Makthi “artistik” i Kryeministrit Rama

Postuar në 30 Qershor, 2013 05:41
Mustafa Nano

Dy gazetarë të portalit të njohur francez, Le Courrier des Balkans (që fokusohet te çështje të Ballkanit), Philippe Bertinchamps dhe Jean-Arnault Derens, kanë qenë në Shqipëri gjatë ditës së votimit. Në mbrëmje ata kanë mundur t’i marrin një intervistë Ramës që, ndonëse numërimi i votave ende nuk kish filluar, ish i sigurt në fitore. Dhe intervistën e kanë publikuar shpejt e shpejt në sajtin e tyre, nën titullin “Edi Rama, kryeministri dhe vdekja”. Vdekja? Po pse vdekja? Sepse në një moment të bisedës me gazetarët francezë, në fund të asaj bisede, Rama thotë diçka që atyre me të drejtë u ka bërë përshtypje. Ja ajo që Rama u ka thënë germë për germë: “Unë nuk u bëra Edi Rama nëpërmjet politikës. Unë isha Edi Rama përpara. Në qoftë se qëndroj [në politikë], është për të bërë diçka. Kam një problem me vdekjen. Vjen nga fakti që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe me historinë. Dua të lë një emër. Nuk i çaj kryet për të tjerat. Bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”.
Është përgjigje interesante, s’ke ç’thua. Një përgjigje që të mbetet në mendje. Rama nuk është se ua ka shtjelluar idenë e tij gazetarëve francezë. Bëhet fjalë për një bisedë krejt në të nxehtë, të bërë vetëm pak çaste pas mbylljes së kutive të votimit e para se të fillojë numërimi i votave, në një kohë që Rama ish i tendosur, i rraskapitur, i fikur. Por kjo që ka thënë nuk është një gjë që i ka shpëtuar. Nuk është se ia ka dhënë truri aty për aty si ide. E ka pasur të menduar.
Ma ka thënë dhe mua, në një rendezvous që kam pasur me të pas takimit të bujshëm e “historik” të Lalzit (është e fundit rendezvous që kam pasur me të). Nuk e mbaj mend si erdhi biseda, por nuk është e çuditshme që pas Lalzit (një dreq e di pse mendoj se takimi Rama-Meta ka qenë i njollosur apriori në rrugë toponimike. “Lalz”. Çfarë emri!) të flitej dhe mbi motivimet e dikujt për t’u marrë me politikë. Dhe Rama më foli për problemin që ai vetë ka me historinë. “Dua të lë një shenjë, një shenjë që të mbetet edhe kur unë nuk do të jem”, më tha pak a shumë. Dhe m’u duk se ma tha në mënyrën më naive të mundshme. Apo kështu më është dukur mua, ngaqë naiv jam vetë? S’kam ide. Për vdekjen nuk folëm, sidoqoftë. Këtë problemin që ai paska me vdekjen e mora vesh tani, nga intervista dhënë francezëve.
Ka ndonjë gjë të habitshme në këtë mes? Jo, asnjë. Secili prej nesh ka një problem me vdekjen. Secili prej nesh tërhiqet zvarrë në këtë jetë prej makthit të vdekjes, e prej dëshirës që na del nga rropullitë për të lënë një gjurmë që mbetet përjetësisht. Sipas meje, Berisha e ka më dramatik këtë makth. E dini pse e mendoj këtë? Sepse ai e fsheh faktin që e ka një problem me vdekjen. Në një intervistë që i kam marrë atij tri ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, njëra prej pyetjeve (ishin 125 pyetje, për të cilat kërkoja përgjigje të shkurtra) ishte: Çfarë mendoni për vdekjen. Dhe përgjigjja e Berishës ishte trallisëse: Është gjëja që më preokupon më pak. Sipas meje, ai ka gënjyer. Dhe shyqyr që ka gënjyer. Përfytyroni sikur të jetë njimend e vërtetë se “vdekja është gjëja që e shqetëson më pak në këtë botë”. Brrrr!
Por le të kthehemi te Rama. Sipas meje, ka një problem te “problemi i Ramës me vdekjen e me historinë”. Ka një problem që nuk është më i Ramës. E them këtë, pasi kështu si e shtron Rama, i bie që gjithë frymëzimet, motivimet, zgjedhjet, skrupujt, vendimet, madje dhe idetë e idealet, ai i ka të ngritura mbi këtë problem të tijin. E prandaj problemi i Ramës është një problem i të gjithëve. Është i të gjithëve në kuptimin që ne nuk e dimë se kur mund ta quajë të zgjidhur Rama problemin e vet. Mund ta quante të zgjidhur kur fitoi për herë të parë kreun e bashkisë, por nuk ishte kështu dhe tentoi për herë të dytë. E fitoi dhe për herë të dytë, e mund ta quante fare mirë të zgjidhur, pasi la shenjë e bëri disa gjëra, por jo, tentoi për herë të tretë. Pastaj për herë të katërt, në një kohë që më anë tjetër pretendonte dhe karrigen e kryeministrit. Dhe ja ku jemi, u bë kryeministër, e dëshiron të bëjë disa gjëra, dëshiron të lërë shenja të tjera.
Ka një problem te problemi i Ramës me vdekjen e me historinë, pasi ka rrezik që për njerëz me një problem të tillë të pazgjidhur e të pazgjidhshëm, mund të ndodhë që të mos kenë rëndësi ca gjëra të tjera, të cilat te një politikan shihen me kujdes prej të tjerëve, siç mund të jenë përunjësia, llogaridhënia, ndershmëria, morali e opinioni publik, meraku për interesin publik dhe atë kombëtar etj., etj.
Rama, ashtu si dhe të tjerë si ai që e kanë shumë problem këtë problem, kanë një mënyrë për të dalë “të nderum” nga kjo grackë. Le ta mbajnë, dhe le ta kenë me okë, ambicien e pasionin e tyre për të lënë shenjë e gjurmë në histori, por në të njëjtën kohë ata duhet të bëjnë çmos t’i mbushin mendjen vetes, se ka gjëra që janë më të rëndësishme në këtë botë, dhe se – për ata që janë politikanë – ambicia e pasioni duhen përmbushur në respekt të rregullave të lojës, sidomos në respekt të zgjedhjeve të ndershme e të lira, në respekt të bashkëpunëtorëve e kundërshtarëve, në respekt të ligjeve të shtetit, e ç’është më e rëndësishmja, në respekt të faktit që ka dhe të tjerë që kanë po këtë problem me vdekjen, me historinë, rrjedhimisht që kanë po këtë ambicie e pasion për të bërë gjëra e për të lënë gjurmë.
Duket sikur këtë harron Rama, kur thotë atë që u ka thënë gazetarëve francezë. E nëse e harron gjithë kohën, nëse sublimon vetëm këtë hall të vetin, mund të vijë një moment, kur dëshira e tij për të bërë disa gjëra e për të lënë shenjë në histori mund të gjykohet, prej atij vetë, më gjenuine, më domethënëse e më e rëndësishme sesa rregullat ‘budallaqe’ të një lojë demokratike, se interesi ‘abstrakt’ kombëtar e publik, se nevoja ‘e pakuptimtë’ e të tjerëve për të mos rënë dakord me të e për ta konkurruar, etj., etj.
Dhe kjo është rrethana, kur halli i tij mund të bëhet halli i të tërëve. Larg qoftë!

/Shqip/

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Me duket mua apo po te fliste Berisha me nje gjuhe te tille te gjithe do i cilesonim si delire madheshtie te nje autokrati. Kur do e mesojne keta dreq qe ne demokracite moderne te jesh edhe kryeminister do te thote te jesh nje lloj krye-menaxheri i perkohshem i shtetit, e asgje me shume.

Submitted by gingi (not verified) on

Nuk degjoj ato qe thote, pres te shoh ate qe do bej. Per ta gjykuar. Mua me pelqen kaq shume makthi , tormenti i artistit. Njerez qe nuk gjejne   paqe, persona inteligjente, interesante, me pelqejne "shpirterat ne flake " si thote  Bukowsky....

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Muci, po nuk hyn ne histori robi kur produktin e ka negativ...

Me sa kuptoj, shtysat me te forta qe te lumturojne dhe i japin vlere egzistences, eshte te jesh i vlefshem per te tjeret, dhe ne shkalle sa me te gjere. Njerezit me kapacitetin intelektual te larte dhe me talent (aftesi per produkt te kerkuar nga shoqeia) jane nga njerezit me te lumtur, e me te lire, ne kete jete...normalisht qe kete liri e shton edhe ekonomia personale, kur te mundeson qe te mbash nje nivel jetese te denje. Njerezve me te pushtetshem u jepet mundesia qe te kerkojne lavdi, qe eshte dhe maja e ketij parametri. Lavdi eshte ta shpiesh para, e jo ti shkosh nga pas, shoqerise.

Fakti qe Rama e thote, eshte parameter  i qarte (por nuk eshte thjeshte ky, antikonformizmi dhe iluminizmi i tij eshte i dukshem) qe eshte kandidati me serioz per ta arritur (domosdo qe duhet edhe te kete nje kombinim rrethanash qe jo gjithmone ndodh, si rasti i Fan Nolit, psh). Nevoja per ta thene motivimin, besoj se lind nga pyetja me e zakonte qe gelon ne mendjet e njerezve, per motivimin e nje politikani, dhe qe apriori nenkupton si pergjigje pasurine banale monetare.

Berisha, po te shprehej keshtu, nuk do ishte Berisha qe njohim ne...

Submitted by Albi (not verified) on

Asnje nga diktatoret nuk e kuptonte qe po bente krime, ishin te gjithe te bindur se ne fund te tunelit te erret do kishte nje drite. Keshtu eshte kjo puna e "te mbeturit ne histori". Edhe Nano e Berisha keshtu thane njehere e njekohe.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Albi, edhe pas 21 vitesh, ku Berisha ka krijuar precedente shume te keqinj ne shtetin tone, aftesia per ta kuptuar e ndershkuar, nga nje pjese e mire e kombit, eshte e ulet. Per kete arsye tingellon shume e panatyrshme qe te pretendojme te kemi takatin te gjykojme, pa ndodhur, produktin shtetformues te fituesit te ri.  Me e mira qe mund te bejme eshte te jemi optimiste, te mos paragjykojme, dhe mundesisht te bejme presion pozitiv per kete pune. Nuk ka asnje arsye qe te kemi frike... kur ky popull ja doli te shmange nje njeri kaq te rrezikshem e kaq pa dinjitet, sa Sali Berisha, nuk do trembesha per te ardhmen.

Submitted by Gjon (not verified) on

gingi,

"shpirtrat ne flake" jane me te rrezikshmit ne qeverisje pasi te rrembyer nga flaket e tyre nuk e prishin terezine nese te tjeret rreth tyre behen shkrumb . Per fat te keq historia na e ka dhene nje shembull te hidhur tamam mu ne zemer te Europes.

Shteti demokratik nuk eshte nje vegel per te permbushur paranojat e nje kapadaiu.

Submitted by Bard (not verified) on

Shembuj te shpirtrave ne flake: Robespierre, Bonaparte, Martin Luther..

Submitted by Gingi (not verified) on

Ndoshta "shpirtrat ne flake" e kane kuptuar esencen e jeten.Kane pasur kurajon te shkojne ne thellesi te vetes, te  shihen  sy me sy me realitetin. prandaj per te tjeret, duken te pa parashikueshem, te cuditshem, te ndryshem, te mallkuar, digjen brenda, jane te gjalle. :)

Submitted by Gingi (not verified) on

Tipat  te cileve i referohesha, pa "sterhollihe artistike", jane te zgjidhur, risolti e risoluti, sepse sic thoja me pare  i kane bere llogarite me jeten  e nuk duan resto mbrapsh. Nuk kerkojne as hakmarrje  as revansh. Rama ben pjese te keta.

Inteligjenca e tij  duket prepotente , jo per faj te Rames, por te injorances  arrogante e fodulle qe i rri perballe.

Te bisedosh me Oscar Wilde  ose  me Henry Cilin, nuk eshte ekzaktesisht e njejta gje.

Mgjth, presim, shohim e gjykojme.Pas nje viti bejme llogarite.

Submitted by Gjon (not verified) on

me vjen keq gingi sepse po perpiqesh ta fusesh Ramen ne nje kallep qe nuk eshte i tiji. Rama nuk duket por eshte prepotent dhe do te ishte me mire te mos merrnim si shembuj Oscar Wilde etj.  kur flasim per Ramen sepse keshtu i fyejme ata. Edi sipas Edit eshte "skandinav" por kjo nuk eshte vecse shprehje snobizmi e nje ballkaniku mendjemadh.

Submitted by P.A.B (not verified) on

z.Mustafa, eshte dukshem qe keni nje nivel analize ''nje koke mbi te tjeret'' Kjo te ben jo vetem perceptiv por deshiron vemendje ne menyren si lexohesh. Nuk jane shume gazetaret qe kapin ide te tilla dhe japin ''advance warnings'' duke pare qarte ate qe shume nuk arrine ta shohin apo nenvleftsojne mesazhin qe percon. E bere ne ''kohe euforie'' dhe ''ne hap''  kur te gjithe e kane vemendjen ne gjera te tjera kaq afer pas-fushates, vecse shton respektin tek ne, lexuesit.

Ne politike eshte standarte te thone ''jam ketu per te ndryshuar gjerat per mire'' [to make a difference] por ato qe vijne te bindur se kane ''nje takim me fatin'' [a meeting with destiny] vijne me nje cen ''hereditar'' nga pas. Paraqiten si z Bush te cilit zoti i fliste personalisht apo ne rast vendesh te vogla mund te sjellin doza megalomanie.  Rreziqet e kesaj menyre mendimi jane te pallogaritshme, ka kaluar pertej perqeshjes menyra sesi Ministria e Jashtme Shqiptare, leshon deklarata kunder ''testeve berthamore'' te Korese apo si i jep mesime Iranit; ambasadat e se ciles nuk pajisin dot me pashaporte Shtetasit Shqiptare ne bote. Kete te sjell qeverisja e nje derdimeni deluzional, qe nuk la rast pa permendur NATO-n dhe SHBA-ne si ''partner strategjik'' kur tagri diplomatik nuk i shkon as ne Presheve... me keq akoma... as ne Lazarat!

Te paren e me te rendesishmen Muci e ka thene:

* ''Tunnel vision''  - Ka një problem te problemi i Ramës me vdekjen e me historinë, pasi ka rrezik që për njerëz me një problem të tillë të pazgjidhur e të pazgjidhshëm, mund të ndodhë që të mos kenë rëndësi ca gjëra të tjera, të cilat te një politikan shihen me kujdes prej të tjerëve, siç mund të jenë përunjësia, llogaridhënia, ndershmëria, morali e opinioni publik, meraku për interesin publik dhe atë kombëtar etj., etj. (artikulli-M.N)

Ketu vlen te shtojme:

* mungesen e adaptimit, elasticitetin, veshtiresia per te braktisur e nje ideje qe nuk funksionon.

* koston politike dhe ekonomike; vertet ti [si Edi Rama] mund te humbesh politikisht, por projektet grandioze e miopia juaj do te paguhen nga i gjithe populli.

* PR - Sound Bites, shume politikane bien brenda ne kete. Duke punuar ''per te ardhmen'' e dhene kuota mediatike per imazhin ditor (te shifet se po ben dicka) arrin ne piken qe e perditshmja te rreshqet nga duart.

Duhet te themi, disa here e me force, nese rezultat jane keto qe kemi lexuar; se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk i kane fituar zgjedhjet!! * Kjo duhet nenvizuar shpesh, derisa te futet ne terminologjine e perditshme. Vlen jo vetem per popullin por dhe si kujtese per qeveritaret. Sidomos kur llogarisim se perballe paten  ''nje Berishe'' qe nakatosi vendin per 8 vjete dhe prape Partia Socialiste u tregua e pazonja per te fituar zgjedhjet direkt dhe me rezultate bindese. Kjo eshte nje dobesi dhe hadikap masiv qe do e ndjeke ne 4 vite qeverisje. U pa qarte njehere se cdo te thote te jesh ''peng i Ilir Metes'' (Besoj se askush nuk ka illuzione se LSI = I. Meta, e cfare forme  ''Integrimi'' perfaqeson ajo/ai!)

Te tregohen modeste e ti rrine larg demagogjise, ky vend tashme do manaxhere te mire. Kjo nuk eshte qeveria e Edi Rames, por Qeveri e Koalicionit!** Edukimi politik, social dhe qytetar duhet te jete jashte partizanllikut (PD/PS) dhe kjo fillon me nenvizimin e situates sic eshte; semantika ka vlere absolute ne kete rast.

* te lutem Mustafa, mundohu dhe beni dicka per kete.

** te theksohet ne cdo kohe perkohshmeria e pushtetit. Qofte dhe per shaka, nuk duhet te ndodhe me ne Shqiperine Moderne, qe nje plak-hiperactiv-dhe-derdimen, te thote publikisht: ''do jem ketu dhe 30 vjet te tjera'' ha-hah! Jo, jo dhe Jo! Do merrni nje mandat e rrini urte e ''humble'' perndryshe, jeni Jashte! Le ti thjeshtezojme gjerat pak, se po shkojne si per budallallek...'' jemi ketu per ju'' kur ata jane ''aty'' per vete. Ne nuk kemi nevoje per ju, ju ...keni nevoje per voten dhe aprovimin tone; pra te pakten ta fillojme me aparencat dhe te shohim si do shkoje puna...

PoorAlbanianBoy

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.