Arkiv-Opinion
Një ilustrim grafik i asaj që i ka ndodhur elektoralisht PD-së
/sites/default/files/imceuploads/pie1.png
Makthi “artistik” i Kryeministrit Rama
Dy gazetarë të portalit të njohur francez, Le Courrier des Balkans (që fokusohet te çështje të Ballkanit), Philippe Bertinchamps dhe Jean-Arnault Derens, kanë qenë në Shqipëri gjatë ditës së votimit. Në mbrëmje ata kanë mundur t’i marrin një intervistë Ramës që, ndonëse numërimi i votave ende nuk kish filluar, ish i sigurt në fitore. Dhe intervistën e kanë publikuar shpejt e shpejt në sajtin e tyre, nën titullin “Edi Rama, kryeministri dhe vdekja”. Vdekja? Po pse vdekja?
Dorëheqja e Berishës dhe "shenjtërimi i pashenjtëruar”
Ai kërkoi dhe projektoi me kujdes të bëhej “Njëshi” për Shqipërinë dhe për Sundimin e kullave të tij. Këtë e kanë të qartë shqiptarët. Mirpo ishte një “kullë atavike” Këtë e rrëfeu edhe fjalimi pa rrëfim i dorëheqjes pa doëheqje e njeriut të Kullës, që fshihej poshtë mjekut Sali Berisha në këtë çerek shekulli të trazuar. Të gjithë opinionet që janë dhënë, me përjashtime si të: ( shiko: Baze, Nano dhe Bushati ) nuk iu afruan dot skenës melodramatike të korit atavik që ashtu sikundër, në koret antike, tregoi se në ç’log kërkonte ta linte Shqipërinë Berisha.
Dritëhijet e mesazhit të 23 qershorit
Në rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit, mesazhi i elektoratit duhet lexuar në dy plane. Së pari, në raport me demokracinë shqiptare në përgjithësi. Së dyti, në raport me partitë politike në veçanti. Në raport me demokracinë shqiptare, rezultati i 23 qershorit është një moment shprese. Ai tregoi se motori i vërtetë i demokracisë shqiptare nuk është as elita lokale dhe as ajo ndërkombëtare, por vetë populli shqiptar. Ndërsa në raport me partitë politike, mesazhi i elektoratit është plot dritëhije.
"Islamofobia" si argument në ndihmë të masakrës së Parkut të Namazgjasë
Ne jemi ajo çfarë mbrojmë” thotë Audrey Toutou (Sofie Langdon) në filmin që po jepet në TV në çastin që u ula për të bërë këtë shkrim. Ka qindra kauza në këtë vend, kauza që vijnë për shkak të një shteti shtypës, vrimash ligjore në një shoqëri apatike dhe individësh përfitues e abuzues. Në një shtet të së drejtës e shoqëri funksionale, nuk do kishim nevojë të dilte njeri për të mbrojtur vajzat nga ata që i presin kokat. Mes kaq shumë kauzash, është e vështirë të dalësh për të gjitha, dhe ata që duan të marrin një kauzë, prioritizojnë të vetat. Kauza ime është parku i Namazgjasë.
Shqipëria: Edi Rama, Kryeministri dhe vdekja
Rezultatet e para të komunikuara të hënën pasdite konfirmojnë fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet shqiptare. Edi Rama, i cili njoftoi fitoren e tij që darkën e së dielës, do të bëhet kryeministër. Ai flet për sensin e angazhimit të tij në politikë dhe për rivalin e tij Sali Berisha. Takim me një burrë që bën politikë për të mashtruar vdekjen.
Zgjedhjet shqiptare: eshtë radha e Edit
Kryeministri tjetër i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, lider i Partisë Socialiste. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, koalicioni i tij duket se do marrë 84 nga 140 vende në parlament- një fitore dërrmuese. Rezultati i jep fund tetë viteve qeverisje nga Sali Berisha i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, por Berisha ka qenë vërdallë më shumë se kaq. Asnjë shqiptar nën 30 vjeç nuk mban mend ndonjë kohë tjetër kur ai nuk ka qenë një prezencë dominuese politike.
Ku shkuan votat e PD-së?
Rritja e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 23 qershorit, krahasuar me 2009-en, ishte plot 200 mijë – nga 1.54 milion në 1.74 milion. Duke llogaritur se rreth 50 mijë nga pjesëmarrësit në zgjedhje mund të kenë qenë emigrantë, i bie që rreth 83% e popullsisë në moshë votimi që jeton në Shqipëri ka marrë pjesë në zgjedhje. Në qoftë se zgjedhësit që votuan për PD-në në 2009-ën, si dhe bijtë e tyre që arritën moshën e votimit në 23 qershor, do të kishin votuar përsëri për të, ajo do të kishte 40.2% të votës në rang kombëtar, ose rreth 690 mijë vota të vlefshme.
Inteligjenca e “turmës”
“Inteligjenca e turmës”, ose “inteligjenca kolektive”, është një koncept sa i shkencave natyrore, aq dhe i shkencave sociale. Është një koncept që synon të shpjegoje një mënyrë sjelljeje të elementeve të turmës, grupit apo kolektivitetit, të cilët në mënyrë pak a shumë instinktive, të pakoordinuar, të paorganizuar apo të pavullnetshme rezonojnë në ndërveprim me njëri-tjetrin dhe si pasojë e kësaj rezonance shkaktojnë pasoja në dobi të drejtpërdrejtë sa të grupit, kolektivitetit apo turmës, aq dhe secilit prej elementeve përbërës të saj.
Vota sipas filtrit të fitores Meta
Përpara zgjedhjeve kam shprehur mendimin se rezultatin e votimit do ta përcaktonin dy variable: më një anë pakënaqësia në rritje e njerëzve që favorizonte PS dhe, më anë tjetër, mundësia e manipulimit të votës që, sipas gjykimit tim, favorizonte PD-në. Pasi PS bëri koalicion me LSI, m’u forcua mendimi se kjo do të ndikonte mbi pakënaqësinë për shkak të kostos morale të këtij koalicioni.