Inteligjenca e “turmës”

Postuar në 27 Qershor, 2013 05:27
Ilir Rusmali

“Inteligjenca e turmës”, ose “inteligjenca kolektive”, është një koncept sa i shkencave natyrore, aq dhe i shkencave sociale. Është një koncept që synon të shpjegoje një mënyrë sjelljeje të elementeve të turmës, grupit apo kolektivitetit, të cilët në mënyrë pak a shumë instinktive, të pakoordinuar, të paorganizuar apo të pavullnetshme rezonojnë në ndërveprim me njëri-tjetrin dhe si pasojë e kësaj rezonance shkaktojnë pasoja në dobi të drejtpërdrejtë sa të grupit, kolektivitetit apo turmës, aq dhe secilit prej elementeve përbërës të saj. Inteligjenca e turmës është një koncept i ri që përkufizon në mënyrë simpatike një fenomen të vjetër të evidentuar që nga koha e Aristotelit.
Inteligjenca e turmës në literaturë ilustrohet shpesh me milingonat, të cilat ndajnë në jetë instinktivisht si hierarkinë, ashtu dhe detyrat dhe, nëpërmjet këtij veprimi, sigurojnë mbijetesën. Ilustrohet po ashtu me sardelet, të cilat notojnë ngjeshur grup me njëra-tjetrën, në mënyrë që predatorëve t’u shfaqen si një predator akoma më i madh dhe kështu t’i shpëtojnë gjahut. Në shoqërinë moderne inteligjenca e turmës pranohet rëndom si formë e organizimit empirik të shoqërive, kryesisht kur ato ngrihen rrëmbimthi, papritur dhe jo pa sukses kundër pushtetit dhe sjelljeve të papranueshme të tij. Të ashtuquajturat smart mob (occupy… Whatever) sot ndiqen me të njëjtin tifozllëk mediatik me të cilin ndiqen finalet e futbollit. Por efektin e vet më të thellë, më të plotë dhe me dominues inteligjenca e turmës e sjell kur turma voton. Kur turma voton, individi bëhet sovran. Kur turma voton, vullneti i saj bëhet i patjetërsueshëm, i pakundërshtueshëm, i paevitueshëm. Kur turma voton, verdikti i saj bëhet automatikisht i ekzekutueshëm. Kur turma voton, predatori bëhet pre. Kaq përsa i përket teorisë apo fenomenologjisë.
Tani të kthehemi në terrenin konkret. Zgjedhjet e 23 qershorit po shkojnë drejt finalizimit të rezultatit. Koha kur lidershipit politik do t’i duhet të mbajë qëndrim për mirë apo për keq po afrohet pashmangshmërisht. Nuk është qëllimi im as t’i paraprij, as t’i kundërvihem, as të paragjykoj ketë qëndrim. Nuk është qëllimi im as të jap analizën time personale për rezultatin. Nuk është ky momenti. Nuk mund të jetë kjo radha. Ky moment kërkon nga çdo njeri i angazhuar politikisht që të paguajë tribut ndaj inteligjencës së turmës, t’i njohë sovranit atë që i takon sovranit, t’i shfaqet atij me modesti dhe përulje, të mos nervozohet dhe të mos bjerë në gabime. Për aq sa më takon, ndiej nevojën që, në këtë situatë, të ndaj me kolegët e së njëjtës familje politike publikisht disa nga mesazhet që na erdhën nga mençuria kolektive e shqiptarëve këtë radhë: 1. Inteligjenca e turmës, mençuria kolektive, nuk përbuzet. Ajo pranohet dhe respektohet pa mëdyshje, pa kushte dhe me përulësi. Secili nga ne që e ndien veten të humbur në këto zgjedhje gabon nëse fajëson për ketë zgjedhësit. Nëse ne turremi për të thënë se populli “u shit”, “na mashtroi” apo “u budallalleps”, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse refuzojmë të lexojmë mesazhin, thellojmë krizën tonë me realitetin politik të gjërave, detyrojmë kolektivitetin të ashpërsojë qëndrimin ndaj nesh, vonojmë ringritjen.
Teoritë social-politike mësojnë se, në shoqërinë njerëzore mençuria kolektive vepron kur individi vendos dhe zgjedh në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar nga faktorë jashtë apo brenda kolektivitetit, zgjedh i pandikuar nga zgjedhja e të tjerëve. Nëse është turma që na ka ndëshkuar, atëherë është vetëm ajo, nuk janë kundërshtarët hileqare, nuk janë komisionerët batakçinj, nuk është sistemi i padrejtë dhe as drejtësia e korruptuar. Kundërshtari ynë e ka përdorur këtë justifikim në tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme dhe ka njohur vetëm humbje. Ne nuk na mungon mençuria që të biem në nivelin e tij. Sigurisht, me këtë nuk dua aspak të mohoj ekzistencën e formave të përbuzshme të shitblerjes së votës apo të ndikimit të paligjshëm mbi vullnetin e zgjedhësve. Dua vetëm të pretendoj se, sado masive të jenë ato, ato nuk mund ta budallallepsin shoqërinë. Inteligjenca e turmës është më e fortë se to. Ajo ngadhënjen gjithmonë.
2. Inteligjenca e turmës kërkon çiltërsi, mençuri, modesti dhe maturi për t’u lexuar. Reagimi i parë ndaj mësimit që të vjen nga turma është pothuajse gjithmonë hileqar (populli nuk e ka me mua, por me të tjerët përballe, përreth apo në krah), i dyti është pothuajse gjithmonë çorientues (nuk është humbje, por është fitore), i treti është pothuajse gjithmonë i gabuar (populli nuk e ka kuptuar dot mesazhin tim, ose unë nuk u tregova shumë i saktë, me fjale të tjera, fajin e ka piari). Nëse jemi të çiltër, të mençur, modest dhe të matur, atëherë reagimin tonë do bëjmë mirë ta fillojmë nga reagimi i katërt dhe i pestë, duke qenë të sigurt se ndoshta dhe reagimi i katërt apo i pestë mund të mos mjaftojnë për të kuptuar saktë mesazhin që na vjen nga populli. Një gjë është e sigurt, rreth nesh ka dhe do të ketë gjithmonë “mendje të mëdha” që mendojnë dhe besojnë se ata e lexojnë më mirë popullin, që e përkthejnë vullnetin e tij me saktësi matematikore, që kanë gjithmonë gati një shpjegim sa “elegant”, aq edhe të padobishëm, që janë gjithmonë gati të “na qajnë hallin” për hallin që na ka gjetur, por që veç një gjë nuk e bëjnë dot: të ndajnë hallin me ne, aq më pak, të bëhen pjesë e hallit tonë. Mençuria e do që “mendjet e mëdha” t’i respektojmë me modesti, por të mos i lëmë të na ngatërrojnë rrugën, se pastaj rrezikojmë të endemi gjatë monopateve.
3. Inteligjenca e turmës nuk e pranon frustracionin. Humbja e zgjedhjeve, nëse është humbje, nuk kapërcehet me frustracion. Mësimin populli nuk na e jep për të rënë në dëshpërim, por për t’u korrigjuar. Dhe korrigjimi bëhet vetëm me vullnet dhe vendosmëri. Vullneti dhe vendosmëria shfaqen kur nga procesi marrim atë çka është më e mira dhe e lartësojmë, e mbrojmë me xhelozi dhe e kultivojmë. Kjo fushatë ka qenë e mbushur me ide dhe projekte racionale dhe të dobishme. Ato jo vetëm duhet të ruhen sot, por duhet të formojnë bërthamën e aksionit tonë politik nesër. Që kjo të ndodhë, dikush duhet të dalë përpara dhe t’i proklamojë ato, sot dhe menjëherë. Përndryshe ato do të humbin në lumin e konstatimeve, vërejtjeve, kritikave, dyzimeve dhe të korrigjimeve që mund të pasojnë.
4. Inteligjenca e turmës nuk shkon kurrë në një drejtim. Turma nuk do ishte kurrë aq e mençur sa ç’është, nëse leksionin do t’ia çonte vetëm njërës palë. Këto zgjedhje nuk ka qenë vetëm për ne, as vetëm për kundërshtarin tonë politik. Do të ishte gabim fatal i yni nëse do shihnim vetëm pjesën tonë të medaljes. Sikurse do të ishte gabim fatal për kundërshtarët tanë politikë të bënin të njëjtën gjë. Këto ditë media ka qenë e mbushur me interpretime të opinionistëve bazuar në leximin e atypëratyshëm të rezultateve të pjesshme. Besoj se e përbashkëta e tyre qëndron në faktin se të gjithë besonin se dinin ku kishte shkuar çdo votë e shqiptareve, thjesht nisur nga mbledhje-zbritjet e rezultateve. Unë besoj se kjo mënyrë empirike e analizës elektorale nuk ndihmon asnjë forcë politike në analizën e saj. Askush nuk mund të pretendojë sot se votat drejtohen me shkop magjik. Zgjedhësit votojnë të lirë dhe sipas bindjes së brendshme. Nëse PD në këto zgjedhje ka humbur vota, atëherë është e sigurt se këto vota nuk i kanë shkuar vetëm LSIsë. Ato kanë shkuar në të gjitha drejtimet, ku më shume, ku më pak.
Nëse PS ka ruajtur numrin e votave me zgjedhjet e shkuara, atëherë është e sigurt se dhe PS ka humbur vota socialistësh të pakënaqur, ose të pabindur në lidershipin e vet, po aq sa ç’ka marrë nga PD apo nga forca të tjera. Me këtë dua të them nëse ne duhet të bëjmë analizë kritike ndaj vetes, të jemi të sigurt se po aq nevojë kanë dhe kundërshtarët tanë politikë të bëjnë analizë kritike ndaj vetes se tyre. Në këtë punë nuk jemi vetëm. Mençurinë kolektive duhet ta respektojmë të gjithë. Nëse kundërshtarët tanë politikë nuk duan apo nuk ndihen të motivuar për ta bërë ketë, aq më mirë për ne, aq më shumë të motivuar duhet të jemi ne. Kjo do të thotë se ata do të bien shumë shpejt në gabime. Kjo do të thotë se ne do të jemi gati shumë shpejt të përfitojmë nga gabimet e tyre dhe të ndërtojmë mbi këtë bazë suksesin tonë të radhës. Sigurinë për këtë na e jep jashtë çdo fije dyshimi çiltërsia, mençuria, modestia dhe maturia me të cilat ne do jemi të gatshëm të analizojmë mesazhin që na solli më 23 qershor inteligjenca popullore, kushdo qoftë ky mesazh.

Panorama

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Mire i thua, mor z. Ilir, por kujt ja thua. E pe komandantin tend te pergjithshem mbreme? J avuri fajin kundershtarit qe mashtroi me premtime, popullit budalla qe i hengri premtimet e parealizuara te kundershtarit dhe tha se ai mban pergjegjesi per humbjen."-"Une mbaj pergjegjesine per humbjen "-tha Berisha. Dhe e percaktoi ku konsistonte kjo pergjegjesi:-"Sepse une nuk mund te premtoja dot ato qe premtoi kundershtari"-

Kaq! Kjo ishte pergjegjesia e vetme qe kishte udheheqesi i madh. Dhe shkodrani e beri me fjale me gjirokastritin, ky me dibranin, me elbasanlliun i cili rastesisht kishte takuar vlonjatin dhe fierakun dhe i cuan SMS njeri tjetrit se si do ta ndeshkonin PD. Pse? Berisha ne fjalimin e djeshem filloi te rendiste dhe nje here ato qe kishte thene ne fushate. Kam bere kete dhe ate,nuk kam lene gje pa bere, por ky popull i poshter e beri me fjale qe te me vinte noten kater, bile dy katra. Ja kjo eshte te nxjerresh mesime nga humbja. Por ishalla kurre , mos nxjerrshin...!!!

Submitted by Dardan (not verified) on

Cfare qenie cinike! Turme = grumbull pa lidhje organike, perdoret per qeniet e ulta si ky I fotos. Kolektiv = anetare te shoqerise njerzore me lidhje organike te qendrueshme (edhe pse turmat pa tru te pdeisteve e shkaterruan shtetin ne 97-n, populli shqiptar (kolektivat e ndryshem ne popull) e ruajten identitetin, ndersa turmat e tmerruara te politikaneve pedeiste u shperndane koqe-koqe neper vendet fqinje!

Submitted by burbuqja (not verified) on

Zoti Berisha humbi sepse stafi i tij eshte arrogant dhe moskokcares. Ato zgjedhje jane humbur ketu e 2 vjet me pare. Me mijra demokrat ne te gjithe vendin u gjenden te zhgenjyer; askush nuk ju hapte telefonin, askush nuk i preste apo kthente pergjigje. Fodulleku dhe arroganca e atyre pseudo ministrave te PD ishte proverbiale. Merreni me mend, se si ndihesh, kur nje sharlatan si Genc Pollo apo Aldo Bumçi te te mos begenisi, nderkohe qe ti i ke mbeshtetur me te gjitha forcat per te ardhur ne pushtet, kur ti mbeshtet Berishen dhe ai pushtetin e shperndan ne surreter te tille si ata soj ministrash. Tani na del Berisha dhe thote se nuk fitova sepse populli u genjye nga opozita! Ik ore tutje, mbete komunist dhe do vdesesh i tille. Demokratet votuan LSI-ne sepse nuk kane me besim tek demagogjia e jote. Ti u dorehoqe me demek, por do te qendrosh aty si Ten Hsiao Pin dhe do te luash te gjitha fijet e esaj partie qe e ke zene peng.

Yaziklar olsun be Sali!

Submitted by Bard (not verified) on

Thelbi i shkrimit i maskuar mbas retorikes peselekeshe: keto milingonat, keto cironkat kerkojne nje metode te re manipulimi, meqe formula e arrogances dhe e propagandes nuk funksionoi. Do t'ju duhen nja 12 vjet o z.Rusmaili per ta marre veten nga kjo qe i keni bere PD, dhe deri atehere do te jeni plakur, aq sa s'do te mundeni t'i vilni frytet e perpjekjeve tuaja

Submitted by alidemsi (not verified) on

Oooo, Ilirr, ose me mire o i roberuar......!!!!! po si nuk e kuptoni xhanem, nuk ju hoqen nga pushteti, jo, ore jo, por u debuan, u shpoorren a nuk e kuptoni pak me shume...??? Dhe ate fjalen turme e ngaterron me dashje, se me turme kuptohet kopeja dhe duke e nenkuptuar keshtu ju shoqerine vepruat ashtu siç vepruat duke e shnderruar shoqerine ne nje turrme qe vetem mund ta sundonit..... ja ketu qendron dhe antivlera juaj... ne vend te ulni koken dhe te beni nje autokritike te forte dhe menyra me e mire dhe me e paster eshte qe ju dhe pjesa me e madhe e juaja duhet te terhiqet nga skena politike, se ju dhe mendesite tuaja tribale e keni molepsur aq mshume veten sa edhe ne nje shkrim te tille ju me papergjegjshmerine me te madhe e quani popullin turme.... A nuk e kuptoni se sa larg keni shkuar me kete papergjegjshmerine tuaj politike dhe mbiçmuese nda vetess...???? Po zakonisht plehrat edhe kur jane ne kazanin e plehrave bien vazhdimisht ere....

Submitted by Mustafa (not verified) on

"Nëse është turma që na ka ndëshkuar, atëherë është vetëm ajo, nuk janë kundërshtarët hileqare, nuk janë komisionerët batakçinj, nuk është sistemi i padrejtë dhe as drejtësia e korruptuar. Kundërshtari ynë e ka përdorur këtë justifikim në tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme dhe ka njohur vetëm humbje. Ne nuk na mungon mençuria që të biem në nivelin e tij. (?!!)"

Ketyre kafsheve s'ka gje tu beje derman. Kriminele te paskrupull lindin e ashtu do vdesin. S'lane batakcillek, poshtersi, hajduteri, kurvllek e maskarallek pa bere. As skuqen e as nxihen, le me te kerkojne te falur a te mundohen te ndryshojne nje fije.

Pas gjithe zullumeve qe te bejne per te vjelle kur i shkon ne mend, keta "jane shume te mencur te bien ne nivelin e kundershtarit"

BARBAR je dhe ti o Ilir, mos u bej burre i mire se u ngaterrove me Salen per pazare fishekesh.

Submitted by Ben (not verified) on

Ilir,te respektoj per mendjen,por shume here me ka ardhur keq kur e ke perdorur fuqine e mendjes tende per gjera jo te drejta.

Pergjithesisht pozitive,por jo gjithmone.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Kur turma voton, individi bëhet sovran.

Kur turma voton, vullneti i saj bëhet i patjetërsueshëm, i pakundërshtueshëm, i paevitueshëm. Kur turma voton, verdikti i saj bëhet automatikisht i ekzekutueshëm.

Kur turma voton, predatori bëhet pre.

Propozim: A mund te me thote kush, nëse vertet jane pohime te verteta, gjithe sa rreshton ky lapangjoz, qe deri dje as me mend nuk guxonte t'u qasej ketyre aspekteve?

A eshte i vertete pohimi "Kur turma voton, verdikti i saj behet automatikisht i ekzekuteshem", p.sh.?

Per me teper, kur pallavra te tilla i ofron si fenomenalogji!!

Shikoni stilin dhe frymen e shkrimit - a nuk na kujton stile te njohura prej megallomani qe njeh e pranon veten nje opsion si te verteten e pandryshuar?

Sugjerim: Ia kurseni vetes shpenzimin e kohes, kur te shikoni emrin e ketij autori ne vijim, edhe pse do t'ia botojë Respublika.al/

Submitted by adi (not verified) on

Urime Rusmaili,

Vazhdo të shkruash. Ndoshta po i hyn në qejf Edi Ramës. I qesh fytyra kur të sheh ty nga prapa.

Submitted by RP (not verified) on

Kete person e kam pare ne TV ne ato komisionet e drjetesise.Nuk i sheh ne sy ata qe ka rreth tryezes;me sy te pare i mungon çiltersia.Personazh cinik gjer ne thonj.Te quash turme ate bashkesi votuesish qe quhet Sovrani eshte ofenduese,tejet ofenduese.Mendesia e kolektivitetit dhe ajo e turmes distancojne ne eternitet;Berishen dhe turmen e tij te plaçkitesve-pjese jo veç dekorative e te ciles ishte dhe ky"kadi"alla turka-nuk e ndeshkoi mendesia e turmes por perbuzja popullore ndaj kesaj kaste plaçkitese.Edhe me çmimin e sjelljes ne fuqi te Rames dhe Metes,per aq imperfekte sa jane.Pergezime per Respublica,qe po fillon te na sjelle shkrime fiqsh te papjekur,mezi presim analizen historike te 23 qershorit,te shkruar ne gjuhen e Mjedjes nga dora vete zonja e zheleve & leshit.

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

II.

Ish-Ministri perdor nje term tjeter per ta justifikuar kete; ‘’smart mob’’ duke shpresuar ose mos ditur, qe ne Shqipe lineare vertete perkthehet ‘’Turme e Zgjuar’’ dhe do tingelloje me bute. Sa gabim, ne te dyja format, si tinezia ashtu dhe injorance te vrasin syte! Nuk ka ‘’smart mob’’ eshte nje oxymoron, nje koncept kontradiktor qe nuk i largohet dot (sado ta terheqim llastikun) termit Mob. Ky term eshte futur ne analizat politike ne 10 vjecarin e fundit nuk ka te beje me zgjuarsine (smart) por shpejtesine ne komunikim – format e perdorura ne ‘’rrjetet sociale’’ si Facebook apo Twitter per te organizuar protesta; dhe kjo rruge po ashtu nuk i largohet dot manipulimit pasi grupi/personi organizues/fillestar mund ta manipuloje grupin per qellimet apo budallelliqet e tija; duke shfrytezuar dhunimin, zhgenjimin dhe endrrat e nje vendi apo pjese te populates ( Illustrim – fenomeni Grillo) por ne nje pike ish-Ministri ka te drejte, kur thote: ‘’...kryesisht kur ato ngrihen rrëmbimthi, papritur dhe jo pa sukses kundër pushtetit dhe sjelljeve të papranueshme të tij’’

Pra Turma na shporri ne, Pronareve PD-iste! Por me nje ‘’elegance’’ terminologjike...pasi shprehja ‘’sjellje te papranueshme’’ mund te perdoret nga avokatet ne nje process civil,  jo ndaj Pushtetit Berishist qe la te vrare 4 persona ne mes te Kr/Qytetit e 26 te tjere ne Gerdec. Pa llogaritur aktet masive kriminale te Berishisteve nga korrupsinoi galopant e deri tek nje Drejtues Bashkie (emrin s’me kujtohet) ne Kamez, te cilin nje femer e denonconte me prova jo vetem per Harasment Seksual por dhe se zagaret e tij e kishin goditur dhe kercenuar ate dhe burrin, prape diten me diell. Nga ''krime-tek-sjellje'' llastiku keputet. Raste te tille, te abuzimit te pushtetit nga Pushtet e PD-se jane me 00 dhe 000 ne Shqiperi, flasim per ato te denoncuara nga gazetat; sa mund te jene qe si kemi degjuar? z.I.R Njerezit ju kane frike, si pushtet kriminal qe kapet nje sistem te tere.

Vetem tek ne akuzat personale per Kriminalitet ne rang Minstrash e Deputetesh nuk hetohen, bile ‘’hajdutet dhe kriminelet’’ ftohen ne qeveri. Nuk ka me norma njerezie, ligji dhe drejtesie qytetare. Ne shtepine/e/partine-Berisha nuk konceptohet dot humbja e pse humben, ato mallkojne Ilir Meten dhe ‘’si mundi te na e beje kete?’’ Sepse Berisha e shpetoi nga burgu, shkoi dhe piu kafe publike duke bere nje presion te hapur dhe brutal ndaj Gjygjesorit (se shqetesoka Z Rusmalji kjo?) nje dite para vendimit. Si eshte ajo fjala? ‘’Nuk ka nder ne mes hajdutesh’’...sigurisht.

Prandaj, nje ish-minister, i Republikes te Shqiperise, shkruan dhe boton (ja botojne!) nje artikull ku fjala Turme perdoret pa teklif! Jo, Z I.R. nuk ishte turma, si ne Anglisht dhe Shqip ka plot terma normale dhe fisnike. Ne votuam si individuale! Si njerez, dhe nje-e-nga-nje. Pa thirrje e protesta, pa djegje e kallashnikove, pa u marre perdore dhe pa grumbuj fare. Nje e nga nje. Turma...ka nje emer, Popull. Quhet vote e popullit, vote popullore, mosbesim nga populli, i vuajturi Popull. Ai popull qe ju ktheu dhe pasi e dogjet ne 1997 (!!!!!) qe ju besoi dhe nje here...(poppli o i gjone – por jo budalla!) ju dha dhe nje shanc tjeter  te cilet ju e perdhoset per 8 vjete me rradhe.(s’kishte cte bente, u desh nje Monster Korruptive e permasave te F. Nanos, t’ja jepte voten alternatives tuaj. Ja pra!)

Turma eshte vetem ne mendjen tuaj, ne psikiken e ‘’rrembyesit, hajdutit, ilegitimit’’ qe gjithmone prêt nen dritaren e zyres tiskhkojne TURMAT. Por Turma nuk pati, vec nje vote, nje vlere. Jo se Rama e Meta jane me te mire, aspak (!) por imperativja ishte te iknit ju. Po ti marrim punet me rradhe, jeta, koha dhe zhvillimi shpejt do i nxjerre ne pension dhe ata; cunat a gocat qe shkollohen dhe pane bote...do ju flakin te gjitheve si klase. Keq me vjen se duhet dhe 20 vjet te tjera. Keshtu eshte dialektika e ngjarjeve ... dhe do jeni ju, jo ‘’turma’’ qe do mbeshtilleni si nje ‘’top sardelesh’’ por nuk do shpetoni. Meqe e nisem me sardelet.

YOU COWARDS!

Ne mendime, analiza, sjellje dhe ide.

Bloody COWARDS, nga i pari tek vemja e fundit.

Spineless, corrupt, low life amphibians;

... that goes for all Albania's Political ‘’Elite’’

Z. I.R Shkoni, per hater te zotin largohuni, nga ekranet e gazetat, shkrini dhjamin qe vute me pasurine e shtetit (te popullit- jo turmes!!) dhe na u hiqni qafe nje here e mire; e dime te gjithe qe ne nje qeveri ku eshte Ilir Meta kjp pune eshte te lash ‘’m*tin me sh*rre’’ por nuk kishim c'te benim! Ne fakt ju nuk keni se c'te analizoni fare, te jemi te qarte dhe reale; jeni dy grupe ‘’batakcinjesh dhe hajdutesh’’ mes te cileve, ne, tani per tani, zgjodhem te keqen me te vogel.

Kjo, mbi te gjitha, flet shume per ju dhe grupin tuaj. Nese ju nuk jeni i korruptuar vete (une as s'te njoh dhe as nuk dua te) jeni po aq brenda pasi me ‘’heshtjen tuaj’’ i keni dhene aprovimin Pushtetit Represivo-Korruptiv te Familjes Berisha, qe ngjan me Malin/ Sierra Leonen/ Omanin etj. Te mundohesh te fshish me vone, te shprehesh hater, te japesh udhezime by-proxy per shoke/ ish-shoke te idealit Berishist; eshte prerogative e juaja personale, vec mbajeni ate larg nga ne. TURP! Nese do kishte drejtesi, ''top 30 / 50'' personat e qeverise/PD, me Berishe e Jozefine, me Pollo e Rulera, me ju e Bodera,  me Bashera e gjithe sojin tuaj; do perfundonit ne Banken e te Akuzuareve. Te pakten HESHTNI dhe zvarrituni ne vrimat nga erdhet.

PoorAlbanianBoy

Londer

UK

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

I.

Te vjen keq kur lexon shkrime te tilla, jo vetem per personin (lexuesin, po-e-po) por dhe institucionet ku ato kane punuar/drejtuar (sunduar?) dhe partine/partite ku ato militojne. Nje ish-minister, ne cdo gazete te botes do botohej, mendimet e tyre jane te kerkuara ne mos te mirepritura; por ata mundohen te jene koncize, reflektues dhe pragmatike ne artikujt e tyre. Zoteria ne fjale ka shume mangesira ne shkencat sociale (le me ato natyrore, te cilat i permend per arsye te cilat vec ai mund ti dije) per menyren e shprehjes, argumentit dhe ne fund ... analizes. Sigurisht ka shkendia intelektuale, nisur nga perdorimi me kreshendo i mbiemrave e i ndajfoljeve, vec koncepti dhe etika nuk gjenden ketu. Faktet dhe premisat, po ashtu, jane jo vetem te ngaterruara por absolutisht gabim.

Le te marrim nje: ‘’topin e saddeleve’’ (ball of sardines) qe formohet kur predatoret vijne per tu ushqyer ne nje ‘’sardine shoal’’ gjate procesit te migrimit te tyre. Nuk formohet qe te duket i madh (?!) e te trembe predatoret. Kush ja ka thene zoterise kete? Mjafton te shohesh nje dokumentar apo youtube-video, te kuptosh qe kjo ofendon inteligencen e te gjithe gjallesave; mamaleve, shpendeve e peshqve. Sardelet notojne perreth qendres se nje topi me diameter 10-20m ne nje thellesi prej 10 metersh; per tu mbrojtur ne menyre instiktive. Kjo lidhet me propabilitetin, sa me shume te jemi ‘’mendojne sardelet’’ ndoshta nuk me vjen rradha mua. (safety in numbers) C’fare ndodh? Ne 10 minuta ‘’topi’’ konsumohet; nga balenat, peshkaqenet, delfinet, peshku ton, pinguinet dhe zogjte. Asnje nga keto predatore, pa perjashtime, nuk trembet fare nga ‘’topi sardelor’’ (sic) sic e shpreh z.Rusmajli. Te gjithe predatoret e dine qe nje top sardelesh-perbehet nga Sardelet, dhe ... e hane topin!

Fjalia e Z Rusmajli ‘’... ilustrohet po ashtu me sardelet, të cilat notojnë ngjeshur grup me njëra-tjetrën, në mënyrë që predatorëve t’u shfaqen si një predator akoma më i madh dhe kështu t’i shpëtojnë gjahut’’ Kur turma voton, predatori bëhet pre. Kaq përsa i përket teorisë apo fenomenologjisë. (skandaloze! si mundet ky person te kete qene minister?)

Ketu nuk ka as teori e as fenomenologji, vec nje mish-mash allogjik. Kur perdor ‘’turme’’ e mundohesh te shpjegosh rezultatet e nje votimi me terma turme-e-predator sipas ligjeve te ‘’botes shtazore’’ 1) tradheton nje mendim/pozicion individual te ‘’ligjeve te xhungles’’duke u shkeputur nga civilizimi 2) bazohesh ne akrobacira e paralelizma qe nuk qendrojne. Jo se ja vlen per tu ndalur kaq, por sherben per te ilustruar koncepte te tjera qe artikull-qeruesi, i ka bere lemsh; ne rastin me te mire per mungese njohurish dhe ne rastin me te keq per qellime manipulative personale, i.e. per ‘’te cuar nje mesazh diku.’’

Te jesh pjese e nje sistemi integral qe ka kontribuar ne rrenimin e enderrave te disa generatave pas vitit 1990 e te ‘’lexosh’’ rezultatet pa asnje analize konsekuente te shkaqeve, eshte lluks qe mund t’ja lejoje vetes nje analist i pavarur, une qe jetoj ne Londer, apo nje i huaj qe shkon ne Shqiperi per te bere plazh; jo nje eksponent i Partise qe ishte ne pushtet. Nuk ka se si te behet kjo me fraza te keq-ngjitura, aspak te menduara, e me baza ireale. Autori pretendon qe eshte ‘’afer ne kohe’’ dhe tani nuk ka si te behet analiza e humbjes. Ne fillim, qe tek sardelet, mendova mos ta lexoj... nuk ja vlen thashe, me pas forcova veten ta lexoj. Si shpjegohet kjo distance Teorike, (?) e nje individi qe ka qene pjese e procesit vendimarres ne ligje, qeveri dhe partine demokratike. Gjuha e tij mund ti falej nje historiani, por jo nje protagonist te ngjarjeve! Politika eshte ‘’here & now’’ ka ikur koha e analizave politiko-popullore 20-30 vjet me pas. Kjo ndodh kur shkakun nuk e kerkon tek vetja por tek ‘’rezultati’’ dhe tek ‘’turma’’ Turp. Mungese sinqeriteti dhe guximi, jo vetem personal por dhe integriteti qytetar, te cilin nje ‘’sherbetor’’ i popullit, nje ish-Minister duket ta kete ne nje shkalle pergjegjesie disa here me te larte se nje qytetar mesatar.

Shkaku eshte i thjeshte, Politika e Deshtimit e ka emrin Berisha, personi qe unifikoi dhe personalizoi gjithshka ne Parti dhe ne Qeveri; tek metodat e tij revanshiste, hakmarrrese dhe autokratike; tek goditja baze qe ai i dha demokracise duke e helmuar, dhunuar dhe percudnuar. Legjislativi-Ekzekutivi-Gjygjesori, balancat e ketyre tre pushteteve i di cdo qytetar, te tre Berisha i uzurpoi; po si? Me kercenime, korrupsion, blerje personash, votash, aleancash dhe shantazhe politike/individuale/grupale. Si mund te anashkalohet ky fakt, si mund te ilustrohet me ‘’sardelet ne grup’’ qe u bene me te medhaja se Predatori (Berisha!) kur sardeleve ju eshte marre fryma, ndotur deti dhe nuk kane hapesire jetese?!

Kjo nuk ka lidhje me PS apo LSI-ne, ne fund fare njerezit votojne per interesin e tyre; por autori nuk e kupton qe shumica e votave jane Vote Proteste e pa partizanllik. Ka nje sasi te madhe njerezish ne Shqiperi qe nuk jane militante. Si mund te harrohen njerezit pa simpati partiake, apolitike, ato qe s’votojne se nuk besojne ne ndryshimin ‘’dhe ky vend nuk behet’’ apo ato qe u ka ardhur shpirti tek hunda? Analizo kete kategori dhe humbjen e ke aty. Kete rradhe ishte kaq keq, sa ato ‘’e moren mundimin’’ (disa erdhen nga jashte t’ju shporrnin Ju!) te votonin duke thene: Mjaft me! Ikni horra! PD dhe PS jane pak a shume ne numrat sasite standarte qe kane pasur gjithmone, u desh nje 20% perqindesh ‘’i lekundur’’ per ta ndryshuar balancen!

Tani vijme tek Turma, ky term i turpshem, derogativ dhe pervers. Mob- thote zoteria, nese kjo nuk eshte ‘’open contempt’’ ky njeri jo vetem nuk ka konceptin e Anglishtes por as te Gjuhes Shqipe. Nuk eshte se eshte i varfer ne sinonime, krej dobesia e kesaj menyre te shprehurit eshte tek Konceptet e Origjina Politike e personit. Mob – quhet nje Turme. Vjen nga Latinishtja ‘’mobile vulgus’’ si te themi ‘’fickle commoners’’ apo shqip ‘’te uletit e papredikueshem’’ ose ‘’a large disorderly crowd’’ (or throng) ose ‘’an organised gang of crimminals’’ kjo ka rendesi ... tek fjala ‘’organizim’’ pasi Mob kemi kur ka nje ‘’koke apo qellim’’ Koka eshte padrinoja i Mafjes, qellimi eshte kur nje ide/person, organizon nje turme per te vepruar ne menyre te dhunshme. Mob nuk perdoret per qellime paqesore, nuk ka ‘’mob’’ qe pastron shishet plastike buze detit as nje ‘’Mob’’ qe po mbillte peme.

Mob, ka kanotacione negative, qe nga qellimet dhe predikueshmeria; perfaqeson dhune dhe frike, thyeje te ligjit (si nuk e kap kete nje jurist?!) dhe klithma hakmarrje. Mob - nuk ka tru, nuk njeh faljen dhe s’do t’ja dije per asgje te shenjte civile. Kur nje Mob, vihet ne levizje qofte me ‘’qellime fisnike’’ kalon ne akte kriminale, si nje turme amorfe...e cila nuk njeh rrugen normale dhe lexon njesoj fjalen Pediater me ate Pedofil, (ne Angli) ku i dogjen shtepine nje Doktori femijesh. Mob Justice, shqip ‘’te can ne kater’’ kur Mobit i mbushet mendja se ka te drejte, mjafton qellimi dhe s'ndalet me. Imazhet, pra, jane shume te forta dhe te keqija. Gati-gati, perdorimi i fjales Mob/Turme, nga ish-Ministri, mbi 20 here, megjithe ‘’falenderimet/ reflektimet’’ qe ai hedh me bujari, del ashiqare ... se Turma Mizore ‘’na hoqi’’ si pa te drejte. Sigurisht, kur i quan njerezit turme, eshte aty e gjitha, ne koncept dhe shprehi!

Pse e perdor z. I.R termin- Turme?!  (eshte hera e I-re, qe lexoj fjalen mob/turme ne lidhje me voten/procesin e votimit!)

Submitted by ervin (not verified) on

Bravo P.A.B, me ke pelqyer.  Ku ishte ky "inteligjenti i PD" kur "turma" votoi ne 8 Maj 2011 dhe ky me shoket e tij i numuruan sipas qejfit?!

Submitted by Lleshi (not verified) on

Plehu deri ne gryke , prandaj vjen era e keqe kur flet ..... ky Ilir Rusimajli

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.