Para se t’i dhuroja Xhevo Zenelit edhe një kopje të dytë…

Postuar në 30 Janar, 2014 08:18
Pëllumb Kulla

Erdhi bukuroshi, ndenji te unë për drekë, lozi një séancë poker dhe pasi mori librin për Skënder Sallakun me autograf e pesë llafe të mira, dmth, që Xhevoja çmohej nga unë, meqë ka punuar në një trupë me Sallakun dhe meqë ka jetuar në një shekull me Ajnshtajnin, të gjitha shkruar në faqe të parë, iku e përfundoi në shtëpinë e tij të largët, në Staten Island.

Pas pesë ditësh nuk m’u ndenj dhe e mora në telefon:  (Po e shënoj gjithë dialogun, dhe për ta shijuar atë po bëj një zbulim: Xhevahiri nuk e kish lexuar fare librin! Por unë, atëherë, gjatë bisedës nuk e dija. Nuk dyshoja dhe nuk e kuptova dot).

-  Alo, Xhevo! Si t’u duk libri për Sallakun?

-  Madhështor…

-  E lexove që atë natë?

-  Hajde budalla, hajde! Po ku të le ai libër ta lëshosh nga dora,mo! Të lumtë, kur të qaj tërë!

-  Është me interes?

-  Çfarë?! Do llafe të mira?! Do hymne ti, tani?! Pyetja më banale që mund të bëjë njeriu për këtë libër është “është me interes?”…

-  Faleminderit  Xhevo… Si t’u duk kompozicjoni?

-  Si të them…

-  E kam fjalën a t’u duk me vend që unë nuk merrem me jetën e Sallakut, kështu, në mënyrë klasike, nga e para, ose “straight” siç i thoni ju andej nga Staten Island?

- Po ti e ke patur të menduar, atë. Nuk besoj se të ka dalë ashtu, në tym. Ajo mënyrë e bën librin të veçantë.

- Po mirë, Xhevo… Si t’u dukën ato dy episodet kulmore me Kadri Hazbiun dhe me Enver Hoxhën. A nuk është gjetur bukur, që kapitujt kryesorë mbarojnë me to?

- Bukur!…

- …. dhe kështu sigurohet edhe një tension dramatik në fund të dy kapitujve kryesorë, apo jo?.

- Tensioni dramatik e zbukuron gjithnjë librin që duket sikur është shkruar për zbavitje.

Dhe shumë më vonë, pas dialogut, e çmova kujtesën e Xhevos që nuk bënte tjetër m’i riformulonte lavdet që thurja unë për veten time!

-  Që thua ti, or mik, ato janë dhe dy kulminacione të të gjithë librit. Dhe ke bërë mirë që ke mbaruar dy kapitujt kryesorë më ato episode. Të lumtë!

- Oh Faleminderit Xhevo. Njeriut gjithmonë i bëhet qejfi…

- Nuk t’i them për të të bërë qefin, kur të qaj tërë!.. Ti e di që unë nuk jam nga ata.

- Po episodi me Bungon, mo Xhevo?

- Mos ma kujto se edhe tani më vjen të qesh.

- Po ato episodet në familje, a nuk janë fantastikë?

- Fantastikë, është pak.

- Faleminderit, për fjalët e mira, Xhevo!

Xhevoja më qortoi:

- Mos më thuaj më “fjalë të mira”. Këto janë fakte, jo “fjalë të mira”.  Kjo është bisedë miqsh, artistësh… Është gati bisedë pune.

- Po ndonjë gjë tjetër, Xhevo?

Me këtë pyetje Xhevon me siguri sikur e kam vrarë. Vallen ai ma mbante, por e kish vështirë ta hiqte.

- Kë të kujtosh më parë aty?! – përtypet Xhevahir Zeneli. -  Çdo gjë meriton të flasësh një natë të tërë dimri. (Pauzë) Kur të qaj tërë!

-  Faleminderit…

- Shih ky! Faleminderit! Po ç’faleminderit, mo!…

- A e çmove fokusimin e Skenderit si klloun, si pehlivan në majë të telit dhe lënien deri diku mënjanë të figurës si aktor? Për të theksuar më shumë etjen e tij për të luajtur me rrezikun e jetës. A nuk është fenomenale?

-  Ah sa mirë që fokusove kllounin, pehlivanin në tel!…

Dhe pasi unë thashë nja tridhjetë epitete, si “fantastike” e “fenomenale” e “të pazbuluara më parë”, e pasi Xhevoja m’i përsëriti prapë ato “duke qarë tërë”, e mbyllëm këtë séancë përshtypjesh.

Ime shoqe erdhi nga jashtë.

- Me cilin po flisje?

- Me Xhevon. Për librin. E ka tronditur.

- Kush e ka tronditur?

- Libri. Nuk la lavdërim, nuk la epitet, nuk la vlerësim të lartë… Ishte mrekulluar. E çmon shumë që ….

Ime shoqe ma prêt frymezimin, me të cilin nisa të përshkruaja vlerësimet e mia që Xhevoja veç m’i kish miratuar duke i futur nga një “kur të qaj..”

-  Dëgjo se nuk ta thashë, – ma preu ajo. – Ai e ka humbur librin! Kur iku që këtej nga ne, e kish harruar në tren. Më telefonoi e shoqja e më tha: “Të lutem, Xhuli, më gjej një kopje tjetër, se Xhevoja atë që i dhatë e humbi dhe, jo vetëm vetë nuk pa asnjë faqe, por na la edhe ne pa e lexuar. Po e binde Pëllumbin t’ia shkruajë prapë autografin me ato fjalë, mirë.. Po nuk munde, na e dërgo pa shënime, pa autograf”… Kështu më tha e shoqja… Çfarë i kishe shënuar në autograf?

Unë jam pak i deziluzionuar.

- Nuk më kujtohet mirë, por më duket  “Xhevos, me simpati për fatin që ka punuar në trupën e Tiranës, në një kohë me Sallakun dhe ka jetuar në një shekull me Ajnshtajnin”.  Kështu më duket. Jo aq serioze, por…

- Ju doni të bëni humor edhe kur duhet të jeni seriozë. Me këtë libër ty tani të quajnë serioz..  E si do të bësh, do t’ia shkruash prapë?

- Mirë, – bie dakord unë. – Do t’i shkruaj vetëm për fatin që ka jetuar në një shekull me Ajnshtajnin.  Por mos më dalë përpara se do ta vras!

Dita

Comments

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Pune artistesh!

Submitted by lere xhevon reh... (not verified) on

perpara mund te dale dhe po e vrave do te hash gjilperen me substanca lethale te ciles ke kohe qe i vjen anes.

ha buke dhe foli peles.

dhe po u fsheve pas vrasjes jashte amerike mund te gjendesh kudo.

humor i vlefshem per bastardet

Submitted by Anonim (not verified) on

Shume bukur.Me ne fund pak frymemarrje per lexuesit me kete humor njerezor.

Submitted by njena (not verified) on

"lozi" edhe i thue vedit i kulturuem ne fushen e letrave dhe te shprehunit???!!!

Submitted by RP (not verified) on

hahhahaaa,i bukur rrefimi.Ne fakt nga fundi e pikasa finalen,kur autori permendi gruan.Por une e mendova ndryshe,qe Xhevo e kishte harruar librin pa e marre nga shtepia e Pellumbit.Hahahhahaaa,keto ngjarje ndodhin vertet dhe me shume dendur sesa rralle.Nje shoku im botoi nje liber me vjersha me harxhet e tij,se e kishte pasur fiksim qe adoleshent.Na dhuroi ne shokeve dhe miqve e kujtoi se do shiste ndonje librarive,por ato jane plot me libra,me shume sesa jane klubet me pijetare.Pas ndonja dy muajsh u takuam nja 4-5 dhe ai i shkreti na pyeti nese na kishin pelqyer vjershat.Pasi i thame ndonje pershtypje,njeri i kerkoi per titullin e vjershes se pare,se nuk e kish kuptuar.Ky i tha;ama atje ke ngecur ti?Tek vjersha a pare?Po ti thuaj qe s'e paske lexuar fare mo?hahahhahahaaa,m'a kujtoi ky shkrimi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or Pellumb, po Xhevoja i zi po te bente qejfin, sic e thua edhe vete, cfaredo autolevdate qe thurje ti ai nuk ta prishte. Nuk eshte gjynah ta ndeshkosh ne kete menyre Xhevon e shkrete, a thua se nuk mjafton ndeshkimi qe i ka dhene Zoti duke e bere shtu sic eshte?

Submitted by Anonim (not verified) on

o zotni!

ti e kupton dhe vete qe artistet shqiptare dhe gjithe ata qe merren me letersi e art mundohen te japin mesazhe te shumta ne menyra nga me te ndryshmet.

dhe perseri keni ngelur per te ardhur shume keq.kur keni mundesi nuk ju lene dhe kur ju lene nuk keni mundesi.

e kane bere politikanet shqiperine dhe shqiptaret saqe populli thote

hallall te gjitha .............................................PRANDAJ I ESHTE PRISHUR MENDJA ATIJ MIKUT TEND dhe nuk e ka mendjen fare tek libri yt edhe sikur tja vesh ne xhep.....................

nuk e ka mendjen njeri te merret me shkrimet e miliona analisteve shqiptare te  kuptojne se ku e ka hall-in(-allin)

zotrote.

na mbyten analistet zotni po ti te pakten mbaje lart pazarin ne shkrimet e tua se ca gjera qe thua keshtu si me  spond

edhe mund ti duhen ndonjerit..........................

te gjithe analistet thone pak a shume se shqiperia eshte ne rruge te mbare por shqiptaret thone o analiste ne na ka

zene  sklerosa po harrojme edhe librat qe na dhurojne pa i lexuar.................

Submitted by kastriot (not verified) on

Pellumb Kulla, bashkefshatari im nga fshati Kuc, i ish Koopertives te Tipit te Larte Plase, te rethit te Korces, ndoshta ka dashur te lendoje disi aktorin e humorit Xhevahir Zeneli. Por ne thelb, sipas asaj qe lexuam me siper, Pellumb Kulla, duke dashur te lartesoje veten e tij per librin qe ka shkruar, i a ka futur vetes, njelloj se Jovan Bregu kur shkroi nje leter anonime. Por Pellumbi, nuk i ben anonime, por i ben publike,me qellimin qe, meqenese njerzit e kane haruar ate(Pellumbin) qe shkruante skece me balliste e gjermane ne kohen e socializmit, kerkon perseri te heqe pluhurin e hareses qe e ka mbuluar.  Meqenese e kam bashkefshatar, me vjen keq per te ziun Pellumb, qe, per shkak se ka shkruar disa therime humori gjate jetes te tij, gjithmone eshte matur me hijen e mengjezit dhe i eshte dukur vetja si i barabarte me Kadarene dhe Agollin, por ne nje fushe tjeter ate te karagjozciut........

Submitted by P.A.B (not verified) on

E lexova ne faqen ku u botua, ish perzier dhe ''xhevua i vertete''qe  i pergjigjej nje postuesi. (eshte / s'eshte i tille, s'ka rendesi per mua)  Qe ne fillim bie humori nga personazhi i marre, ne prezumim [sic] se Xhevo eshte i mire-njohur. Aktore te dores 2-te ka plot, Ilia Shyti, Pandi Raidhi, Bep Shiroka ... e t'dores se 3/4/5-te etj. Xh. Z? Ka punuar me S. Sallakun, ok. Estrada Tiranes? 10 emra prape jo ''Xhevo''. Skenderi, Vegimi, Arbeni, Vasillaqi; Veli, Marjeta K., Koco, Kosta, Sheri, Melpomeni. Por Xhevo who? Tek cirku, si femije me kujtohen Tos Alla e Meti. Google, del Xhevahir Zeneli. Ka luajtur tek Rrethimi Vogel, hm, Kadriu, Timo, Sotiraqi, Mevlani, Marjeta L., Bert Verria, Gim Shuke ''Korcari me Mustaqe'' (shoferi aty, partizan i rrepte kudo tjeter)  i mbaj mend, ku Xhevo? Ky film skematik me kujtohet me shume se ka pasur nje kenge te bukur bazuar ne nje vjershe te Driteroit. Xhevo s'ka qene ne role paresore e as dytesore as terciare. Per ato qe e njohin artikulli mund te funksionoje. Une se njoh.

Pellumbi. Sa ilaritet me ka sjelle ...(Dove Tower?) me vone per kete. Me duket se dilte cdo te Marte, Shekulli online ku prisnim shkrimin e javes - ''Rrefenja nga Amerika'' Ulesha, duke mallkuar dial-up-in qe shkonte pi-pi-pi-pi-piiii pa fund, t'lexoja  "Albanian Bride in Manhattan". E perktheva ne Anglisht, kur dikush me tha si jeni me Humorin? Mendova ''this is it'' personi e pelqeu. Kaloi dore me dore... ka shkruar me, c'ka bere, kush eshte  [P.K] deri ''gjynah qe jeni gjuhe e vogel'' U tregova, "grabitja" s'eshte tradite as detyrim kur marrim nuse ne Shqiperi e as Amerike. Ne pune disa here kam folur me "gjuhen e Pellumb Kulles" duke perkthyer ''live'' 2-3 shkrime. Vendasit i pelqyen, emigrantet [jo-shqiptare] identifikoheshin me to, ''si duken leket ne vend te huaj, ngaterrimet ne trafik, lidhjet mbrapa me familjen." Shpesh ngecja ne shprehje idiomatike, hajde perkthe '' nga dialekti korcar'' :):) Pellumbi eshte i Madh, mjeshtrit i lejohet nje ''off-day'' dhe nese kjo me ''xhevon'' ishte larg standartit te tij. Humori do forme, eshte ''kur te vjen''. Z. Kulla na bashkoi ne nje dite jave, per 15 minuta lexim me nje humor brilant. U be Kult.

Eshte P.K. ballist a anti-fashist, nuk regjistron ne radarin tim. Me ka bere pershtypje humanizmi i tij ne nje shkrim per Znj. Maria Rafael. Gruaja e nje tenori Shqiptar te persekutuar, qe e kish pritur per dekada. (stavri rafael) Si notonte me djalin mbi supe. (F) Kish dinjitet te rralle, korrekte me kedo. E kam perkthyer per miqte, shkoj shpesh ne vendin e saj. Ka kulture e nivel intelektual, me gjithe pesimizmin natyror e ftohtesine aparente jane sh.mikprites. Zhvillimi ne pergjithesi, e komunizmi i tyre, nuk krahasohen me tonin (kane undergroundin e 2-te ne Europe, pas Londres)  Lexuan artikullin e Pellumbite  u preken shume, donin te dinin nga cili qytet vinte, mbiemrin e saj te vajzerise, etj, por interneti s'ka te dhena per Marien, as ne gjuhen tone as tyren.  Vuajtja e kesaj gruaje te rralle (e komunizmi si periudhe) sherbeu si bisede ne disa darka. Shqiperia nuk njihet shume, kane nje shprehje ''drunk as an Albanian donkey'' qe askush  s'ja di origjinen. Nga Pellumbi u dhashe "Nusen e Manahtanit" e kane qeshur... me lot.  Shpresojme qe frymezimi ti vije z. Kulla, ne shkrime a nje cikel ekzistencial me humor, larg politikes tradicionale qe ka zaptuar vemendjen e Shqiptarit. Flm. Me respekt per autorin e te gjithe qe u ka pelqyer ky shkrim - sigurisht dhe xhevon -  mendoj qe z. Kulla can do better...much-much better :):) Deri atehere, i urojme shendet!

p/s/ a vec mua, a captcha-t ju dalin te gjitheve me ''distortion''? Disa jane sh. ngjitur, ca te palexueshme (o e para/o e dyta)  Shoh nje -h- me kapele T-je siper, kjo nuk eshte as shkronje :)

Submitted by Anonim (not verified) on

njerezit e mire nuk harrojne asgje te mire o. astriot,as llafin e as punen e as njeriun e mire.

ti mund te gjesh letra te hedhura ne kosh te plehrave te grisura te cilat per ty jane anonime dhe duke i bashkuar ato merr vesh se behet fjale per nje pergjigje qe i eshte dhene pronarit te koshave te plehrave dhe ti krahasosh ato me hapjen e arshivave te zyrtarevete larte te agjencive te ndryshme shteterore apo edhe te nje biblioteke private kur ne te eshte dhene thjesht  pergjigje per pronarin e koshit te plehrave (TE CILIN PRONARI E SURVEJONTE BASHKE ME ZOTIN BREGU)sipas pyetjes-akuze te vete pronarit TE HUAJ  thjesht se kerkonte qe te konsolidonte pengmarrjen perfundimisht,dhe ju dha perseri jete letrave te grisura qe ti i quan anonime pasi pengu i shpetoj nga kafazi  dhe per tu hakmarre ndaj pengut te arratisur prej antarktides drejt qytetit x te shqiperise ia dorezoj dashnorit te dashnores se tij letrat e grisura anonime te cilat ishin pa pluhur apo me pluhur e dine perandorite e pergjimit.

ne median e shkruar,online ose jo ne rruget e shqiperise e kudo ku ka shqiptare ka komente qe i tejkalojne me miliarda here ato kategorizimet ne letrat e grisura.

eshte e drejte e kulles ta krahasoje veten me kedo.por ti kastriot pavaresisht se je bashkefshatar me te nuk e ke hallin se ne cfare niveli eshte krijimtaria e kulles por e ke gjetke.

rri o kaco mos na u be edhe ti njeri qe fantazon e pastaj shkruan.

a jane te ligjshme te gjitha kategorite e mundeshme te reagimit te nje njeriu te paperzier ne asnje pune te piste

ne asnje krim me asnje person ose grup kriminal per te mbrojtur veten e tij??????????

pse te vjen mortja nga ato anonimet e pluhurosura kur mafia boterore,organizata private e shteterore pergjojne cilindo rreth globit audio e ndoshta video dhe po presin informacionin nga ato letrat higjenike.po sikur ate letren anonime ta bej dikush tjeter e ti veri emrin e mbiemrin tend a mund te thuash ty te vjen doresh per anonime.?????????????

te gjitha format e rezistences dhe te gjitha sqarimet do ti bejme per pengmarresit aq me shume kur pengmarresit akuzojne do ti japim sqarimet tona pengmarresve me shkrim te firmosura me boje portokalli dhe ne dore ose te grisura.

kete fat do te kene gjithnje pengmarresit qe ne gjuhen e sotme quhen KASTRIOTERRORISTE.

Submitted by kastriot (not verified) on

kushtuar anonimit:

Nuk dukesh dhe aq i semure..... Kam besim se do te sherohesh...do zgjate pak ne kohe, por do te sherohesh....hic mos caj koken hic...... do te behesh me mire........

Submitted by davidi (not verified) on

po ti o pellumb pse nuk i bere pyetje xhevos per ndonje gje qe nuk e permbante fare libri qe ta provokoje? xhevoja qenka me i zgjuar se ti, qenka as ne improvizim. ti rrofsh qe na kujtove te blejme librin, por vota ime sot eshte per xhevon.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.