Ribashkimi kombëtar

Postuar në 01 Shkurt, 2014 04:02
Saimir Lolja

Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese dhe edukuese në rajon?

A do të formohej një hapësirë e madhe shqiptare në tregti, industri, bujqësi, energji, financë, ndërtim, burime natyrore, punësime, shkollim dhe shkencë, botime letrare dhe shkencore, sport, art, arsim dhe trashëgimi? A do të krijoheshin vepra të mëdha industriale, kulturore, krijuese, ndërtimore, artistike, botuese, muzikore, ideore, letrare dhe ushtarake? A do dilnin skuadrat sportive shqiptare kampion bote? A do të rritej fuqia e forca për të mbrojtur vetveten dhe trashëgiminë kulturore? A do të arrihej mëpastaj pavarësia e plotë shqiptare, një shtet i qartë politikisht shqiptar dhe jo një plaçkë lufte për të tjerët? A do të përballoheshin si duhet në të ardhmen sfidat ndërshtetërore ekonomike, ideore, ambjentale dhe ushtarake? A do kishte një ushtri cilësore dhe e respektueshme tokësore, ajrore dhe detare?

A do të përshkelej dhe grabitej Shqipëria e coptuar si deri më tani? A do të ndëgjohej fjala shqipe përreth? A do ta dontë dhe nderonte më shumë vetveten shqiptari dhe si rrjedhim do të nderohej më shumë prej të tjerëve? A do të kërkonte shqiptari cilësi më të lartë jetese, mendimi, shkollimi, shërbimi, kushtesh pune dhe ambjenti? A do të harmonizohej ushqimi dhe punësimi i popullatës me tërë hapësirat shqiptare të bashkuara? A do të kishte çmime më të ulta për blerësin vendas për shkakk të një tregu të madh të lirë? A do të krijohej një treg i brendshëm turitisk që do gjallëronte çdo cep të vendit? A do të ruhej akoma më shumë ambjenti dhe natyra shqiptare? A do të riemëroheshin në Shqip emërtimet vendore jo-shqipe?

A është ribashkimi shqiptar shembull i vazhdueshëm i harmonisë dhe i nevojshëm për bashkimin e tanishëm europian? A shkon ribashkimi shqiptar në paralel me atë europian? A do jetë harmonia e gjithanshme e ribashkimit shqiptar një shembull udhëheqës për rajonin e Europës Juglindore dhe kështu një faktor themelor i paqes në këtë rajon dhe tërë Europën? A do të krijoheshin instituticione fetare me qendër e kontroll kombetar, në gjuhë shqipe, besnike ndaj kombit tonë, me qëllime dhe ide shqiptare, me para të qarkulluara brenda ambjentit shqiptar? A do të zbulohej dhe ruhej akoma më shumë trashëgima e kulturës së lashtë arbërore? A do të krijohej ambjenti për lulëzim më të sipërm të mendimit të lirë shqiptar, krahasimit të ideve dhe thellimit të zgjuarsisë? A do të investohej dhe nderohej më shumë shkolla shqiptare?

A do të krijohej një qëllim i madh kombëtar ku shqiptarët e shpërndarë nëpër botë të sillnin përvojat e tyre përparuese dhe zhvilluese? A do të kërkonte një Shqipëri e ribashkuar më shumë investime, rrugë, ndërmarrje ekonomike, banka dhe institute profesionale? A do kishte më shumë qarkullim të lirë monetar dhe si rrjedhim më shumë zhvillim? A do të krijoheshin më shumë ndërmarrje shërbimi dhe njërëzit do t'i plotësonin nevojat më shpejt, me lehtë e më lirë? A do të shkruheshin ligje të respektueshme dhe të zbatueshme? A do të lidheshin e ndërlidheshin akoma më shumë me të gjitha mjetet e mënyrat tërë rajonet shqiptare? A do të jetonin njerëzit më mirë, me më shumë të ardhura? A do të kishte prodhim industrial, bujqësor dhe ideor shqiptar më të madh e me cilësi më të lartë? A do të shpërndahëshin më mirë të mirat materiale të vendit? A do shijoheshin më shumë ujrat e pijshëm arbërorë? A do kishte një shërbim shëndetsor të lavdëruar prej të gjithëve?

A do të forcohej dhe përhapej më shumë gjuha shqipe-arbërore e folur dhe e shkruar? A do të shihej më kjartë se sa e pasur dhe shprehëse është gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Europë dhe Mesdhe? A do të ngjiteshin idetë shqiptarë akoma më lart duke i shërbyer akoma më shumë harmonisë së brendshme shqiptare dhe rajoneve përqark? A do të ruhej raca dhe trashëgimia familjare shqiptare-arbërore? A do të forcohej edukimi familjar, qytetar dhe kombëtar nëpërmjet një respekti shoqëror të gjithanshëm? A do të përfshiheshin më shumë në këtë përparim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik shqiptar edhe pakicat e tjera kombëtare? A do ta ndriçonte akoma më shumë shqiptari shpirtin dhe trashëgiminë e tij?

A do ta ndjenin njërëzit se respekti ndaj interesit të përbashkët jep forcë të gjithanshme për më shumë dhe për të mirën e të gjithëve? A do të sigurohej shumë më mirë qenia shqiptare dhe do të shpëtoheshin edhe pjesët e rrezikuara të saja? A do të rritej kujdesi për bashkësitë shqiptare më banim jashtë kufinjve? A do të zgjoheshin shqiptarët e vetëharruar apo të vetmuar në dhe të huaj kur lavdia arbërore të rrezatonte në të gjitha drejtimet? A do ta njihnin shqiptarët më shumë njëri tjetrin? A do ta ndanin shqiptarët më shumë punën dhe prodhimin mes vedi? A do të thellohej akoma më shumë bashkimi shqiptar? A do sillte kështu bashkimi fuqinë dhe çudinë?...

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Sa bukur i parashtruar ceshtjet mbi te cilat duhet te mendohemi thelle!!!

Submitted by P.A.B (not verified) on

Brutus para qytetareve te Romes, Shekspiri ve keto fjale ne gojen e tij (drama/jul cezar)

“Ka ndonje, flisni, ke kam fyer, kush ketu eshte aq i poshter sa te mos doje vendin e tij? "

Submitted by Çfare po ndodh ... (not verified) on

Sajmir Lolja, edhe pse merguar, si qindra mije te tjere, e shtron shqetesimin qe s'eshte vetem i tij,

duke dashur te zgjuaj ate qe s'vdes kurre: vetedijen kombetare.

Edhe nje here tjeter, edhe pse larg arrivizmave te atyre qe do duhej t'i kryenin keto pune e pergjegjesi,

per shkak te posteve e kolltukeve qe i perdorin si kope qumeshti, intelektuali mergimtar

"lendon" kujtesen e pergjumur politike kombetare.

Te pyesesh ne kete menyre, sic e ka organizuar Lolja shkrimin e tij, te shtrosh pyetje retorike,

rrefen dhimbjen tende per plaget qe s'jane vetem te tuat...

nderuar qofsh koleg,

toronto

Submitted by Andi (not verified) on

Mendoj qe nuk do shume thellesi te arrish ne perfundimin se bashkimi kombetar eshte zgjidhja me optimale  per zhvillimin ekonomik.Te githa pikepyetjet e ketij shkrimi vijne me nje pergjigje- pohim.Dhe keto pyetje jane bere enkas per ti dhene pergjigje pohuese,si nje pergjigje llogjike

Submitted by Anonim (not verified) on

nje ceshtjeje te tille(kombetare) ,edhe pse eshte luftuar me te gjitha menyrat keto 20 vjet,perseri besoja se do ti vinte koha.  propaganda sorrosiste dhe jo vetem ,se atdhetarizmit duhet ti largohemi si djalli tejmanit,ka marre krisje te thelle,tashme.perrallave integruese u erdhi fundi.  e vetmja alternative e ngelur eshte ribashkimi kombetar,i cili do te doje edhe ca kohe derisa te zevendesohet klasa e sotme politike dhe mediatike.  ne kemi nje shtyp thellesisht antishqiptar ku promovohen dasite fetare dhe krahinore me qellim veshteresimin e bashkimit kombetar.   edhe respublika ne keto ujra noton ,pavaresisht se mund te rendisin nje sere justifikimesh.

elitat tona vuajne nga kompleksi i poshtesimit prandaj nuk shprehen pro bashkimit.   sidoqofte ,perralles  do bashkohemi ne bruksel nuk i beson me njeri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.