Dorëheqja e Berishës dhe "shenjtërimi i pashenjtëruar”

Ai kërkoi dhe projektoi me kujdes të bëhej “Njëshi” për Shqipërinë dhe për Sundimin e kullave të tij. Këtë e kanë të qartë shqiptarët. Mirpo ishte një “kullë atavike” Këtë e rrëfeu edhe fjalimi pa rrëfim i dorëheqjes pa doëheqje e njeriut të Kullës, që fshihej poshtë mjekut Sali Berisha në këtë çerek shekulli të trazuar. Të gjithë opinionet që janë dhënë, me përjashtime si të: ( shiko: Baze, Nano dhe Bushati ) nuk iu afruan dot skenës melodramatike të korit atavik që ashtu sikundër, në koret antike, tregoi se në ç’log kërkonte ta linte Shqipërinë Berisha. Erdhi në Seli si i dalë nga Dheu apo rrënjët, përmidis krahëve që e kërkonin dhe e shtynin, dhe lotëve që filluan të bjenë, gjestet gati për çkulje të flokëve, si në mort. Gra të veshura bukur, që kërkonin dialog, por dhe në monolog vaji, arsyetonin, kërkonin…Ҫfarë Kërkonin? Besoj se e kanë me atë “shënjtin”… Të rinj, militantë të mbushur me emocione që u shpërthyen në lotë. Tamam si në mort. I kujt ishte ky Mort? Ishte një turmë, që nuk dihet saktë, e porositur apo spontane,por ama që të dyja nuk tregojnë rastin modern, por rastin atavik të një Shqipërie mesjetare. Dekori i Selisë blu, nuk mund të kish kështu e tutje një imazh përtëritje por një imazh të muzgët prej “morti” edhe pse shqiptarët sipas të gjitha gjasave kishin votuar për ndryshimin të cilin nuk e panë tek Sali Berisha. Ligjërimi i tij i ngjirrur jashtë mase, fjalimi më melodramatic, e shtynte “dorëheqjen” e tij në thellësi të Kullave të rrënuara mesjetare, ku dukej një lloj fundi por …që nuk ish fundi i vërtetë. Ne nuk dëshirojmë të bëjmë komente fyese, as me sharje, nuk duam të shkojmë në nihilizëm veçse të regjsitrojmë atë çka u duk në atë Regjisurë. Fliste për veprat që kish bërë pa e lexuar Krishtin që e ka lexuar, dhe ndriçonte gjithçka që e kish sjellë “Mesia” Ai nuk mundi të shkëputeuj dot nga “shënjëtrimi i vetvetes “ që e ka përfytyruar dghe e ka synuar. Shqiptarët i kanë tanimë të dokumentuar hapat që ka hedhur dhe po kështu ndërtimin e një doktrine bajraktariste të vetvetes së “epërm” si në një rrugë “shënjtërimi” (1) Ngjitja ne pjerrësinë e relievit që të nxjerr në një majë e shpat mali të Murit të madh Kinez kur sipas tij dhe shpurës regjisoriale, ai ia arriti të thyente një rekord që u shënua, si një tregues kampionati ndërkombëtar, tej skajeve kombëtare olimpike, në hapësira të largëta historike. (2) Pas rënies së Paktit famëkeq të Detit me Greqinë, ai shpërfaqi dy herë radhazi, (pikërisht në Dhërmi) një garë noti me vetveten ( Si Mao në Lumin Jatze ) pikërsht në atë Det që ai e kish shitur, duke i rrëfeyr shqiptarëve dhe fqinjëve të tij se ai qëndronte në garë me rekorde të reja që shënoheshin nga një Komision e regjisurë fisnore për shëndetin dhe pathyeshmërinë e tij, dhe që nuk i zbriste me kollaj as Detit që ia kishte hipur, por më shumë edhe kalit që i qëndronte kaluar me frerin në the të galopit. (3) Fill pas vrasjeve të 21 Janarit, në një ditë të marsit kur ende kish dëborë në majën e Dajtit ai u shfaq atje me mbesën e tij, jo vetëm për të treguar se kish mbërritur në majë, por dhe për t’u thënë shqiptarëve se prej drejtimit të dorës së ndehur në ajër, duke shënjuar Rrugën e Arbërit, gati për t’u barabitur me Zotërit e Arbërit të dikurshëm, la një shije të hidhur tek shqiptarët që e panë këtë skenë, pas përgjakjes së Bulevardit nga Sundimtari. (4) Kur ja: mbërrini një ditë dhe ai gjasme kish harruar ditëlindjen, dhe Haxhi Bektashi e takoi në Sari Salltik të Krujës. Regjisura ishte po aty, Kryegjyshi gjithashtu, dhe shpura në vendin e Shënjtë ku kish ardhur Sari Saltuk Baba (d. 1297/1298) në shekullin e XIII ai Dervishi Turk Gjysëmlegjendar. Aty si për “shënjëtri” iu pre edhe Torta e madhe e ditëlindjes, në sy të shqiptarëve. (5) E gjithë kjo fushatë marramendëse nuk ish për askërkënd veçse për ta çuar në “shëjëtrim” Sali Berishën, në “Panteonin Imagjinar” të sëpaarritshmes dhe përjetësisë së tij, anakronike. Dhe ja , në fjalimin dorëheqës pamë lotë duar të nderura, puthje, marrje erë nga fryma e tij, prekja e kostumit, e pluhurit, si në vendet ku ende janë të paksploruara të fiseve indiane në Amerikën e Jugut. Kjo histori nuk ka përfunduar. Ai iku dhe nuk iku, njëkohshëm. Ai u ngrit në krahë, u përcoll për të ardhur prapë se kështu e ka nginjur bashkësinë e prapambetur Kjo histori nuk ka përfunduar dhe ju do të shikoni groteskun që vjen pas. Ai do të shfaqet sërish në Parlament si Don Kishoti i Mançës dhe në opozitë siç e tha vet “ do të çoi deri në fund rrugën e Arbërit…” Ata që qanin, gati me logori, duken se janë mëkuar me shpirtin e Sundimit dhe ato shkojnë nga fryn era e Sundimtarit të cilin e quajnë të shnëjt. Nuk ka më turp se kaq. Kjo ishte shfaqja më tragjikomike që e kanë parë Ballkanasit dhe Europianet, në këtë fillimshekulli. Pasditja e fundit e Sundimtarit ishte qesharake për shqiptarët dhe ne nuk duhet të na vijë mirë, duke e parë, ashtu, të ngashëryer dhe turmën jashtë e brenda në “trushpëlarjen” e tyre. Kjo “dorëheqje” nuk na solli një normë demokratike të natyrshme të qarkullimit të elitave ne Qeverisjen sipas standarteve, por formate të tejshkuara Viçidoliane. Ai brenda tij ka një “Berishe tjetër” “ një “Berishë Frojdian” është ai që e komandon. Shkalafitja e ktheu atë në një shkëmb të rrëzuar. Ai donte që të gjithë të thoshin se ai shkëmb u rrëzua nga Eposi i tij i fëmijërisë, dhe tani ata që qanin, dhe të tjerë analiste, filozofë, mjekë që i rrijnë tek koka, socilogë, poetë, duhet që ta ngrenë këtë shkëmb e ta çojnë sërish në vendin ku është shkëputur. Me fatin e Sizifit me atë shkëmb në krahë ai do të lufojë nesër në Parlament, përsëri me urrejtjen e konflktin dhe me kokëngjeshjen. Prandaj ai nuk mund të lexojë dot votën e popullit të tij. Ishte Kryetar Partije, Kryeministër apo Naltmadhni !? Ja se ç’pamë dhe dëgjuam nga goja e ca drejtuesëve te epërm të PD të rritur e verseleitur nga SaLi Berisha: Patozi shkroi ditirambin: “Sali Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga ’90-ta deri sot.” “ Berisha shkëlqen me ikjen e tij” Ndërkaq Flamuar Noka nga proza më e shkarravitur prodhoi poezinë më të paditur: “Lider që kurrë nuk do të harrohet. Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha Ne ty të duam. Ti je lideri ynë ”. “Ruajna Zot prej Dreqnisë “ tha para do koshësh Profesor Shinasi Rama. Zarfi i Tashëgimisë që do të hapet më pas. Mos vallë nga ai zarf do të dalin sërish dreqna ? Ruajna Zot!
Comments
Keshtu e peson kur tallesh

Keshtu e peson kur tallesh dhe i ben karshillik popullit. Populli nuk eshte kale qe ti t'i hypesh e te mos i zbresesh me. Pale po filloi te na tregonte historira se si nje here "kali" "e kishte marre inat se i hypte me shale e pa shale" ! Por ai arriti te ringrihej dha ta shalonte perseri kalin - popull. Por kesaj rradhe ky popull, e hodhi me bythe perpjete, saqe nuk e kuptoi se nga i erdhi. Dha sado qe te perpiqet, te perpelitet, te thurri intriga, do te mbese, ne rastin me te mire, nja 12 vjet ne bankat e opozites. sigurisht duke share, mllefosur dhe pergojuar si nje plake e keqe. Por nuk do ia vari me njeri. As te vetet.

Berisha nuk ka ikur ! Vetem

Berisha nuk ka ikur ! Vetem eshte terhequr ne menyre te eger dhe kercenuese ! Por edhe melodramatike , per te "prekur" analistet e tij te propogandes dhe ke mundet te genjeje nepermjet tyre !

Madje une do te thoshja , tani Berisha eshte dhe me i rrezikshem se me perpara sepse ka shancin te hedhe gurin dhe te fshehe doren edhe "de jure" !

Populli shqiptar e vendosi ne bangen e akuzes ! Qeveria shqiptare duhet ta hetoje dhe drejtesia shqiptare duhet ta denoje !

Qeveria shqiptare , pasi populli shqiptar hoqi Sali Berishen , ka punen me te madhe per te shkulur "Berishizmin" ose "Kultin e Banditizmit" ! Vetem keshtu mundet te kete shprese per te ardhmen e ketij vendi !

Ta shikojme !

mos vini fjale te tilla si

mos vini fjale te tilla si shenjterim apo edhe pashenjterim prane emrit bisha berisha

Ka nje histori interesante

Ka nje histori interesante per nga mesazhi ne Veriun e SAhqiperise.

Nuk po ju marr kohe duke e treguar, por po ndalem rek mesazhi i saj: E gjen nje here dhe te çan veshet më pas, duke menduar se do ta gjejë sërish!

Keshtu dhe pune e ketij oficeri veteran.

Myslym vella, merru me gjera qe mund t'i pertypesh, mos e shpenzo kohen me hartime maturantesh.

Me gushtin dhe vapa!

Add new comment