Në një shtet të korruptuar Juliani zëvendëson drejtësinë

Kurioziteti dhe makthi i madh publik se kush e kishte porositur vrasjen e “një biznesmeni shumë të madh” në Durrës, u shuan. Ai ishte një tjetër biznesmen (sikundër pritej të ishte) dhe quhet Ilir Karçini. Në teorinë e gazetarisë ka një rregull universal, sipas të cilit, lajmi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve, që janë: Çfarë(ndodhi)? Kur? Ku? Si? dhe Pse? Natyrisht që, pasi mësuam se Çfarë, Si, Kush e Kur, mund edhe të pyesim se Pse? Natyrisht, ‘Pse’-ja e kësaj historie nuk është kurrsesi justifikimi i ‘Çfarë’-s, pra i asaj që ishte përgatitur të ndodhte. Për këtë shkak, që në fillim dua të sqaroj se askush, në radhët e mëposhtme, të mos mundohet të gjejë apo konkludojë se përmes këtij shkrimi po justifikohet një përpjekje për të kryer një krim. Jo, ai ishte një krim i rëndë edhe pse mbetur në tentativë, me pasojë të madhe jo vetëm për jetën e personit, por së pari për frymën e besimit në biznes, dhe meriton ndëshkimin maksimal që parashikon ligji. Por, përmes kësaj ngjarjeje, do të doja ta shikonim këtë histori përtej një aksioni policor dhe ngazëllimit të arrestimit të sponsorizuesit të një krimi dhe ekzekutorit të tij.
Pra, dua të mbetemi tek ‘Pse’-ja, pasi pas çdo lajmi që ne japim për atë që ka ndodhur, pyetja më me shumë interes është se, përse ndodhi. Hamendësimi i parë i yni ishte se porositësi i krimit do të ketë qenë dikush që kërkon t’i marrë tregun dikujt, meqë autorët e “filmit action” ishin të dy biznesmenë. “Gazeta Shqiptare”, e cila ka kontribuar mjaft në kthjellimin e dritëhijeve të kësaj historie Spilbergiane, dje ofroi një argument shumë të rëndësishëm. Jo për të justifikuar një krim të mbetur në tentativë, por për të hedhur dritë mbi një mekanizëm që e ka burimin tek mungesa e drejtësisë, korrupsioni dhe devijimi i tregut të lirë nga aktorë të lidhur me qeverinë dhe klientët e saj.
Për ata që nuk e kanë lexuar, mes biznesmenit Karçini (që është në burg tashmë si porositës i vrasjes) dhe biznesmenit Piro Bare (personi që ishte piketuar për t’u vrarë) nuk ka pasur një konflikt për shkak të ndonjë krushqie të prishur, parkimin e makinës para lokalit pa leje, apo ndonjë arsye tjetër alla shqiptarçe. Ka qenë biznesi! Piro Bare është pronar i portit të hidrokarbureve në Porto Romano (“Romano Port”), një biznes që ka ekskluzivitetin, pra monopolin, e depozitimit të të gjitha hidrokarbureve që futen në Shqipëri, karburante dhe gaz. Ndërsa Karçini është një importues, nga më të fuqishmit në vend, i gazit, dhe para se ta hedhë atë në treg, duhet ta shkarkojë në Porto Romano. Në gusht të vitit 2011 kompania e Karçinit, “Prima Gaz”, kishte sjellë një anije me gaz për ta shkarkuar, por “Romano Port” nuk e lejonte, për mungesë dokumentesh. Kompania e Karçinit ishte ankuar pranë Autoritetit të Konkurrencës, i cili pasi ka hetuar situatën i ka dhënë të drejtë atij, duke urdhëruar “Romano Port” të bëjë menjëherë shkarkimin e gazit, pasi kështu po rrezikon konkurrencën e lirë në treg. Dëmi që paguante “Prima Gaz” ishte 14 mijë USD në ditë (qira anijeje, kosto porti etj.) dhe deri në kohën e ankesës kishte paguar 140.000 dollarë, sipas kompanisë, si pasojë e një veprimi të qëllimshëm të terminalit të Porto Romanos. Në dokumentin e publikuar në “Gazeta Shqiptare”, gjithashtu vërehet se me hyrjen në treg të terminalit të hidrokarbureve “Romano Port”, tregu i kompanisë “Prima Gaz” në Shqipëri ishte tkurrur ndjeshëm. Që do të thotë se bllokimi nuk kishte qenë çështje dokumentesh, jo vetëm sepse këtë e vërtetoi edhe hetimi i Autoritetit të Konkurrencës. Pra ka qenë një luftë brenda llojit, në vazhdimësi, ku ai që zotëron monopolin me bekimin e qeverisë dhe shtetit, i vë shkelmin në fyt atij që nuk e ka këtë bekim. Se si rrodhën ngjarjet pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës për shkarkimin e gazit, nuk ka informacion. Por, derisa punët kishin shkuar tek bombat e Julianit, kuptohet si ka shkuar.
Më herët, kur në Shqipëri kishte rimarrë frenat e pushtetit Sali Berisha, pas vitit 2005, ky biznesmen bridhte dyerve të medias pasi kërkonte të denonconte bllokimin e anijes së tij me gaz në portin e Vlorës. Ia kishin mbajtur një muaj pa e lejuar të futej në port, ndërsa në Durrës, një klient i qeverisë (sipas tij) po shkarkonte dhe po mbushte tregun me nxitim. Pas një muaji i kishin dhënë lejen, pasi klienti i qeverisë e kishte shpërndarë mallin e tij. Atëkohë nuk kishte “Romano Port”. Ekskluzivitetin, dhe padyshim edhe kontrollin mbi biznesin, qeveria e Berishës e prodhoi më vonë.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Berisha akuzonte në parlament prokurorin e përgjithshëm të kohës, Theodhori Sollaku, se ishte mik i një biznesmeni të inkriminuar. Dhe ky ishte pikërisht Ilir Karçini.
Më herët, sipas kronikave mediatike të kohës, Karçini, biznesin e tij e kishte ngritur duke bërë manovra ligjore në dëm të ish-ortakut të tij grek në biznesin e gazit. Në 27.01.2003, raportohet se Karçini kishte organizuar një mbledhje fiktive të bordit të aksionerëve të kompanisë “Viakel Gaz” (themeluar më 02.10.1996), ku Karçini dhe një bashkëpunëtor i tij kishin 30% të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër e kishte një kompani greke dhe një shtetas grek. Në këtë mbledhje, sikurse shkruhej atë kohë, pa praninë as të ortakut grek që kishte 20% të aksioneve dhe as të përfaqësuesit të kompanisë greke që kishte 50% të aksioneve, ata vendosin që aksionet e grekëve t’u shiten atyre, duke falsifikuar edhe firmat. Ky akt “shitjeje”, pasi ishte noterizuar, ishte ligjëruar në gjykatë, në 17.03.2003, nga një gjykatëse, që është bashkëshortja e ish-prokurorit të përgjithshëm Sollaku. Pala greke e kishte kontestuar dhe kishte nisur odisenë e padive në prokurori, si ndaj grabitjes - sipas tyre - të kompanisë, ashtu edhe të kërcënimeve që pasuan, ishin mbytur nga prokuroria e drejtuar nga Sollaku. Ditën e arrestimit të Karçinit, para tij, në Drejtorinë e Policisë kishte mbërritur pikërisht ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ai njihet publikisht si mik i ngushtë i Karçinit.
Duke iu besuar këtyre të dhënave kronologjive, tashmë zyrtare dhe publike, arrin në përfundimin se Karçini e ngriti kompaninë e tij bazuar në një grabitje, të ligjëruar nga drejtësia e korruptuar. Më pas ai iu nënshtrua një persekutimi ekonomik nga një kryeministër që e konsideronte të inkriminuar dhe nuk e penalizonte, por e përdorte si argument për të shkarkuar prokurorin e përgjithshëm. Më pas ai bëhet viktimë e sistemit-monopol që qeveria po instalonte në të gjitha tregjet e vendit, duke ua besuar ato klientëve të saj dhe ku, padyshim, do të favorizoheshin po klientët e saj. Këto monopole vazhdojnë të jenë ende në këmbë, të fuqishme dhe në kontroll të tregjeve, ndërsa qeveria vazhdon të bëjë të njëjtat deklarata si dje në opozitë, se do t’u japë fund atyre.
E gjitha është një histori jo kriminale, jo banditeske, sikurse pretendohej edhe nga policia. Nga e gjithë historia e bandës së bombave dhe vrasjeve me pagesë, ky është thriller politiko-ekonomik. Është një histori e prodhuar kryekëput nga një sistem i korruptuar. Produkt i një drejtësie të korruptuar dhe njerëzve të saj të përfshirë direkt në këto marrëdhënie të pista. Është histori e një qeverie të korruptuar, që luftën ndaj informalitetit dhe kriminalitetit në ekonomi nuk e ka parë si veprim dhe ndëshkim ligjor, por si grabitje banditeske e asaj që ka menduar se është kriminale, për ta shpërndarë tek klientët e saj.
Në fund zgjidhja ka qenë bomba. Një njeri që ishte mësuar ta ngrejë biznesin përmes grabitjes, nuk mund ta pranonte grabitjen. Dhe, meqë shteti kishte qenë pjesëmarrës si në grabitjen që ai u kishte bërë të tjerëve, ashtu edhe në grabitjen që po i bëhej atij, e kishte gjetur zgjidhjen tek bombat. Në një vend ku mungojnë drejtësia dhe shteti, apo ku akoma më keq, ku drejtësia dhe shteti janë vetë autorët e padrejtësisë dhe pjesë e krimit, atëherë përmbaruesin e drejtësisë e zëvendëson përmbaruesi i krimit. Policia sapo e mbylli agjencinë përmbarimore të Julian Sinanajt. Por, derisa vendi është i zhytur në korrupsion, padrejtësi e klientelizëm politik e qeveritar, do të ketë punë për të tjera “agjenci përmbarimore” si ajo e Julianit. Në këto kushte, do të kishte qenë greku i pari që do t’i ishte drejtuar “agjencisë përmbarimore” të Julianit për të kërkuar drejtësinë e tij. Por ai kishte zgjedhur të ikte, derisa i erdhi radha vetë autorit të bëhej viktimë.
Kjo analizë është e mbështetur mbi fakte të bëra publike deri tani dhe të pakontestuara publikisht deri tani.
GSH
Comments
Artikulli i Zotit Kikia ka

Artikulli i Zotit Kikia ka argumenta që qëndrojnë, por titulli të orienton në rrugë të gabuar, sikur vetëgjyqësia është një nga rrugët që ndjek drejtësia. Nuk besoj se ishte ky qëllimi i autorit. Por z. Kikia mund ta kishte vrarë pak mendjen për një titull më të përshtatshëm dhe një analizë më cilësore.

Vetëm mua me vjen cudi që një vrasës "profesionist" e thërrasin me emër të përvecëm?!

Padrejtesite dhe pabarazia

Padrejtesite dhe pabarazia sociale dhe ekonomike, me sakte theksimi gjithmone e me i madh i tyre, kesaj rradhe ne menyre te sofistikuar, po na con drejt intesifikimit te ketyre ngjarjeve.

Jam dakord me idene e pergjithshme te artikullit.

Shume sakte zoti Kikia, cdo

Shume sakte zoti Kikia, cdo te mbjellesh do te korresh. Por me e keqja, ku te dy jemi ne nje mendje, eshte se ky vacuum i krijuar perkohesisht ne "tregun" e ketij lloj permbaruesi do te mbushet shume shpejt sepse as shteti ka per te funksionuar e as sistemi gjyqesor per tu korrigjuar. Per fatin tone te keq!

Artikull shume i mire

Artikull shume i mire de mjaft sqarues. Faleminderit z. Kikia

Agjensite permbarimore te

Agjensite permbarimore te tipit Julian siekambiemrin jane hapur tashme ne psiken e çdo qytetari. Ndjesia e hakmarrjes personale eshte rrenjosur gjithandej, deri tani shperthimi i saj ka arritur ne nivel biznesmenesh e horrash qe bejne vetegjyqesi per te futurat qe i kane bere njeri-tjetrit. Shume shpejt tritoli do mberrije ne kupolen e kesaj shoqerie; do te shohim politikane e profesioniste te tjere te rrenes te hidhen ne ere si ne Kandahar. Ky eshte produkti i korruptimit dhe degradimit te pergjithshem moral: Tritoli qe ne kushtet e tregetimit masiv te drejtesise behet instrument i drejtesise se munguar. Ky vend po rreshket drejt talebanizmit, dhe ata qe e kane promovuar apo shkaktuar me hajnite e korruptimin e tyre nuk do shpetojne pa marre edhe ata hakun e tyre.

Mendoj se vdekja e Olldashit
Mendoj se vdekja e Olldashit e ka hapur siparin per keto ngjarje ne nivelin e larte te politikes.
Kushtetuta e Republikes Pj

Kushtetuta e Republikes

Pj II-te - Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut.

Neni 15/ 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

Neni 18/1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit

Neni 30. Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.

gazetar mediokr dhe injorant

gazetar mediokr dhe injorant qe e ben tjetrin fajtor pa e shpallur gjykata te tille...jetojm nje realitet skandaloz ku te gjithe dine gjithcka, ku te gjithe kane te drejte te analizojne po gjithcka dhe ne fund behen e gjykates e prokuror...sa e neveritshme kjo shoqeri qe po na mbyt perdite

Eshte detyre e cdo Juristi

Eshte detyre e cdo Juristi Shqiptar, nga ''Law Lords'' (9 gjyqtaret me te larte te Republikes) deri tek avokate te thjeshte provincash, te edukojne publikun e median. Duke terhequr vemendjen kur etiketohen njerezit fajtore pa vendim gjykate. Direkt/indirekt qytetari lincohet.

Kurioziteti dhe makthi i madh publik se kush e kishte porositur vrasjen e “një biznesmeni shumë të madh” në Durrës, u shuan. Ai ishte një tjetër biznesmen (sikundër pritej të ishte) dhe quhet Ilir Karçini. (artikulli / fillimi)

Asgje nuk eshte shuar, z. Karcini ''nuk ishte e as nuk pritej'' Faktet e kryera i ben ligji, fajsine e provon Gjykata. Jo Media. Cdo individ nen-akuze prezumohet i pafajshem. Ne shpallet i tille per mungese provash, teknikalitete a realisht eshte; do i kerkoje Media falje per deduksion te pa-provuar, inflamator e plotesisht anti-ligjor?

Artikuj te tille shkelin mbi parimet themelore 1) te barabarte para ligjit. 2) te pa-fajshem deri ne denim. Nje parade policeske si lejon askujt te vere ne rrezik 3.000.000 qytetare. E dime qe ka kte-e-ate, probleme e me the te thashe, e Dime! S'ka progres pa kulture ligjore ne shprehimi; keshtu krijohet baza e ngrihet lart, e me lart. Si pasqyrues, informues e opinion-ndikues, mund t'mos ndryshoni shume gjera por nje Individi ... ja shkaterroni jeten.

* Terminologji e tille sjell ankth te tmerrshem ndaj ''te akuzuarin'' e familjes e tij. Nuk jemi ne 1985 (!!) kur prangat ne dore ishin mjaft, te vulosnin fatin e kujtdo.

* Ushtron presion mbi Policine Hetimore, shtyre te falsifikoje e shtoje evidence, manipuloje deshmitare e te penduar, per te denuar te arrestuarin tjeter. S'ka polici ne bote qe se ka bere kete. Shtypi (1) presioni nga Politika (2) paniku i krijuar ne Popullate (3) (sidomos ne raste eksplozivi ) ka sjelle qe polici me standarte te larta te shkojne pertej ligjit per te prodhuar rezultate. (Policia Britanike, ka rreshqitur disa here.)

* Ve nen shantazh te jashtezakonshem Gjyqsorin qe nga terrori publik humb pavaresine, e arsyetimin e ftohte juridik. Gjyqtaret jane qytetare e familjare ne rradhe te pare, paragjykimi ekstrem i shtyn te denojne nje te pafajshem qofte me prova gjysmake.

"Republika e Shqiperise" me Opinion Tavolinash e para-denoi z. Karcini kur ligjet jane te qarta. Friken per padrejtesi e kemi per veten si fillim, jo kriminelet. Cdo student Juridiku di maksimen baze: "Me mire 100 kriminele jashte, se nje i pafajshem brenda", i vetmi bufer qe na ngelet eshte: ''prezumimi i pa-fajsise''. Media te kete nje kujdes absolut ne terma e shprehi, cdo gje e thene ngelet ne Rekord Publik.

Dikush mund te thote ''c'jane keto qiqra ne hell'' si i kerkojme pergjegjesi nje Media qe akoma merret me Celularet e kush tha cfare-ne tekste; (jo se tel. nuk nxirren) nje media me emisionin me ndjekur ''muhabeti anadollak prej 3 oresh," ku t'njejtat ftyra flasin pa lidhje (bejne TV me llogje krahinore); e kur ka tentativa per pak edukim ligjor vllai qe vje ka bingo-e-shko-ke-bingoja perplas duart (me dy persona perpara ne lote) duke thene: le te vijne vajzat me kutia ... dhe velinat ''ala Italia'' vrapojne me shalet e kurrizin jashte, (c'pret me shume) ku-e-ku serioziteti? Ku pergjegjesia? Jo. Shqiptaret atje, e ato jashte qe jane mesuar me disipline tjeter, kerkojne standarte. C'shohin, eshte ajo qe u jepet, jo ajo qe e meritojne.

Se fundmi, me 100 artikuj Gazetash ne nje shtet shume te vogel, z. Karcini pas denimit shkon ne Gjykaten Europiane: Apeloj si i denuar padrejtesisht, pa u ulur ne tavolinen e hetuesit policor me shpallen fajtor me ''konsent popullor", cili gjykates ka kurajo ti rrije perballe kesaj gjuetie shtrigash? Ztnj gazetare, me artikuj si ky z. Karcini del nga burgu dhe nese provohet 100% fajtor. Mos kompromentoni drejtesine! Por me shume, si Shqiptar ndihem keq kur, sot- shpallet fajtor ''nen emrin tone'' neser, fiton kompensim ''nen taksat tona''. Qytetari vuan nga rrembimi, papergjegjsia e mos-profesionalizmi i Medias; nen preteksin se duan te Informojne Publikun.

Kjo analizë është e mbështetur mbi fakte të bëra publike deri tani dhe të pakontestuara publikisht deri tani. (artikulli-fjalia e fundit)

U bë.

Kontestuar.

I nderuar P.A.B., Komenti

I nderuar P.A.B.,

Komenti juaj eshte brilant, pa cenuar askend dhe nje analize qe duhet t'u vleje te gjitheve, duke filluan nga polici i thjeshte e deri tek togat e zeza te kupoles se drejtesise shqiptare.

Eshte e vertete se ketu ne Shqiperi kriminelet zbulohen ne tavolina kafenesh, denoncohen nga gazetare qe rendin pas lajmit "sensacion" dhe "gjykohen e denohen" po nga keta gazetare e gazetaruce qe asnjehere nuk e vene veten ne vendin e ketyre njerezve te shpallur prej tyre si "kriminele, ndihmes apo porosites te vrasjeve".

E shkruar shume bukur nga ju: "Faktet e kryera i ben ligji, fajesine e provon gjykata, jo media. Çdo individ nen akuze prezumohet i pafajshem...."

Nuk kam se çfare te shtoj me teper. Ju i keni bere nje analize profesionale dhe komentuesit e shumte do te bejne mire te lexojne komentin tuaj. Edhe une personalisht, kur lexova artikullin e zotit Kikia, per te cilin kam respekt si gazetar, doja te shfrehja mellefin kunder ketyre ngjarjeve te koheve te fundit, por pas leximit te komentit tuaj, nderrova mendje.

Faleminderit qe profesionalizmin tuaj e vini ne sherbim te qytetareve.

Faleminderit Ora, shume nga

Faleminderit Ora, shume nga ne ndihen ne kete menyre. Media Shq, duke garendur pas sensacionit e ‘’moral outrage’’ kalon ne pergjithesime e anti-ligjoren pa u menduar, harron elementaren - ligji s'eshte personal. Albert Ellist, nje gjigant i mendimit ne Shek-XX (votuar me influencial se Frojdi nga Shoq. Psikiaterve Amerikane) thote: ‘’S'kam qene i zemeruar me Hitlerin. Isha gati te luftoja per ta rrezuar por se urreja ate, urreja ate qe bente’’ Ne google kam provuar disa terma, me i larti me ka dale Shtet Ligjor, me 2.100.000 rezultate. Ky mbi-pasqyrim (per nje gjuhe te vogel si Shq.) ne fjale por jo jete, tregon se kuptimi i ka humbur. Faqe 1 shihet z. Basha, i cili (si te gjithe) do “shtet Ligjor” ne ceshtjen Mziu. Dite me pas deputetet e PD-se si nga nje planet tjeter, vizitojne zoterine ne burg; kemi shantazh te hapur ndaj ligjit dhe nese u be pa dashje. Rama "perqafon e promovon" Kr- Bashkiakun e Vlores- nen akuza nga Prokuroria. Ky i fundit s'ka etiken minimale te jape dore-heqjen te pastroje emrin e tij. Te gjithe bejne deklarata ... pa fund. Media ''pa peshen e tagrin moral'' ti vere para llogarise. Kete e fiton duke ndjekur ligjin.

Gazetari ngren shume probleme, vrasjet, korrupsionin, monopolet; normalisht ka pyetje: Portet jane private (??) si qenka dikush Boss-Porti? Ne u dha me koncesion, lejohet administrimini kurre nderhyja ne fushen perkatese. Kush aprovon kontrata anti-konkurruese? (sic) Kush ishte minister ? Sa kane humbur taksa-paguesit? Te happen dokumentet cdo gje te ri-shikohet. Viktima i ardhshem (sipas Policise) te hetohet ne origjine. I rrezikohej jeta, por kjo nuk e mbulon me shenjteri, pasi policia ta siguroje te hulumtoje me imtesi aktivitetin e tij. (do donim te dinim a ka lidhje me Baret e vjetra qe terrorizuan Fierin? flas ne pasuri/biznes) Si e vune pasurine ky dhe ai? Dy ‘’biznesmenet’’ a kane financuar Parti Politike? Keto si komentojme dot, nese e bejme me vetedije kalojme ne nje veprim anti-ligjor nen nje artikull ku shkelet e drejta elementare e njeriut. In Extremis, ... me kamera e deshmitare e kur z. Karcini pranon fajin, Kushtetuta thote: ngelet i akuzuar. (arsye te ndryshme:frike/ presione/ pazare/ incapacitet mendor/ qofte dhe per Ligjin) Bie cekici vendimi merr forme te prere, deklarohet fajtor. Padurimi, emocionet a frika, s'justifikojne "mob-justice" e muhabete tavolinash-ne media. Shteti e rrethanat ndryshojne, te vetmen gje te shenjte kemi Kushtetuten. Ne raste, ajo interpretohet por eshte e patjetersueshme. Fillon nga ky nivel e Politikanet neser do veprojne sipas ... jo te fshihen nen "Shtetit Ligjor."

Ne fund, edukaten ligjore te jetuar, ja kemi borxh te shkuares 1) atyre qe u arrestuan e denuan neper salla kinemaje!! Shume jane ende gjalle, dem-shperblime su dhame, tu japim respekt qe t'ikin nga kjo jete me mendimin se Drejtesia s'eshte retorike. Dhe persekutuesve te tyre ato qe jane penduar a jo, te dine se nuk veprojme si ta me urdhera e ideologji. 2) te tashmes, e vetes. 3) Femijeve tane, per platforme te qarte jete: keni te drejta te plota deri kur shoqeria ti kufizon ato me prova, vendim ligjor, e pa paragjykime. Termat duhen dhene sic jane, te thjeshta, si nga media e komunikatat e Policise Shtetit: I akuzuari I.K., eshte nen akuze, dyshohet per, provat e deritanishme aludojne, i penduari thote qe ‘’i akuzuari’’ etj. Deshmitari a i akuzuari pretendojne - ne shqip-pretendim tingellon sikur genjen por ky eshte termi - Pretendim, deri sa te vertetohet - kur qytetari XZ. denohet e deklaron Fajtor. Drejtesia eshte shanci fundit qe kemi per shprese, e jete normale. Besoj shume, se se shpejti ne nje ‘’cause celebre’’ nje Oficer i Ligjit ne Shqiperi ne rrezik per post e ndoshta jete, do beje karambol me klanet politiko-mafioze, e ato do thyhen. Duhet nje shembull per te vere bazen, vec nje precedent i qarte per drejtesine. Ate dite do mbaroje Tranzicioni...deri atehere... do presim! (me respekt per ju, dhe artikull-shkruesin nese na lexon)

Super artikull Mentor!

Super artikull Mentor!

monopolet ky eshte modeli

monopolet ky eshte modeli ekonomik deri tani ne shqiperi.

ato kontrollojne gjithcka qeverine gjykatat policine ekonomine etj.

mbytja vdekjeprurese e konkurences se lire gjetja e mekanizmave dhe e mbeshtetjes nderkombetare per zevendesimin e konkurences se lire me monopolet kane krijuar dhe "army of julians"

por problemi eshte edhe me i thelle se dhe IK i ka vene shpejt kollaren GREKUT ne bashkepunim me djemte e lagjes

dhe na qenka dhe ne rrethin e MINISTRIT bashke me djemte e lagjes.thjesht e ka pare qe nuk ja ve dot tritolin administrates se drejtesise se shqiperise qe merrte vendime kunder tij dhe u perpoq tia vinte PB.

kjo zotni nuk vjen nga fakti i korrupsionit te shtetit por sepse shteti shqiptar ka 23 vjet qe nuk kryen funksionet e tij

me perkrahje te plote te nderkombetareve te cilet e miratojne kete gjendje ne shqiperi.

dhe grupet rivale te pefaqesuara ne kuvendin e shqiperise e qeveri luftojne njeri tjetrin duke i vene TNT e cila nuk dihet nga futet ne shqiperi sa kohe ka qe futet ne csasi eshte futur dhe ku ndodhet aktualishtne cfare duarsh.

ky eshte problemi me shqetesues.shiku shishi dhe armata e isherve te para 1990 njohin gjithe sinanet e shqiperise kudo ku jane por besoj se jane te rekomanduar qe vendi te qendroje ne kaos e gjak.shteti shqiptar nuk punon per shqiptaret por vetem per njerezit E LISTES (PARISE SE SHQIPERISE)

I lumtë autorit, shkri i

I lumtë autorit, shkri i vërtetë gazetaresk dhe hetues.

Sa keq që nuk shkruajnë të gjithë kështu

.........dhe drejtesine ne

.........dhe drejtesine ne kete vend do ta vendosnin Sajmir Tahiri me Dhori Sallakun, ku ne qender te te dyve qendron Ilir Karçini, bashkeshorti i vajzes se tezes se Tahirit dhe bosi i Dhori Sollakut, shefit te premtuar te agjensise qendrore te zbulimit te kesaj qeverie.........!!!!

Na la shendenë Baba Salih Ram Gerdeci, por "nga era qe po fryne, m.. ka per te rënë", thoshte profesor Themo Mandili nga Zagoria..

Nga titulli nisa me dyshim

Nga titulli nisa me dyshim leximin se thashe do ishte nga ata shkrimet e sponsorizuara qe do te nxirrte viktime karcinin qe u detyrua te paguante vrasjen per mungese drejtesie. nderkohe shtjellimi me poshte eshte real dhe mbi fakte. me ka qelluar te njoh z. karcini, dhe di t'ju them se pasi ia vodhi kompanine grekut, nen siglen e familjes sollaku (burre e grua, ku njera ia rregulloi letrat per vjedhje, dhe tjetri i i mbylli ceshtjen penale), nen siglen e global gazit, se bashku me skender amonikun u bene dhe ortak me Fondin Amerikan te Zhvillimit, me nje kontrate put&call option agreement. mesa kam kuptuar sollaku nuk eshte thjesht avokat, por dhe pak aksioner te karcini, pasi ishte ky qe futi dhe fondin aksioner te global gazi.

Add new comment