Një fatkeqësi shumë më e madhe se përmbytjet

Postuar në 30 Janar, 2014 03:02
Faik Islami

Shkak për këtë shkrim u bë debati i organizuar prej gazetares Rudina Xhunga, për “përmbytjet”, me ministrin e Bujqësisë z. Edmond Panariti dhe disa të ftuar të tjerë. Më duhet ta them qysh në fillim se z.Panariti e vlerësoj si figurën më serioze, që drejton atë dikaster, pas ministrave Pirro Dodbiba dhe Themie Thomai. Por duke mos qenë i fushës, mu dhimbs kur zbriti poshtë nivelit të vet, aspak  shkencor, gjatë trajtimit të këtij problemi kaq të rëndësishëm dhe kompleks, si përmbytjet. Le më pastaj kur u fol  dhe për “masat për të eliminuar përmbytjet”. Problemi është shumë i rëndë, i gjerë dhe më i thelluar në këto  njëzetetre vitet. Është përmbi të gjitha problem konceptimi. Deri në fund të viteve ‘80, bujqësia është drejtuar me shkencë. Në demokraci e drejtoi mentaliteti  i injorancës. Po të jetë sikundër konstatoj unë gjendja është shumë më e rëndë se sa duket. Është pikërisht kështu, sepse në mënyra ciklike, zonat fushore para bregdetare dhe bregdetare janë përmbytur. E nuk është në një vit, në dy apo në pesë, por në njëzet e..ndoshta edhe pesë të tjera pas këtyre! Njëra qeverisje ia ka lënë fajin tjetrës, pa nxjerrë një konkluzion të bazuar në vrojtime, në përllogaritje, në matjet, në gjendjet faktike si dhe në hartimin e nja genplani të përgjithshëm për përballimin e gjendjes. Në tërë periudhën e para viteve ‘90 çdo gjë ka qenë e bazuar në parametra shkencorë. Me plane vjetorë shumë të qartë dhe me detyra që zbatoheshin rigorozisht. Nuk ekzistonte emërtimi përmbytje, por “Masa shkencore dhe tekniko-organizative, për mbrojtjen e tokave dhe të njerëzve nga fatkeqësia natyrore”. Konceptualisht, jemi para një ndryshimi  të madh botëkuptimor. Shkenca niset nga njohja, për të arritur tek të panjohurat. Empirizmi nga pasojat. Shqipëria konsiderohet si një faqe mali, me pjerrësi të ndryshme drejt bregdetit. Shkolla jonë, e dikurshmja, duke e njohur këtë realitet, i vuri detyra shkencës të studionte dinamikën e prurjeve ditore, mujore e vjetore, në vartësi  të intensitetit të reshjeve në njësi të kohës. Pse vallë? Sepse nga ai intensitet varen sasitë e prurjeve të materialeve të imta, të cilat marrin rrugën përcjellëse të ujërave për në det. Gjithkush e di se Cikli i Madh Gjeologjik tenton që “malet t’i shpjerë në det”. D.m.th materialet e shpërbërjes të shkëmbit mëmë(prej efekteve erozivë, ngricë, shkrirje, diell, ujë, erë) prej rrëkeve përcillen për në drejtim të detit. Mirëpo të përllogaritura imtësisht, dikur ato janë miliona metra kub dhe që shtohen shumë e shumë nëse faqes së maleve, përrenjve të tyre nuk u bëhen më pritat malore si dikur! Ato prita, si natyralet (pyjet) kanë vajtur për dhjamë qeni  në demokraci! Nga se vallë? Nga injoranca në vlerësimin e problemit. Një shkak fillestar, që vuajmë pasojën e parë dhe më të voglën, përmbytjen. Pasi ka një fatkeqësi tjetër edhe më të madhe akoma. Vdekja e vetë tokës, pasurisë për brezat! Këto miliona metra kub dhera, të përcjella për në det, janë penguar në atë udhëtim  prej mos thellimit të deltave të lumenjve, prej mungesës së Dragave në punë gjatë verës. Pse vallë? Sepse injoranca nuk mund të konceptojë pasojën e një nënvleftësimi kaq të rëndë. Le të jenë pastruar terciarët dhe sekondarët, atyre u ishte zënë gryka, u ishte zënë fryma. Ujërat të bashkuara shut me ujin e detit riktheheshin dhe mbytën fushat bashkë me banorët e tyre. Qeverisjet, respektivisht edhe Ministria e Bujqësisë, i ka injoruar në tërë këto vite institucionet kërkimore shkencore të kohës nga më të kualifikuarat në Ballkan, për njohjen e këtij territori. Ministria mendoi dhe ideoi një të ashtu quajturin “Bord Kullimi”, që u ngritën në 13 rrethe të vendit, me detyra pastrimin e kanaleve kullues! Dhe ndonëse këto borde detyrat i kanë plotësuar, hesapet nuk po na dalin tamam, sepse përmbytjet kanë qenë të njëpasnjëshme. Tokat janë kthyer në...të kripura! Mbi baza shkencore u ngritën këto borde? Rezultati nuk provon këtë, edhe pse nuk është faji i bordeve, por i mendjeve “për Borde”! Para viteve ’50, e gjithë zona fushore parabregdetare dhe sidomos ajo bregdetare, ka vuajtur prej fenomenit të kripëzimit, pasojë e gjeologjisë së hershme(lidhjet me detin, burime kripe nëntokësore, indonimet etj). Shkenca jonë bujqësore e studioi, e njohu në imtësi këtë fenomen natyror dhe i rekomandoi qeverisjes një sërë masash tekniko-shkencore që u zbatuan rigorozisht. Ky nuk u pa thjesht si problem kullimi, por si problem i dinamikës së ujërave, në sensin e mbrojtjes dhe të shkripëzimit të tokave. Duke qenë vend me pak tokë për frymë, duke mos patur shumë  tokë të punueshme, me burime të shumta uji, kullimi dhe ujitja u vlerësuan njëkohësisht. Shkenca e kohës sugjeroi përcaktimin e një buxheti ekonomik të këtij problemi, që duke u bërë i njëanshëm, i kontrolluar, kaloi në planifikime të guximshme me rezultatin e mrekullueshëm të mbrojtjes së tokave nga përmbytjet, shkripëzimin e tyre dhe mbjelljen. Pasoja? Jo vetëm nuk u përmbytën në përmasa të mëdha sikundër këto vite, por  u shkripëzuan. U morën rendimente shumë të larta në tokat, dikur të kripura, të cilat nuk ishin vetëm afër detit, por që vijonin deri në thellësi të kontinentit(në gjithë Myzeqenë e gjer në Kozare në Berat). Pasoja më e rëndë nuk është përmbytja, por rikripëzimi i tokave. Barazimi i ujërave të detit me ato të ëmblat(realisht përmbytja) bën që niveli i lartë i kripës nga uji i detit(36-38 gram/litër) në sajë të fenomenit të barazimit të presioneve, kripëzon  ujërat e ëmbla të tokave të përmbytura. Rritet ashtu niveli i natriumit dhe i klorit në tokat  fushore. I kthen ato në “shëllira” në sajë të lidhjeve të qëndrueshme që formohen me grimcat e tokës, ku bimët e mbjella marrin ujin dhe lëndët ushqyese. Mirëpo këto të dy elementë janë helme vdekjeprurëse për të gjitha bimët, për të gjitha të mbjellat. Dhe   ndërsa uji ikën nga sipërfaqet, për disa kohë, helmet mbeten në tokë për tërë jetën. E keqja vjen kaluar, por nuk tundet më as me këmbë. Të gjitha harxhimet që do bëjnë bujqit shkojnë dëm. Humbja mbêtet potencialisht kolosale. Dhe bëjmë fjalë për tokat fushore me kapacitetet të larta pjellorie! Kjo është pasoja më e rëndë, që askush deri sot nuk e ka pohuar. Që është kthyer në një fatkeqësi të madhe kombëtare, të cilën brezat do ta vuajnë shumë. Nëse një qeverisje serioze nuk i kthen sytë nga shkenca!

Nga Gazeta "Shekulli"

Comments

Submitted by Lluka Gjepali (not verified) on

Po ku paske qene o Faik se na  kishte mlarre malli.  Me kenaqe kur thua se: Deri në fund të viteve ‘80, bujqësia është drejtuar me shkencë. Po cfare shkence o Faik, shkenca e urise, qe nuk gjenim nje fije sallate ne treg, qe nuk shihnim nje domate, qe nje kg. molle e merrnin vetem familjet e deshmorve per 5 Maj, apo per kilen e qumeshtit qe ngriheshim ne mesnte per ta siguruar?.Njerzve te tille  u fal paditurine  por veshtire tu falesh cinizmin dhe budallallëpsjen.

Submitted by alidemsi (not verified) on

Z. Gjepali! FAiku, nuk po thote se me bujqesine tone ne plotesonim tere nevojat tona ne perdorim, por po ta lexosh po thote qe bujqesia ne tere komponentet e saj drejtohej me shence, por qe te drejtosh me shkence nuk do te thote qe edhe prodhimi do te behet me te lexuar, por prodhimi ne radhe te pare do para qe te behet, ne radhe te dyte do administrim qe te shperndahet e me pas do dhe politika te veçanta qe te shkonte haka tek i zoti... dhe mos harro qe behet fjale per vitet '80 dhe jo si sot qe kane dale keto OMGJ te cilat nuk prishen as pas nje muaji qe jane keputur. Ne ate kohe sikur dy dite te mbetesh domatja pa u shperndare prishej menjehere, ndaj jo me sepate i nderuar....

Submitted by natyralisti (not verified) on

Duke mos i hequr asnje presje shkrimit te z.Faik Islami,do te shtoja se permbytjet jane pasqyre e qeverisjes militante injorante dhe te korruptuar deri ne palce.Ato nuk kane ndodhur ne kete fare feje asnjehere para viteve 90-te,sepse atehere qeveria si organ administrativ zbatonte ne praktik rezultatet e studimeve shkencore te instituteve,ne rastin konkret te ish-Institutit te Studimit te Tokave Bujqesore,te ish-Insitutit te Hidro-Meteorologjise,te ish-Institutit te Studimeve Hidraulike dhe Hidroteknike,te ish-Institutit te Bonifikimit dhe Mobilimit te Tokave,te ish-Institutit te Projektimeve te Veprave Kulluese-Ujitese etj. Te gjitha keto qendra te rendesishme shkencore per zhvillimin ekonomik te vendit jane bere "ish-" sepse u shpartalluan dhe u shkrine pa nam e nishan per ta sjelle vendin ne kete derenxhe qe eshte sot,jo vetem te permbytjeve por ne te gjitha fushat e tjera: bujqesi,industri,miniera,energjitike, albanologji,shendetesi, arsim,kulture,ndertim,nafte,plane urbanistike te qyteteve,komunave,fshatrave etj.

Me qe jemi tek permbytjet,shkrimit te z.Faik Islami do ti shtoja edhe nje pasoje tjeter më katastrofike qe do ti sillnin vendit keto permbytje te pervitshme,PRURJET E NGURTA te përrenjëve dhe lumenjëve qe ushqejne liqenet e veprave hidroenergjitike,te cilat me abandonimin dhe  shkaterrimin e pritave(makrodekantoreve) te tyre,do te sjellin "insufiçensen"(uljen e kapacitetit mbajtes) ose mbushjen me llumra te vetliqeneve te ketyre veprave,zerimin e fuqise energjitike te hidrocentraleve.Jane prishur rjetet hidrometeorologjike te prognoze-sinjalizimit dhe studimet gjithevjetore te dinamikes se prurjeve te lengeta dhe te ngurta te lumenjeve,mosnjohja e dinamikes se mbushjes se liqeneve dhe e kapaciteteve reale mbajtese te tyre.

Lidhur me komentin e mesiperm te z. Lluka Gjepali,do te shtoja se ne kohen e monizmit eshte e vertete qe mungonin ne treg shume prodhime bujqesore,por jo se ato nuk prodhoheshin nga sektori bujqesor,por prodhimet e tyre eksportoheshin per te perballuar gjynahet e tjera te diktatures qe e kishin izoluar vendin nga bota dhe e kishin asfiksuar tregun e lire.Atehere prodhimi bujqesor ishte i cilesise "bio", pa fitohormone,pa modifikime gjenetike,pa substanca toksike si nitrite dhe pesticide,gjithshka ishte e kontrolluar para se te dilte ne treg.

Submitted by P.A.B (not verified) on

Pasoja më e rëndë nuk është përmbytja, por rikripëzimi i tokave. Barazimi i ujërave të detit me ato të ëmblat(realisht përmbytja) bën që niveli i lartë i kripës nga uji i detit(36-38 gram/litër) në sajë të fenomenit të barazimit të presioneve, kripëzon  ujërat e ëmbla të tokave të përmbytura. Rritet ashtu niveli i natriumit dhe i klorit në tokat  fushore. I kthen ato në “shëllira” në sajë të lidhjeve të qëndrueshme që formohen me grimcat e tokës, ku bimët e mbjella marrin ujin dhe lëndët ushqyese. Mirëpo këto të dy elementë janë helme vdekjeprurëse për të gjitha bimët, për të gjitha të mbjellat. Dhe ndërsa uji ikën nga sipërfaqet, për disa kohë, helmet mbeten në tokë për tërë jetën. (artikulli)

Nese autori nuk eshte i profesionit - bujqesi/hidro/ekologji - shihet se ka bere kerkime e flet me seriozitet ne kete pike. Ka dhene ''nje advance warning'' qe nuk duhet injoruar, meriton me shume vend ne shtyp.

Eshte hera e pare qe degjoj per specifiken "kripezimin/e ardhme" .

Nderhyrjet pa menduar per te ardhmen, per shfrytezim imediat (kanali Vollge-Don, BS-vitet 50-te, + irrigime te medha) a lenia e ketyre zonave ne meshire te fatit (Bangladesh) krijojne katastrofa per ambjentin qe e vuajne gjenerata te tera.

Submitted by alidemsi (not verified) on

I nderuar FAik. Ju si nje kapacitet shkencor i asaj kohe, e keni shume te veshtire qe te pershtateni me kohet e sotme ku n uk e njeh qeni te zotin, ku jane "ngritur kembet ti bien kokes" ku hierarkia shkencore eshte zevendesuar me hierarkine partiake, ku kerkimi shkenccor eshte zevendesuar nga leximet e interrnetit, ku doktoraturat dhe titujt shkencore, vetem shikencore qe nuk jane, e si rrjedhoje keto gjema po na pergatisin... e keq e me keq do te shkoje po nuk u vu dore.... Danimarka e Hollanda, vende pa pothuaj asnje resurs mineral a industrial, bazen e suksesit e kane patur tek bujqesia, tek puna me token dhe respekti qe ata kane per mendjet e ndritura te kombit te tyre... Besoj se kaq mjafton per komentin tuaj, i nderuar Z. Faik....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.