Ku shkuan votat e PD-së?

Rritja e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 23 qershorit, krahasuar me 2009-en, ishte plot 200 mijë – nga 1.54 milion në 1.74 milion. Duke llogaritur se rreth 50 mijë nga pjesëmarrësit në zgjedhje mund të kenë qenë emigrantë, i bie që rreth 83% e popullsisë në moshë votimi që jeton në Shqipëri ka marrë pjesë në zgjedhje. Në qoftë se zgjedhësit që votuan për PD-në në 2009-ën, si dhe bijtë e tyre që arritën moshën e votimit në 23 qershor, do të kishin votuar përsëri për të, ajo do të kishte 40.2% të votës në rang kombëtar, ose rreth 690 mijë vota të vlefshme. (Këtu presupozohet që PD-ja do të kishtë marrë edhe rreth 20 mijë vota nga emigrantë të ardhur për zgjedhjet).
Por PD-ja mori vetëm 30.6% të votës në rang kombëtar, ose rreth 525 mije vota te vlefshme… Dhe ku shkuan votat e 165 mije votuesve potenciale te PD-se?
Vetëm fare pak prej tyre duhet të kenë ndejtur në shtëpi në 23 qershor, sepse pjesëmarrja arriti një nivel të krahasueshëm me vitin 1992. Një pjesë e votuesve të PD-së mund të kenë shkuar brenda koalicionit të djathtë, kryesisht tek PDIU-ja dhe PR-ja, të cilat e rritën peshën e tyre elektorale përkatësisht me 1.7 dhe 0.9 pikë. Një pjesë tjetër mund të kenë shkuar tek partitë e reja si FRD dhe AK, të cilat morën përkatësisht 1.7% dhe 0.6% të votës në rang kombëtar.
Por destinacionet e mësipërme janë shumë të vogla për të akomoduar numrin e madh të zgjedhësve që u larguan nga PD-ja (bëhet fjalë për jo pak, por rreth 165 mijë votues potencialë të saj, të cilët nuk votuan për të). Një numër shumë i madh i tyre duket se ka shkuar tek koalicioni i majtë, i cili e rriti peshën elektorale me 6.3 pikë. Dhe brenda këtij koaliconi, duket se LSI-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 5.7 pikë, ka qenë destinacioni kryesor i votuesve potencialë të PD-së. Ndërkohë një pjesë e tyre e vogël mund të kenë shkuar tek PS-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 0.6 pikë.
Përse ky eksod i madh i votuesve potencialë të PD-së kryesisht drejt LSI-së, si dhe drejt partive të tjera të majta e të djathta? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, si dhe per te analizuar perthyerjet lokale te eksodit, duhet kryer një studim i thellë me të paktën 10 mijë të anketuar në të gjithë vendin. Në mungesë të tij, mund të bëjmë vetëm hamendje…
Comments
Ne shqip themi, fshati qe

Ne shqip themi, fshati qe duket nuk do kallauz. Te gjithe e dime se cfare ka bere LSI-ja.

Pershendetje zoti

Pershendetje zoti Zaloshnja!

Analiza e juaj eshte e drejte. Ashtu si une, edhe shume miq te mij demokrat, kemi votuar per LSI-ne. Arsyeja eshte se qeveritaret e PD-se u bene arrogant dhe mosmirenjohes. Ka qene nje spostim i heshtur drejt LSI-se per dy arsye; se pari per shkak te nje pakenaqesie te tejskajshme te shkaktuar nga pushtetar te tille te tipit te Genc Pollos, Aldo Bumçit, Genc Rulit, Jozefina Topallit etj. Pa perjashtuar ketu babezine e kastrokungullit, pra djalit te zotit kryeminister. E dyta eshte se perfaqesuesit e LSI ne kerkuan mbeshtetje individuale dhe na dhane garanci se problemet tona do te jene ne vemendjen e tyre.

Kjo eshte me pak fjale e gjithe historia e spostimit per tek LSI. Ka shume gjasa qe kjo te vazhdoje edhe ne te ardhmen; ku ne demokratet, te bejme sikur vazhdojme te jemi demokrat por ne fakt javen e fundit te fushatave elektorale te kthehemi ne nje fushate reçensive per LSI. Kjo, sepse me sa shohim, e ashtuquajtura dorheqje e Berishes nuk eshte largim, por vazhdim i pushtetit te tij me forma te tjera. Ai do beje lojen dhe ne do bejme lojen tone, ashtu pa u marre vesh me njeri tjetrin, pa bujë e zhurme, por ne fakt ne nje opozicion te gjere ashtu siç beme ne keto zgjedhje. Per ne partia e Topit dhe variacione te tjera partish me ish te perzgjedhurit e Berishes, nuk jane alternativa. Ne kemi vajtur dhe do te shkojme ne mitingje, do te duartrokasim per PD, por mbeshtetjen tone nuk do ta kete derisa ajo te distancohet qarte nga mashtrimi, hipokrizia, arroganca e gjera te tilla. Ne do rrime aty si kriptoopozite, si provirus. Nuk na ka mbetur rruge tjeter. Votat e demokrateve devijohen nga demokratet...

Kaq per sot.

o zoti burbuqe......... duket
o zoti burbuqe......... duket qe je i LSI!!! dhe na tregon perralla me demokrat hahahaha...... dhe un po te them qe votoj PS, dhe kurre kurre kurre nuk do votoj LSI, more vesh??? eshte e vertete qe gati 100 mije veta kane ikur nga PD tek LSI, por te garantoj qe nuk jane demkrate (mgjths i kam inat PDistat e vertete, te pakten i respektoj)....keta 100 mije veta, thjesht e kthejne pallton nga fryn era, jane ata shqiptaret pragmatist qe per 300 euro ne muaj, shpallen edhe kinez............ si perfundim LSI eshte fenomeni me negativ i ketyre 10 viteve te fundit
to filan fisteku :) -Jam me

to filan fisteku :)

-Jam me PD-ne qe heret, por nuk durohen më legenlliqet e fodulliku i pseudoministrave te PD-se.

Shpresojme te rithemelohet PD-ja dhe te kthehemi ne shtrepine tone, ndryshe PD-ja do te mbetet ne muze. Sa per PS-ne, me mire te mos gdhihet ne mengjes, do te qe me mire, pike se pari se u mundua te zgjedh ca deputet bandit e sharalatan, sideomos nga "hec atë" :)

Eshte ethjeshte fare, Iliri

Eshte ethjeshte fare, Iliri mori nga pjesa e Saliut sidomos nga Administrata qofte ajo lokale apo edhe qendrore, sepse duan te rujane vendet e punes, pra PS nuk ka ndryshuar asgje 66 deputete nga 2009. Ne kete rast kane voutar 53 %. pra 47 % eshte indiferente dhe mosbesuese.

"Duke llogaritur se rreth 50
"Duke llogaritur se rreth 50 mijë nga pjesëmarrësit në zgjedhje mund të kenë qenë emigrantë, i bie që rreth 83% e popullsisë në moshë votimi që jeton në Shqipëri ka marrë pjesë në zgjedhje."
Prape je gabim sepse

Prape je gabim sepse perqindja e pjesmarrjes eshte 53%........po 47% ku jane ??????

me shume se gjysma e 47-es

me shume se gjysma e 47-es jane ne emigracion, ore ilir. z.zaloshnja ta ka thene se vetem 50 mije vete kane ardhur per te votuar nga emigracioni 1.2 milionesh. kurse nder votuesit qe banojne ne shqiperi, zoti zaloshnja ka llogaritur se 83% kane votuar. A DI TE LEXOSH SHQIP TI ILIR DHE A DI FARE PAK ARITHMETIKE?

Per ty Anonim po deshe te jap

Per ty Anonim po deshe te jap edhe leksione Matematike......se as nuk te njoh dhe as nuk me njeh dhe as dua te te njohe.........nuk po zgjatem...n.qs. nuk je Zaloshnja vet....mbrapa Anonim-it.......nuk po nisem se cfare ka analizuar Zaloshnja, po them shkurt si i gjeti Bixhozxhiu Meta votat ....duke bere premtime per vendet e punes ( Keto jane pjese e PD-s) Meta ka "ngrene" elektorat nga PD-ja...mbase edhe nga Ps-ja.. dhe duke dhe nen dore....

Thote Togliatti(Palmiro)qe

Thote Togliatti(Palmiro)qe politika perfundon ne aritmetike numrash.Ju z.Zaloshnja,qe merreni shpesh me statistikat a do na shpjegoni ndonjehere sesi eshte e mundur qe popullsia ne moshe per te votuar eshte 2.8 milione dhe votues ne lista jane 3.2 milione?Eshte nje skart jo i vogel,rreth 400 mije,plot 1/8 e tere"basenit"elektoral..Pra 400 mije zgjedhes virtuale jane mjaftueshem per te prodhuar deputete e deri parti fitimtare.Tek ky basen ka zhvatur PD e ndoshta nje 30% e ka pasur realisht si elektorat,por nuk besoj me shume,as ne 22 mars te'92 nuk besoj te kete shkuar pertej 40% real.Sado nuk po flitet prej kohesh per 2009,ato zgjedhje u manipuluan me budallallek elefanti dhe PS kishte me shume elektorat ne 2009.Quaje sepse ne mandatin e pare PD beri krime monstruoze duke hequr me grushta e dhune mesjetare shume socialiste apo simpatizante nga puna,quaje vjedhjen tek rroga e Kombit,quaj mynxyren e Gerdecit,realisht PS ato zgjedhje i fitoi,pavaresisht se Berisha i vodhi hapur dhe amerikanet sepse jane te fiksuar me ate standartin 8 vjeçar,se ta themi hapur,pa amerikane nuk prishet qe te ndreqet;jane muratore te pamesuar me kursime ata.Nuk i kuptoj ato opinione qe"sigurojne"lexuesit qe ja,PS kaq vota sa morri tani kishte edhe ne 2009;nuk eshte e vertete.Nqs PS kete vit pati rrjedhje e pati per disa arsye.1.Sepse mjaft simpatizante nuk e kaluan dot ne stomak aleancen e 1 prillit;une vete pertova te zbres ne zgjedhje,se nuk ma kishte enda per kete,por mjaft njerez te mi di qe nuk shkuan fare po per kete arsye,pra,vdiq nje Pape,rrofte Papa i ri...Nje arsye tjeter ishte se Edi Rama largoi disa njerez dhe solli te rinj,solli bisnesmene me te kaluar korruptive dhe si politikan nuk eshte aq i zoti e liberal Edi,t'a themi hapur;kjo krijoi pakenaqesira.Une per vete si Meta jam me origjine nga e njejta zone dhe per kollajllek do t'i beja hosanara Metes,se thone qe eshte shpirtgjere dhe xhymert i madh(hahahhaaaa),por as Meta eshte aq i zoti ne politike,se nuk behesh lider vetem duke blere.Te ishte ashtu,bejlerlleku nuk do zevendesohej nga borgjezia.Te gjykosh moshen e Metes dhe thinjat e tij,i bie qe jeta e ka plakur para kohe,sado paraja thone qe s'i ka munguar.Qe te mos zgjatem,ka te dhena qe LSI bleu ne te djathte e te mengjer,ku mundi e ku ia arriti.Nje njeriu im i afert pati trysni te votonte LSI edhe pse punon ne nje kompani private,jo vetem ai por edhe gjithe familja e gjere qe eshte sa tre skuadra futbolli perfshire dhe shoferet e autobuzeve.Ja,keshtu bene!Turp eshte,se jemi mesuar te degjojme qe blejne vota vetem partite e djathta,ndersa supozohet qe ne gjithe boten e majta i ka votat me shumice dhe pa leke fare;nuk di nese je dakord.Por ja qe e majta LSI ble dhe paguan mire dhe kam frike se Ilir Meta nuk do dije te beje ndryshe per aq kohe sa do rrije ne politike.Ate punen e videos ia bene me te ngecur,se duket qe Iliri i bie pazarit pa shume dredha dhe s'eshte shume i shtrenjte ;une mendoj qe duhet te ruhet.Pyetjes se ku shkuan votat e PD perfundimisht dua t'i pergjigjem:Asgjekund;thjesht ato vota nuk ekzistonin dhe te gjithe ju statisticienet e dini mire qe keto vota asqe kane ekzistuar.

O Zaloshnja pse nuk u thua

O Zaloshnja pse nuk u thua Shqiptareve qe nuk kuptojne se 6.3 piket e rritjes se LSI jane afersisht njesoj sa 0.6 piket e rritjes se PS?

6.3% e 1.72 milion votave
6.3% e 1.72 milion votave eshte 108 mije vota. 0.6% e 1.72 milione votave eshte vetem 10 mije vota...
Cfare rendesie ka ku shkuan

Cfare rendesie ka ku shkuan votat e PD-se. Sipas Topallit ato shkuan bshke me SALLON e XHOZIN "PER LESH"...

Add new comment