Arkiv-Opinion
Në një shtet të korruptuar Juliani zëvendëson drejtësinë
Kurioziteti dhe makthi i madh publik se kush e kishte porositur vrasjen e “një biznesmeni shumë të madh” në Durrës, u shuan. Ai ishte një tjetër biznesmen (sikundër pritej të ishte) dhe quhet Ilir Karçini. Në teorinë e gazetarisë ka një rregull universal, sipas të cilit, lajmi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve, që janë: Çfarë(ndodhi)? Kur? Ku? Si? dhe Pse? Natyrisht që, pasi mësuam se Çfarë, Si, Kush e Kur, mund edhe të pyesim se Pse? Natyrisht, ‘Pse’-ja e kësaj historie nuk është kurrsesi justifikimi i ‘Çfarë’-s, pra i asaj që ishte përgatitur të ndodhte.
Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale
Një nga akuzat që opozita i ka bërë mazhorancës në lidhje me ndarjen e re territoriale është ajo e llogarive elektorale që fshihen pas saj. Pra, lihet të kuptohet se pakësimi i njësive vendore, nga 385 në 50-60, do të favorizonte elektoralisht mazhorancën. Por eksperienca na tregon se e kundërta është e vërtetë.
Ndotja akustike, një shembull i mirë që vjen nga Kosova
ARBEN ÇOKAJ/
Ribashkimi kombëtar
Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese dhe edukuese në rajon?
Para se t’i dhuroja Xhevo Zenelit edhe një kopje të dytë…
Erdhi bukuroshi, ndenji te unë për drekë, lozi një séancë poker dhe pasi mori librin për Skënder Sallakun me autograf e pesë llafe të mira, dmth, që Xhevoja çmohej nga unë, meqë ka punuar në një trupë me Sallakun dhe meqë ka jetuar në një shekull me Ajnshtajnin, të gjitha shkruar në faqe të parë, iku e përfundoi në shtëpinë e tij të largët, në Staten Island.
Sulmi mbi Topin dhe inkuizicioni në partinë e Berishës
Historia e Bamkës, nga Specialist i Ndërzimit te Spiun i Sigurimit” ishte titulli i një artikulli të publikuar me germa të mëdha në numrin e djeshëm të gazetës “RD”. Nga fotoja që e bashkëshoqëronte, kuptohej se sulmi mbi armikun e partisë dhe udhëheqësit të lavdishëm Sali Berisha, drejtohej kundër ish-presidentit të Republikës, Bamir Topi. Nuk qe fare nevoja të lexoje artikullin për të kuptuar se mekanizmi neokomunist i baltosjes dhe diskreditimit të rivalit politik është vënë përsëri në lëvizje. Gjë që ndodh sa herë që dikush nuk është më dakord me Sali Berishën.
Në “vallëzim” me “të çalët”
Për të ilustruar rëndësinë dhe suksesin e luajalitetit në politikë, shpesh herë i kërkohet ndihmë zhanreve të vallëzimit, posaçërisht tangos, gjatë interpretimit të të cilit është e domosdoshme që të dy partnerët duhet të harmonizojnë njëkohësisht lëvizjet e tyre. Ndonëse (siç thuhet) zakonisht të gjitha krahasimet çalojnë, ilustrimi i mësipërm vërtet që nuk ka të sharë dhe prandaj përdoret aq shumë, për t’u tërhequr vëmendjen palëve në politikë. Por, deri tani, nuk dimë të jetë dhënë ndonjë këshillë e frytshme për qëndrimin e ndonjë kërcimtari, kur e ftojnë të vallëzojë me ca çalamanë.
Një fatkeqësi shumë më e madhe se përmbytjet
Shkak për këtë shkrim u bë debati i organizuar prej gazetares Rudina Xhunga, për “përmbytjet”, me ministrin e Bujqësisë z. Edmond Panariti dhe disa të ftuar të tjerë. Më duhet ta them qysh në fillim se z.Panariti e vlerësoj si figurën më serioze, që drejton atë dikaster, pas ministrave Pirro Dodbiba dhe Themie Thomai. Por duke mos qenë i fushës, mu dhimbs kur zbriti poshtë nivelit të vet, aspak shkencor, gjatë trajtimit të këtij problemi kaq të rëndësishëm dhe kompleks, si përmbytjet. Le më pastaj kur u fol dhe për “masat për të eliminuar përmbytjet”.
Refleksion nën breshër tritoli
Tanimë është e qartë se jemi nën një breshër tritoli të përshkallëzuar. Ndryshe mund ta quanim një ofensivë të vërtetë të segmenteve të errëta dhe me pagesë të shoqërisë, që ka si referencë të padukshme politikën. Për të mos hamendësuar pa fre se çfarë thuhet jo më kot tavolinave konfidenciale të analizës së këtyre ngjarjeve që po ndodhin zinxhir dhe si me porosi, duhet t’u qëndrojmë fakteve. Së pari, për mungesë konkrete provash që të vërtetojnë përzierjen e drejtpërdrejtë të politikës në këtë mishmash që po ndodh, është e pamundur.
Sindroma e humbjes
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ulqin kanë rikonfirmuar një defekt patologjik të shqiptarëve që nuk po arrin të gjejë shërim tash e sa shekuj.Në këtë komunë bregdetare, shqiptarët që përbëjnë shumicën me mbi 70 për qind të popullsisë, kanë humbur komunën përballë malazezve që janë vetëm 8 për qind e statistikave demografike. Kjo nuk është thjeshtë një humbje e rëndomtë, por tejkalon disfatën elektorale, duke çuar popullin në një analizë biologjike. Pse ndodh që vetëm shqiptarët të humbasin kaq keq?. Dikush kishte me thënë se përgjigjja është e thjeshtë!.