Vota sipas filtrit të fitores Meta

Përpara zgjedhjeve kam shprehur mendimin se rezultatin e votimit do ta përcaktonin dy variable: më një anë pakënaqësia në rritje e njerëzve që favorizonte PS dhe, më anë tjetër, mundësia e manipulimit të votës që, sipas gjykimit tim, favorizonte PD-në. Pasi PS bëri koalicion me LSI, m’u forcua mendimi se kjo do të ndikonte mbi pakënaqësinë për shkak të kostos morale të këtij koalicioni. Në këto kushte, PD edhe mund ta kompensonte më lehtë me manipulim diferencën që ishte në disfavor të saj me rrezikun që në fund të zgjedhjeve të kishim dy fitues e Shqipëria të tërhiqej zvarrë në situatat e mosnjohjes së rezultatit. Siç dihet tashmë nuk ndodhi kështu.
PS vërtet s’pati veçse një ngritje të lehtë në krahasim me katër vjet më parë, por PD nuk pati asnjë mundësi kompensimi me manipulim, pasi pati rrjedhje të madhe. Ndërkaq, çka ishte më befasuesja, pamë ngritjen e LSI në 17 deputetë, ndërkohë që kjo nuk pritej. Si mund ta lexojmë këtë rezultat të papritur edhe për opozitarët më optimistë? Që në fillim më duhet të them se kjo shpjegohet me faktin se pakënaqësia për Sali Berishën dhe partinë e tij dhe nevoja për ndëshkim ka qenë shumë e madhe. Dhe ky ndëshkim, sipas meje, ka qenë i trefishtë: Berisha u ndëshkua, së pari, për autoritarizmin dhe arrogancën në rritje, që u shfaq jo vetëm në kapjen e shumë institucioneve, por edhe në gjuhën e tij, në paaftësinë për të dëgjuar kritikat, me mungesën dramatike të shtetit të së drejtës në vend në favor të mbushjes së administratës me militantë arrogantë dhe abuzues.
Një shkak i dytë, i lidhur pa dyshim me të parin, kanë qenë politikat e tij ekonomike: ngulmimi për të ndërtuar e mburrur rrugët, edhe kur ato nuk mbaroheshin e nuk paguheshin, çimentifikimi abuziv i vendit, vendimet për sjelljen e plehrave, universitetet skandaloze private etj. Shkurt, fakti që në thelb gjithnjë e më shumë ekonomia e vendit u kthye në shërbim ndaj përfitimeve të pak klientëve e familjarëve, ndërkohë që gjendja ekonomike e njerëzve të thjeshtë sa vinte e rëndohej.
Një element tjetër i pakënaqësisë ishte korrupsioni dhe klientelizmi. Premtimi i Berishës së vitit 2005 për të ndëshkuar sistemin oligarko-mafioz të korrupsionit jo vetëm dështoi rëndshëm, por ai akuzohet edhe për thellim të këtij sistemi. Ngjarje të tilla si 21 janari apo Gërdeci, që nuk gjetën drejtësi në gjykatë, u ndëshkuan me votë.
Këta tre faktorë besoj se janë kryesorët, që kanë ndikuar në rritjen e pakënaqësisë dhe ndëshkimin e Berishës. Megjithatë, teksa bëjmë këtë analizë mbi pakënaqësinë dhe ndëshkimin, nuk mund të mos kemi parasysh edhe një fitues të rëndësishëm në këtë zgjedhje, që mund të na shërvijon bejë edhe si filtër ku të kalojmë tre faktorët e mësipërm në mënyrë që të gjejmë peshën specifike të secilit. E kam fjalën për fitoren, ose më saktë shpërblimin që i dha votuesi Ilir Metës. Ta donte mendja që, kur bëhet fjalë për keqqeverisjen përsa i përket sistemit ekonomik dhe për korrupsionin, pakënaqësia e njerëzve do të duhej të kishte përfshirë edhe Ilir Metën si pjesëtar i qeverisë dhe njëherësh i akuzuar rëndshëm për korrupsion e klientelizëm. Mjafton të kesh parasysh akuzat e Ramës për “njeriun me bllok në dorë” që sollën 21 janarin apo faktin se LSI ka qenë parti e klientelizmit par exellence.
Këtu kemi një paradoks që duhet shpjeguar. Mund të ishte ndëshkuar më shumë Berisha dhe të ishte ndëshkuar ca më pak Ilir Meta, duke iu dhënë më shumë vota qoftë Partisë Socialiste, qoftë edhe partive të tilla si FRD e Bamir Topit apo AK e Kreshnik Spahiut. Mirëpo kjo nuk ndodhi. LSI u rrit shumë. Si shpjegohet? Duke përdorur si filtër fitoren e Metës, shpjegimi më çon tek ideja se pakënaqësia e shqiptarëve më së pari është përqendruar tek arroganca dhe autoritarizmi në rritje i Berishës. Me rritjen e kultit të tij Sali Berisha mori të gjitha përgjegjësitë, duke e shkarkuar pjesërisht Ilir Metën edhe nga përgjegjësitë e veta. Sali Berisha po synonte t’i afrohej gjithnjë e më shumë një fantazme të frikshme për shqiptarët, asaj të Enver Hoxhës, dhe ata e ndëshkuan për këtë. Ndaj të keqes së njeriut që kërkon pushtet absolut shqiptarët kanë më shumë imunitet, më shumë ndjeshmëri dhe instrumente për ta luftuar, ku hyn edhe pluralizmi partiak. Një pjesë e votës dhënë Ilir Metës duhet shpjeguar me atë se braktisja që i bëri Ilir Meta Sali Berishës dhe ëndrrës së tij për t’u bërë mbret i shqiptarëve i ka dhënë këtij disa pikë, madje edhe duke pasur parasysh simetrikun e Berishës në krahun tjetër përsa i përket etjes për pushtet, Edi Ramën.
Personalisht kam qenë i bindur se të keqen e njëshit autoritar dhe arrogant që kërkon pushtet absolut ne e kemi mundur në vitin 1990, e kemi rimundur më 1997-n dhe se nuk duhej të përqendroheshim thjesht e vetëm këtu, por edhe te të këqijat që nuk i kemi mundur ende e që janë pjellë e kohëve të reja. Pra se e keqja nga e cila vuajnë shqiptarët ka një emër shumë më të madh se sa emri Berisha dhe familja e tij, siç ka ekzagjeruar, sipas mendimit tim, fushata e opozitës dhe mediave pranë saj, duke manipuluar edhe votuesin. Edhe vetë fakti që Sali Berisha u largua pa gjak (siç ngulmonin se do të ndodhte, edhe ditën e zgjedhjeve, kundërshtarët e tij) tregon për këtë. Pra, sipas meje, lufta kundër mbeturinave të autoritarizmit enverist që vazhdon të shfaqet në emrin Berisha (por edhe Rama e Meta etj.) do të qe dashur të shoqërohej edhe me luftën kundër korrupsionit, klientelizmit dhe sistemit oligarko-mafioz të ndërtuar, pasi edhe vetë këta emra etjen e tyre për pushtet e mbështesin mbi këtë sistem të ri.
Në këtë pikë duhet ndalur për t’i shtuar një paragraf të rëndësishëm analizës së votës. Vota tregoi se shqiptarët kanë ndëshkuar më së shumti autoritarizmin e njeriut që kërkon pushtet absolut, por shumë më pak korrupsionin dhe klientelizmin e sistemit oligarko-mafioz. Vota tregoi se ndërsa shqiptarët kishin alternativë ndaj njëshit autoritar dhe arrogant, ato nuk kishin dhe nuk kanë ende asnjë alternativë ku të hedhin votën kundër këtij sistemi mafioz. Fitorja e Ilir Metës në këtë aspekt flet shumë. Ka shumë zëra tejet të besueshëm që një pjesë të konsiderueshme të fitores befasuese të LSI e shpjegojnë me blerjen e votës, çka tregon se klientelizmi nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje. Ka po ashtu shumë zëra që tregojnë se për të luftuar Berishën dhe të fortët e tij deri edhe në Polici, Partia Socialiste ka angazhuar grupe dhe familje të lidhura me krimin, çka ngre dyshime serioze për atë nëse sistemi oligarko-mafioz është ndëshkuar me këtë votë, apo rrezikon të marrë shpërblimin e radhës.
Largimi i Berishës, pra, duhet lexuar së pari si sukses përsa i përket largimit të rrezikut të rritjes edhe më të pushtetit të tij personal dhe ngrirjes së sistemit që e mbante atë në pushtet. Por ajo duhet parë edhe si heqje e një alibie për të gjithë ata që kanë mbyllur sytë ndaj sistemit oligarko-mafioz, madje kanë bashkëpunuar me të, në emër (gjoja) të luftës me Berishën autoritar dhe familjen e tij. Që nesër e prapa prova e madhe që ka përballë shoqëria jonë është lufta për të dalë nga rrënimi ekonomik e për të ndërtuar shtetin e së drejtës që s’duhet të jetë thjesht luftë kundër individit që kërkon pushtet absolut, por edhe luftë kundër sistemit oligarkomafioz të korrupsionit dhe klientelizmit.
Panorama
Comments
PS nuk pati "ngritje te

PS nuk pati "ngritje te lehte", por plot 91 mije vota. Natyrisht LSI u rrit 105 mije, por gjithsesi edhe socialistet fituan dukshem.

Vetem 0.6% rritje, mos u merr
Vetem 0.6% rritje, mos u merr me rritjen demografike.
Me ne fund edhe Lubonja beri

Me ne fund edhe Lubonja beri nje shkrim te keq! Ka nje shpjegim te thjeshte , jashte mistereve e teorive konspirative per rritjen e LSI, mendoj une: Nje mekanizem pervers elektoral, qe mundeson grabitjen e partive te vogla ne favor te LSI, e kombinuar me lumin e kartemonedhave per blerjen e votave, e shoqeruar me verberine e qyqareve qe e mendojne LSI si nje agjensi punesimi. Keta te fundit do te zhgenjehen shpejt, nderkohe qe dy faktoret e pare mbeten te korrigjohen ne legjislaturen e ardhshme..

nje nga rastet (jo te

nje nga rastet (jo te shpeshta) qe te jap totalisht te drejte!

Megjithate dicka te vertete

Megjithate dicka te vertete ka ne shkrim, ku permendet edhe elementi "terheqes" i LSI (qe edhe per mua eshte i perkohshem...po stermundohet Likja qe te behet i domosdoshem).

Vota tregoi se shqiptarët

Vota tregoi se shqiptarët kanë ndëshkuar më së shumti autoritarizmin e njeriut që kërkon pushtet absolut, por shumë më pak korrupsionin dhe klientelizmin e sistemit oligarko-mafioz.

Ky eshte konkluzioni i ketij narcisti te pjerdhur nga trute. Harron se eshte çarë se bertituri se "Edi Rama eshte njelloj autoritar". Nese vota pati keto permasa dhe nese Rama ishte aty perballe votuesve, perfundimin nxirreni vete. Harrojeni kete lapangjoz të votes se bardhe, që nuk resht se lajthituri.

Ajo qe tregoi votimi - sipas meje - ishte apeli per luften kunder korrupsionit - si e keqja qe gerryen gjithçka. Nese Maxhoranca e re do te ece perpara, duhet te fitoje kunder korrupsionit, per te miren e saj dhe te njerezve - atyre më te thjeshteve, me se pari!

Respublika do duhet te ruaje orientimin e saj, atw orientim qe u provua qe ishte nga me optimalet.

Me shkrime si ky, nuk i beni nder vetes tuaj, me se pari.

dhe me lsi do luftohet

dhe me lsi do luftohet korrupsioni o iluminist???!!!! si iluminist qe jeni ju do kishit dashur minimumi nje zvogelim te dukshem te fuqise se lsi-se, po dhe iluminizmi s'eshte buke per te gjithe

Sa "vota te bardha" fitoi

Sa "vota te bardha" fitoi Lubonja? Me shume se Aleanca Kuq e Zi apo me pak se Dritan Prifti? Lubonja duhet te beje pak pushim, bashke me anal-istet e tjere, sa te na shpelahet pak truri nga idiotesite e tyre...

Me se fudi Lubonja u zgjua,

Me se fudi Lubonja u zgjua, duke pranuar se largimi i Berishes duhej bere. Le te filloje tani misionin e Pepe Grillos per te larguar simetrikun e Berishes, ndonse fjala simetrik nuk ka shume vend, vlen vetem per postin e kryetarit te partise.

U zgjua nga gjumi ky qe donte
U zgjua nga gjumi ky qe donte anullimin e skedave!
Nuk e kuptoj,cfare lidhje ka

Nuk e kuptoj,cfare lidhje ka flamuri i Maqedonise me zgjedhjet ne Shqiperi!!!!!!!!

Lubonja=Bastard i paturp

Lubonja=Bastard i paturp

O Tos, Po Meta u kthye tek e

O Tos,

Po Meta u kthye tek e majta se ata qe e urdheruan ne 2009 te formonte qeveri me Berishen i premtuan edhe fitore te thelle pas kater viteve!!

E mbani mend Meten kur nuk dilte nga zyrat/shtepia ne 2009 per dy dite me rradhe? Pastaj vendosi(e urdheruan) te bashkohej si pa te keq me Berishen. Ne fund te 4-vjecarit, si pa teq, u lidh me Ps dhe te majten sikur te mos kishte ndodhur gje dhe shtoi mandatet e Lsi-se.

Shkurt, nuk e ndeshkoi njeri Berishen per mosarritje dhe autoritarizem ose rienverizem. As PS-ne nuk e avantazhoi njeri, se ka po aq mandate sa ne 2009. Por Meta i LSI-se punoi gjate kater viteve duke futur militante dhe ish-votues PD-je ne strukturat qe klani i tij drejtoi, per te rritur votat e 2013-es, nen pranimin e pamohueshem dhe nen moskundershtimin as me te vogel te Berishes e PD-se, te ndergjegjshem qe e formuan mazhorancen me LSI-ne.

Kush nuk do ta kuptoje se Berisha e dinte se do t'i humbte zgjedhjet me 2013 eshte driteshkurter!!

Visi, Elbasan

Me pak fjale ia ke fut kot!!

Me pak fjale ia ke fut kot!! Asnjeri nuk paska guxim per te folur me gjere per blerjen me thase te votave mor aman?? Nuk u mbledhkan dot 2 fakte per ta vertetuar kete?? Analiste leshi..

Vetem nje gje: Ilir Meta

Vetem nje gje:

Ilir Meta gjithnje i ka sherbyer vetes dhe familjes se tij.

Te gjithe e dine sa i pasur eshte dhe pse politikon,por i binden instiktivisht,sepse shqiptaret keshtu kane qene dhe jane.

O ResPublika! Jemi ne
O ResPublika! Jemi ne Shqiperi ketu dhe po flasim per zgjedhjet shqiptare. C'do te thote ajo foto me kuti votimi maqedonase...?
e ka me Meten Lubonja,se Meta

e ka me Meten Lubonja,se Meta eshte strumbullari.Mua me duket se Meta&Basha e kane maestron pertej oqeanit.Rama s'e besoj,eshte kontinental...Mundet qe maestroja i atyre dy mashave te na beje ndonje prroçke,se po te mbledhesh numrat e Metes me te Bashes del tjeter mazhorance,por eshte fat qe Basha s'e honeps dot Jozin,se nuk i pelqejne grate liburnesha.Ky Basha do jete kryetari i ri,nuk tha kot Arvizu para dy vjetesh per star-in ne ngjitje.Po qe se Rama do te beje nje prove gjenerale,fillimisht te nxite ndonje prokuror te rihape ate dosjen e Durres-Kukes dhe 200 milione eurot e humbura.Eeeeee,rrezik del ndonje surprize.

A nuk keni nje ilustrim
A nuk keni nje ilustrim tjeter artikulli, por keni vene kuti votimi me flamurin e Maqedonise!!!
Ci bje gjate ky Lubonja. LSI

Ci bje gjate ky Lubonja. LSI duhet te mos ishte futur ne koalcion opozitar dhe ketu faji total eshte i Ed Kokboshit. Nqs LSI ishte jashte opozites se kryesuar nga PS. LSI dilte me zero deputete sic doli FRD pasi per nej deputet rajonal donte 11,000+ vota. Kjo eshte njera ane. Tjetra eshte se LSI ka paguar leke per te joshur shume demokrate te zhgenjyer ose ka premtuar punesim tek simpatizantet e PDse psi PD me daljene ne opozite nuk ka cti oftoje me simpatizante te saj. Pra LSI ka loz me dy porta

Add new comment