Sindroma e humbjes

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ulqin kanë rikonfirmuar një defekt patologjik të shqiptarëve që nuk po arrin të gjejë shërim tash e sa shekuj.Në këtë komunë bregdetare, shqiptarët që përbëjnë shumicën me mbi 70 për qind të popullsisë, kanë humbur komunën përballë malazezve që janë vetëm 8 për qind e statistikave demografike. Kjo nuk është thjeshtë një humbje e rëndomtë, por tejkalon disfatën elektorale, duke çuar popullin në një analizë biologjike. Pse ndodh që vetëm shqiptarët të humbasin kaq keq?. Dikush kishte me thënë se përgjigjja është e thjeshtë!. Shqiptarët janë bërë “pikë e pesë”, secila lagje me parti politike dhe në fund asnjëra, sikur në atë batutën, nuk i ka fituar ”tirqit”, por të gjithë “hurin”. Në këtë luftë gjelash të leckosur ka fituar partia e kryeministrit Millo Gjukanoviq, e cila u ka dhënë leksion “marinarëve” se anija nuk ecën me një rrem, por duhen disa përnjëherë, madje të sinkronizuar mirë.
Sindroma e humbjes nuk është “specialitet” vetëm i Ulqinit. Kjo po përcillet gjithandej etnikumit, sepse kur janë në pyetje privilegjet politike ose karrigia, shqiptarët nuk e njohin as Zotin. Prandaj Ulqini është fundi i asaj ku shqiptarët, siç do të thoshte Adem Demaçi, ia kanë nxjerrë bishtin me ndarjet radikale. Kjo humbje vërtet kërkon studim pse populli nuk i voton përfaqësuesit e vet, por të fqinjëve. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë, ose liderët që i kanë shkomcuar martinat kundër njëri-tjetrit, ose populli që s’është mbushur mend. Por më shumë janë politikanët që si gjithkund, e kanë bërë punën “bërllok”. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Bujanoc të Luginës së Preshevës. Atje ka ndodhur edhe më keq. Partitë politike shqiptare kanë fituar shumicën në Kuvendin Komunal, 30 këshilltarë nga 40 sa ka Kuvendi Komunal, ndërsa koalicion ka bërë partia që ka fituar më shumë vota me një parti serbe, duke i lënë në opozitë 18 këshilltarë shqiptarë. Ky ishte paradoksi legjendar që pushteti të ndahet me serbë dhe jo me shqiptarë. Edhe ky rast kërkon studim gjenetik, se ku është defekti i thyerjeve kaq të mëdha ndërmjet vëllezërve. Plasaritja e trungut shqiptar nuk përfundon këtu. Edhe në Kosovë është e njëjta patologji. Në zgjedhjet e fundit, ish-kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri mbeti i vetëm kundër listës “Srpska” që u mbështet nga Beogradi, dhe askush nuk i doli në mbështetje. Ai kërkoi ndihmën e partive të tjera politike që ta mbështesin në balotazh, por nuk e mbështetën, madje liderët e disa partive politike nuk e pranuan as në takim. Dhe si pasojë, kjo komunë iu fal listës “Srpska” me logjikën: “për inati të resë me vdektë djali”. Këta janë vetëm tre shembuj se si popull jemi bërë “laik”. Dhe këto ndarje nuk kanë ndodhur nga mungesa e vetëdijes, por nga urrejtja e brendshme djallëzore. Të gjithë këta që po i fryjnë zjarrit të ndarjes, nuk janë të verbër që i bien “lyrës” por janë të sëmurë nga sindroma e bajraktarizmit, që nuk mundet ta shohin dikë para. Një leksion që duhet të vlejë për të gjithë shqiptarët është Kërçova në Maqedoni. Në këtë komunë të gjitha partitë u bënë bashkë, dhe pas 70 vjetësh, komunën e fituan shqiptarët. Me siguri Fatmir Dehari nuk do ta kishte parë as në ëndërr postin e kryetarit, nëse atë nuk do ta kishin mbështetur të gjitha partitë. Dikush ende nuk po e kupton atë që e ka dëshmuar përvoja. “Bashkimi e bën fuqinë”, thotë maksima që aq shumë na duhet.
Nga Gazeta "Zëri"
Comments
Ta them une, o vlla, cfare

Ta them une, o vlla, cfare ndodh nder shqiptare.

Ndodh ajo qe shqiptaret me se shumti jane sherbtore te te huajit! Jane spiuna e bij spiunash! Shiqoji lufterat e shqiptarve nder shekuj. Pse, kane luftu me pushtuesit? Jo kane luftu mes vedi. Sepse gjysa e tyne jane vu ne sherbim te armikut, per me perfitu.

Shqipnia ne luften e dyte botnore i fali kunoren e Skanderbegut perandorit italian, dhe nje pjese e madhe shqiptaresh hyne ne qeverite kuislinge ne sherbim te italianit dhe gjermanit. Sot jane t'u dale te nderuem kolaboracionistet dhe tradhetaret dhe burra te keqinj ata qe luftuen per atdhe dhe dhane jeten kunder pushtuesit. Po keshtu edhe ne Kosove, Maqedoni e Mal te zi, ku sidomos regjimi titist e bani gjysmen e popullit spiuna te shkaut. Edhe tani shqiptaret ma mire e kane me votu per shkaun se sa per vllaznit e tyne, Hej kuku nane! Koja nonen shqipe...!!!

Nuk eshte sindrome, as

Nuk eshte sindrome, as semundje. Ka shume shembuj bota sa nuk permenden te gjitha, me raporte me to vogla se 70-8 %, parti akoma me te vogla qofte dhe individe. Alberto Fujimori, vendlindja e te cilit eshte akoma ne debat e me pas solli incident nderkombetar (Japoni vs Peru) krijoi nje Parti te re Cambio 90 (Ndryshimi 90) e fitoi zgjedhjet. Qendroi president i Peruse per 10 vjet. Kundershtari i pare qe mundi ishte Mario Vargas Losa, shkrimtar me fame boterore (Cmim Noble ne Letersi, 2010) I dyti, Perez De Cuellar ne kulmin e fames, lidhjeve politike e autoritetit nderkombetar, Fujimori 60% votave – Cuellar 22%. Fujimori u konsiderua ‘’dore e forte’’ e beri ca gjera te mira per Perune por sic ndodh me ‘’duart-e-forta” kaloi ne abuzime e kriminalitet. Vendi kishte (prape ka) probleme me terrorizmin, drogen, varferine, kriminalitetin, papunesine e tensionet etnike. Peruanet zgjodhen ate, nje Japonez.

Ne kontinent, pas Brazilit, Peruja ka komunitetin me madh te ‘’Aziatikeve Latine’’. Gati 5% Kineze e Japoneze. Peruja e te gjitha vendet e rajonit, per historine, konfliktet kufitare, nder-etnike, ideologjike; jane nacionaliste te ''eger''. Kam pasur rast ta shof 1st hand dicka nga ta, ne Madrid gjate veres. Per 2-3 dite me rradhe e ndezen vendin flake. Bertisnin, valevisnin banderolat, kendonin e qanin te dehur. Dikush qe do te ‘’parashutonte’’ brenda festiviteteve, do mendonte se eshte ne nje ‘’vend lincimi’’ Mund te vinte kjo se ishin ne Spanje “ish-pronari i vjeter’’ ose nga jeta e tyre e veshtire (Peruanet bejne pune te nivelit manual e paguhen sh.pak) por nuk kam pare asnjehere manifestime kaq te ‘ashpra’’. As ‘’fanatiket muslimane’’ qe digjnin flamure vite me pare - te stilit, death to Izraili, death to Amerika - tek xhamia ne Londer, nuk u afroheshin atyre per britma. Ne Peru pra, zgjidhet Fujimori, emigrant e bir emigrantesh. El Chino (kinezi)qe ‘’spanjollet’’ e perdorin ne forme derogatore (disa here dhe me perkedheli) deshi populli e ja dha voten.

Austria, nje shoqeri e mbyllur e cila akoma nuk e ‘’ka kuptuar mire’’ rolin e saj ne L2B, - jo shume kohe me pare pati nje koalicion te drejtuar nga nje parti raciste (e jorg hajder-it) - as atehere, as dje, as sot; nuk njihet per tolerance. Pati nje president Hebre, Bruno Kreisky per 13 vjet (1970-83) Dikush thote ishte si ‘’attonement’’, dikush qe i takonte. (simon viezentali me perbuzje e quante “everyone’s favourite jew”) Keshtu ca pune ndodhin. Te hysh ne analiza ‘’bilogjike te Shqiptareve’’ eshte jo vetem kunder-produktive por vete-urrejtese. Ju (e as une) nuk jepni dot konkluzione te shtrira ne kohe per gjykuar bashkekombasit "biologjikisht" Duke vene perballe pasqyren e Serbit, Malazezeve, a ate Nacionaliste. Askush nuk eshte me i mire ‘’se Shqiptaret e tij’’.

Duhet nje reflektim ne perceptim se nuk jemi as te paret e as te fundit ‘’ne budallekun tone’’, si cdo kombesi dhe ne. Gerald Kaufman parlamentar qe ne vitet 1970, ish-minister laburist e bank bencher me influence, kryetar i komisionit parlamentar per Kulturen e Artin per shume vite, ndryshon bindjet origjinale e arrin te kerkoje sanksione per arme ndaj Izraelit, me pas ekonomike si ato te ndaj Afrikes se Jugut. Ne fund i quajti Politikanet Izraelite “ kriminele lufte” Ja fjalet e tij: Qeveria e Izraelit me ashpersi e cinicizem po shfrytezon ndjenjen e fajit ndaj Holokaustit, si justifikim ne vrasjen e Palestinezeve. (Sir Gerry eshte Hebre, e kuptove qe ne fillim)

Gjithmone do kete shembuj ekstreme per te pranuar nje rezultat qe ne fillim nuk mendohej. Sa per deshperimin? Ate e bejme gjithe diten. Shqiptaret bejne gabime, jane ne shtet tjeter duhet unitet etj. Por ndjekin interesin e tyre qytetar dhe individual: rendi, arsimi, shendetesia, punesimi e mireqenja ne pergjithesi... keto duan njerezit, me shume se retoriken nacionaliste boshe. Ne i besojne Partise se Gjukanovicit, pranojeni. "Shqiptaret me Parti" neser nxjerrin mesim, i imitojne e ua marrin votat. Shqipet ne rajon kane problem te njejta e te ndryshme, si Ne, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Ma sa dime problemet e juaja nuk jane aq te mprehta se ato te Shkupit, ku duhet nje strategji me kompakte. Ju po flisni per nje qytet, Ulqinin, as Beteja e Salamankes e as fundi i botes. Kur i futemi ca gjerave per ''rracen tone'' shpejt kalohet "from self-flagellation to contempt” so better leave it there... .

Add new comment