"Islamofobia" si argument në ndihmë të masakrës së Parkut të Namazgjasë

Ne jemi ajo çfarë mbrojmë” thotë Audrey Toutou (Sofie Langdon) në filmin që po jepet në TV në çastin që u ula për të bërë këtë shkrim. Ka qindra kauza në këtë vend, kauza që vijnë për shkak të një shteti shtypës, vrimash ligjore në një shoqëri apatike dhe individësh përfitues e abuzues. Në një shtet të së drejtës e shoqëri funksionale, nuk do kishim nevojë të dilte njeri për të mbrojtur vajzat nga ata që i presin kokat. Mes kaq shumë kauzash, është e vështirë të dalësh për të gjitha, dhe ata që duan të marrin një kauzë, prioritizojnë të vetat. Kauza ime është parku i Namazgjasë.
Parku i Namazgjasë
Duke përfituar nga amullia zgjedhore, nga mosdëshira e subjekteve politike “për ta kruajtur” me një komunitet që mund të ndjehet i prekur, një nga parqet e pakta që i kanë mbetur Tiranës është rrethuar me teneqe, dhe pemët e bukura aty tashmë janë prerë. Motivi: duan të ndërtojnë aty një xhami dhe dy qendra tregëtare. Ky akt, u realizua mu në mes të zgjedhjeve me formulën tashmë të njohur “të faktit të kryer”.
Lidhur me këtë, para pak ditësh bëra një shkrim te “Dita” të titulluar “Bashkëjetesa e xhamisë me krimin” (http://respublica.al/opinion/2013/06/22/bashkejetesa-e-xhamise-me-krimin). Për shkak të fokusit të njerëzve te zgjedhjet, shkrimi nuk ishte prioritet i ditës. Të vetmit që u shqetësuan për ta sulmuar në blogosferë ishin ata që u prekën në ndjenjat e tyre fetare (dhe disa pak që u prekën se u kisha sharë fejsbukun).
Pavarësisht mundimit, argumentet e shkrimit janë aty, ende të pasfiduara.
Bashkëjetesa e xhamisë me krimin
Për ata që nuk kanë mundur ta lexojnë shkrimin, në mënyrë të përmbledhur argumentet e mia janë si më poshtë:
Krimi ekologjik “po vishet me xhami”. Dmth, po përdoret xhamia si arsye për të shkatërruar një park e për të ndërtuar dhe qendra tregëtare. Këtë ndërtim betoni nuk do mund ta heqim më kurrë, shi sepse është i veshur me xhami.
Nevoja për ta bërë pikërisht aty, është më tepër se mungesë hapësirash aktiviteti fetar, dëshira për të “treguar muskujt” karshi feve të tjera. E tillë nuk është vetëm kjo xhami që po ndërtohet – shkruaja – por dhe katedralja ortodokse që betonizoi një tjetër lulishte, dhe ajo katolike pas Hotel Dajtit. Tirana nuk mund të ketë nevojë që në një kuadrat të vogël në qendër të ketë kaq shumë objekte kulti.
Në Shqipëri vërej që ka njerëz që janë në rradhë të parë besimtarë, e më pas qytetarë. Ndaj, bashkëpunëtorë të heshtur në këtë krim, janë të tërë ata besimtarë që për hir të “xhamisë” janë gati të pranojnë prishjen e parkut.
Ne jemi ajo çfarë mbrojmë. Po çfarë mbrojnë të tjerët?
Ata që “kam inat”
Komentet kundër shkrimit në blogosferë përftuan shumë pak arguemente. I pari, mund të përmblidhet kështu: “ku ishte ti kur u ndërtua Katedralja ortodokse dhe ajo katolike”. Do të ishte banalizim i argumentit dhe të jap shpjegime ku kam qenë para 10 vitesh apo para 2 vitesh. Krimi po ndodh, dhe është aty, kudo që të kem qenë unë. Me këtë logjikë, meqë unë nuk kam folur për x shkatërrim ekologjik në 1996-n, nuk mund të fliskam më. Akoma më naiv është arguementi tjetër që mundë të përmblidhet sikur “unë kam inat personal” me komunitetin islamik. Për ironi, të njëjtën kauzë më kanë bërë në blogosferë edhe ortodoksët para ca muajsh. Fati i keq i yni, që debati publik përqendrohet tek individi, dhe jo te argumenti. Të thuash ky arguement nuk vlen se filani na e bën për inat, i bie që të mos kesh kurrë një argument, se këdo mund ta akuzosh që e bën për inat. Kjo mënyrë të menduari legjitimon shumë shëmtira që ndodhin në shoqërinë shqiptare. Stambollitët nuk u tërhoqën nga Parku Gezi edhe kur Erdogani me cinizëm tha që do e bëjë xhami e jo qendër tregëtare. Apo dhe ata kanë inat me komunitetin silam të Stambollit?
I vetmi argument me vlerë për t’u diskutuar është “ku do të luten besimtarët”. Unë besoj, që në Tiranë mund të gjendet një vend tjetër, pa qenë nevoja të jetë mu në qendër, pa qenë nevoja të prishet parku i Namazgjasë dhe që të plotësojë nevojat e besimtarëve. Por, kam frikë se ata e duan mua aty, qoftë për karshillik ndaj katedraleve, qoftë se duhen dhe nja 2 qendra tregëtare mbrapa.
Toka mund të jetë e komunitetit, por kjo s’do të thotë që kushdo mund të ndërtojë çfarëdo në tokë të tij. Përndryshe, kot luftuam për të mbrojtur Piramidën nga tentativa djalëzore e pronarëve të tokës poshtë saj për ta shembur.
Të tërë “argumentet” kundër, vetëm më lanë të kuptoj që argumentet e shkrimit “bashkëjetesa e xhamisë me krimin qendrojnë. Një komentues shkroi: “për ca pemë aty”. Nuk janë ‘ca pemë’! Është një park! Por është e vështirë t’ia shpjegosh këtë dikujt që ndjehet së pari ‘besimtar’, e në rradhë të 4-t a të 5-të ‘qytetar’.
Republika e Re
Arsyeja pse rimora argumentin e parkut të Namzgjasë nuk ishte për replikë. Nuk ka ndonjë replikë të madhe për të bërë aty. Arsyeja, është se pas qetësimit pas-zgjedhor, ata që janë në rradhë të parë ‘qytetarë’ në këtë qytet të kenë fokusin te kjo ngjarje me dëm të pakthyeshëm për qytetin. Ndaj do odja ta rihapja prapë këtë temë. Edhe pse pemët janë prerë, krimi fillestar është bërë. Por, të paktën mos të lejojmë të mbijnë kërpudha të tjera betoni në atë hapësirë.
Tirana është e para?? Jo, zoti Kryehipokrit i qytetit! Vendimi për të dhënë lejet e ndërtimit në periudhë zgjedhjesh është më së paku një tentativë për të joshur vota. Nuk do habitesha po të ketë interesa shumë më të thella ekonomike poshtë.
Vërej këto ditë çlirimin e besimit të shumë njerëzve se një erë e re po lind.
Unë do të nisja ta besoja këtë, nëse qeveria e re e Ramës, dhe ai vetë personalisht, shpall një moratorium mbi të gjithë vendimet elektorale apo krimet me natyrë ekonomike të qeverisë së ikur, të bëra pa debat publik, me formulën e “faktit të kryer”.
“Ne jemi ajo çfarë mbrojmë.” Tregona pra, Republikën e Re!
/DITA/
Comments
Z. Cukali, se pari edhe

Z. Cukali, se pari edhe kryehipokriti i meparshem i Tiranes e vendosi projektin e xhamise se Tiranes ne nje park publik, por ti dhe te gjelberit e tjere nuk reaguat.

Se dyti qendrat tregtare pas xhamise nuk i nderton KMSh, dhe as i deshiron ndonje besimtare qe neglizhon dimensionin e tij qytetar. Thellohu me tej dhe do te dale qe aty investitor duhet te jete pronari i truallit qe nuk eshte KMSh.

Se treti, edhe une e dua ate namazgja ashtu siç ishte, megjithese peçudnimi i pare i saj erdhi nga zgjerimi i rruges qe hodhi pertoke selvite me te hershme dhe gllaberoi mbi dymij metra truall. Rruga institucionale qe eshte ndjekur dhe oerversiteti i shfaqur ndaj ketij komuniteti per rastin e xhamise me ben mua te hesht per kete projekt.

Se katerti, ju vetem pas reagimit ne blogsfere, ne shkrimin e sotem po propozoni qe xhamia te ngrihet diku tjeter. Keshtu po i jepni nje drejtim tjeter shqetesimit tuaj duke adresuar dy zgjidhje, ruajtjen e parkut dhe gjetjen e nje trualli tjeter. Puna eshte se ngado te sillemi nuk do ta gjejme nje truall te pershtatshem per nje xhami perfaqsuese per besimtaret. Nje propozim po ta jap une; te ngrihet nga e para xhamia me e hershme ne qytet ajo e Sulejman Pashes. Per te nuk duhet te presim ndonje peme (selvine e hershme 300 vjeçare aty e dogjen me disa seanca fshesaxhinjte e nates), thjesht do te duhej te shvendosnim ate te panjohurin e bronxte qe e mban grushtin mbledhur. Por kam frike se ne kete rast do te shqetesohej dikush tjeter, ke kauzen se po prekeshin simbolet heroike partizane, dikush tjeter do te dilte e te thoshte se po ndertohen simbole neootomane antieuropiane me reminishenca nostalgjike per pjesmarrjen ne ish perandori, dikush tjeter do te protestonte se po zihej nje hapsite qe sherben si burse punesimi per te ardhurit ne qytet dhe keshtu zbehet ndonje premtim elektoral. etj

Se fundmi, qe te jesh ajo qe mbron, nuk duhet domosdoshmerisht qe te perplasesh me dike qe po mbron diçka tjeter legjitime. Mbrojtja nuk duhet te sjelle perplasje me mbojtesin tjeter, moderimi ne kete rast do te nenkuptonte nje lloj mbrojtjeje pa perplasje, pavarsisht se jo gjithçka do te arrihet te mbrohet plotesisht pa leshuar diçka per mbrojtesin tjeter dhe anasjelltas.

Neper xhamia predikohet

Neper xhamia predikohet SHERIATI, i cili asht ligj mesjatar arab i kundraligjeshem, asht kundra Kushtetues se Republikes se Shqiperise, kundra kushtetutes europiane dhe kunder Kartes se kombeve te Bashkueme te Drejtave te Njeriut. Propagandimi i ideoligjise antikushtetuese denohet simbas Kodit Penal te Republikes se Shqipnise.

Per kete arsye, pa u pastrue xhamiat nga propagandimi i SHERIATIT, keto vazhdojne te jene qendra antikushtetuese dhe per kete arsye nuk duhet te lejohen te funksionojne pa pastrimin e SHERITATIT. Per rrejdhim ndertimi i nji XHEMIE TE MADHE, asht ndertimi i nji qendre te madhe antikushtetuese.

Xhamia ne parkun e Namazgjase

Xhamia ne parkun e Namazgjase nuk duhet te ndertohet. Asnjeri nuk ka gje kundra myslimaneve, por kjo xhami ndertohet duke u rene ne qafe shqiptareve te tjere. Shqiperia eshte e te gjitheve.

Do vije koha qe do te behet dhe kjo bisede seriozisht, por nqs. sipas censusit te fundit ka 1.4 mln myslimane shqiptare, keta perbejne 30% te gjithe shqiptareve brenda dhe jashte vendit. Dhe ndertimi i xhamive duhet te behet ne raport me kete kriter. Per momentin xhamite kane pushtuar Shqiperine ne menyre te dhunshme dhe imponuese ndaj shumices. Kjo xhami kaq e madhe dhe fatkeqesisht kaq e shemtuar eshte nje objekt me shume jashte realitetit shqiptar.

z. Cukali, Ju serish fyeni

z. Cukali,

Ju serish fyeni besimtaret duke i quajtur ata besimtare me pare e qytetare me pas. Ne nuk jemi besimtare mbi te qenit qytetare. Ne na interesojne te gjitha gjerat qe u interesojne qytetareve te tjere, na interesojne shkollat e mira per femijet tane, rruget e mira e te pastra, uje e drita pa nderprerje, zhvillimi ekonomik, hapesirat e gjelbra, kendet e lojrave per femije, aktivitetet kulturore etj etj. Por, si qytetare besimtare, ne kemi edhe nevoja fetare, te cilat deri tani nuk po permbushen sic duhet. Ju thoni: " Tirana nuk mund të ketë nevojë që në një kuadrat të vogël në qendër të ketë kaq shumë objekte kulti." Kjo nuk eshte e vertete, mjafton te kaloni nga qendra te premteve e te shihni si detyrohen besimtaret te falen ne mes te rruges, vapes e shiut, pluhurit e zhurmes. Kjo tregon se ai kuadrat i vogel i qendres se Tiranes, ku qarkullojne me dhjetra mijera besimtare, ka nevoje serioze per nje objekt qendror te kultit islam.

Problemi me ju z. Cukali eshte se ju flisni nga pozitat e nje super-qytetari qe mendon se e di c'eshte me e mire per qytetaret e tjere, dhe tjetra eshte se nje qytetar sipas jush eshte me pare qytetar pastaj besimtar. Pse duhet bere kjo dikotomi? A nuk mundet dikush te jete edhe qytetar edhe besimtar ne te njejten kohe, pa pasur nevoje te vere njeren mbi tjetren?

Pervec xhamise qendrore, qytetaret besimtare, e jo vetem musliamne, kane dhe nevoja te tjera fetare te papermbushura, si psh nevoja per qendra fetare me te vogla ne lagjet e Tiranes, nevoja per hapesira lutjesh e faljesh ne spitale, administrate, burgje, ushtri, aeroport etj., nevoja per "chaplains" dhe keshillues shpirterore ne te njejtat institucione publike, nevoja per te pasur 2 ore pushim te premten (muslimanet) per te kryer obligimet fetare etj. Keto z. Cukali jane nevoja imediate dhe serioze te qytetareve besimtare qe cilat askush nuk merr persiper ti permbushe. Ndoshta qytetareve laike si ty keto mund te duken si triviale, por per qytetaret besimtare keto jane jetike.

Me respekt,

Z. Koloreto keni më se të

Z. Koloreto keni më se të drejtë ne jemi të tillë sepse ne këtë mbrojmë po ska si të ndodhë ndryshe kur 75% e shoqërisë janë katundarë dhe më e keqja myaliman si mun të pretendojmë se do ketë përparim nuk di të ketë një popull tjetër me të tillë përbërje të ketë parë përparim në qoftëse e dini ma thoni se do më bëni një nder

Njerezit e qyteteruar dine te

Njerezit e qyteteruar dine te respektojne kulturen, fene, idete e tjetritn, ndersa ata te paqyteteruar nuk dine ta bejne kete, por vetem dine te shtojne e fortifikojne paragjykimet dhe sterreotipet, sic ben edhe ti me teper. Problemi i ketij vendi jane mendje te mbyllta, te cekta, e te erresuara me urrejtje e padituri, si kjo e jotja, dhe perkatesia fetare e nje pjese prej kesaj shoqerie.

ISLAMOFOBIA nuk asht FOBI'

ISLAMOFOBIA nuk asht FOBI' ndaj Besimit fetar islam mbi Allahun, mbi pikpamjet hyjnore apo me te gjithe te derguemit/pejgamert e Allahut/Zotit, por asht FOBI' ndaj SHERIATIT/Ligjve shtetnore te vendeve arabe te cilat jane ne kundershtim me menyren e jeteses europane, me kushtetuten europiane/shqiptare, ne kundershtim me te Drejtat e Njeriut.

Nga kjo pikpamje shumica absolute e shqiptarve kan ISLAMOFOBI' (apo jo?!?!).

Shkrim i pasinqertë.

Shkrim i pasinqertë.

O njeri me emer te keq

O njeri me emer te keq "Hasmi"!!!!

Ti studjoje histroine e botes se mire ban, por ne kete shkrim flitet per nji problem aktual, i cili asht nji trashigimi e nji pushtimi 500 vjeçar te shqiptarve nga turqit osman. Keto sollen ne trojet shqiptare, ne Ballkan, ne kete pjese te Europes traditat arabe te shekullit te VII te pershkrueme ne librin e tregtarit arab Muhamet. Keto tradita dhe ligje bijn SOT ne kundershtim me parimet e sotme europiane dhe me KUSHTETUTEN e SOTME te Shqipnise. Ky asht nji porblem aktual, i damshem jo vetem per shqoqnine shqiptare si shoqni, por i damshem edhe per politiken e jashtme shqiptare ne raport me fqinjt dhe me vendet e perparueme europiane, tek te cilat don te futet populli shqiptar. Ajo qe tregon ti ne "studmin tand" nuk ka kurrfare lidhje me te tashmen. Ato qe pershkruen ti, pamvarsisht se duhen verifikue dhe duhen shikjue ne kontekstin e asaj kohe, sot nuk paraqesin asnji interese dhe asnji problem per shqiptar.

Ne lidhje me Vatikanin ne pergjithesi, ai ka qene gjithmone ne krahun e shqiptarve tue fillue nga mbeshtetja qe Vatikani i ka dhan shqiptarve (ushtrise se Gjergj Kastritit) per mbrojtjen e trojeve te veta nga pushtuesit barabar turq-osman. Vatikani/Papa shqiptar Albani i XII ka organizue ne trojet shqiptare ne vitin 1702 Kuvendin e Arbrit per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes shqipe te ndalueme nga turqit. Ky Kuvend ka lane gjurmet e veta per shekujt psardhes. Vatikani ka mbeshtete hapjen e shkollave shqipe ne trojet shqiptare tue ba perpjekje me turqit. Vatikani ka mbrojte shpalljen e Pamvarsise ee Shqipnise ne konferencen e Parisit 1919. Vatikani ka luftue per çlirimin e Europes Lindore, perfshi edhe Shqipnine, nga diktatura komuniste. Edhe sot Vatikani asht ne krahun e popullit shqiptar edhe pse katliket jan ne perqindje ma te vogel se ju muslimant (prej te cilve nji pjese jane me origjine afro-aziatike si ti). Prandej po fole per Vatikanin/Papen ne raport me shqiptart, Vatikani ka nji BILANC POZITIV, ne nji kohe qe kleri musliman i krijuem nga pushtuesi turk, ka qene nji vegel qorre ne sherbim te pushtuesit dhe sot po lot nji rol negativ ne fitjen e shqiptarve ne boten e perparueme. Ky kleri musliman propagandon vetem mentalitet arab te shekullit te VII, mentalitete te mykuna mesjetare.

Add new comment