteti veshet si kostumi i të vdekunit: konceptohet si i përjetshëm dhe mbart në vete diçka makabre e të pazgjidhëshme. Kemi nevojë me dalë prej këtij labirinti e me i dhurue vetvetes nji shpresë sado të vogël edhe pse hijet e zeza enden kudo në politikën tonë.
MAPO
Comments
mendoj se bojkoti eshte e

mendoj se bojkoti eshte e vetmja arme qe kemi ndaj nje njeriu qe kerkon ta shnderroje shqiperine ne liban.

RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT,

RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT, PER KETE BURRE TE DITUR E KURAJOZ!

Jozefina te krijoje parti me

Jozefina te krijoje parti me vete pas zgjedhjeve?!! ç'emer t'i veme kesaj? ça ti sugjerojme, se qe tani po fillon imagjinata te beje te veten: t'ia vere emrin partise Nazistet e Rinj Shkodrane

Sic i thone postmodernisht

Sic i thone postmodernisht kohet e fundit: big like!

Partia e Shkoder loces :p
Partia e Shkoder loces :p
ky shkrun shume pa lidhje, ma

ky shkrun shume pa lidhje, ma neveriti fare... eshte shume provincial

Ardian Ndreca nuk shkruan pa

Ardian Ndreca nuk shkruan pa lidhje dhe nuk eshte provincial. Eshte nje intelektual, me kulture, me prirje politike te djathta dhe kaq. Megjithese nuk jam dakord me shume gjera qe ai thote, une e lexoj vazhdimisht dhe e pergezoj edhe per kete shkrim.

gjera te perseritura 1000

gjera te perseritura 1000 here. asgje te re, pervec honorarit.

Dy reagime pata mbasi e

Dy reagime pata mbasi e lexova:
1-me shkue me votue por me shkarravite fleten, pra mos me i lane me i perdore fletet e votimit
2-Argita. tuej kene se i g'jete babes me u pa, pra asht HUKUBET, i ka shume inat grate e bukura, edhe pse keto ja mbrojne dhe dojne baben.

Ne cfare qoshe eshte jozefina

Ne cfare qoshe eshte jozefina o ndreca qorr?

Eshte nenkryetare e PD, kryeson listen e PD per qarkun e shkodres, dhe njihet si nje nga perkraheset me te zjarrta te SAli Berishes. Apo mor provincial dukagjini po qe se je katolik je njeri i mire e te tjeret jane te keqinj?

Add new comment