Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale

Postuar në 02 Shkurt, 2014 14:33
Eduard Zaloshnja

Një nga akuzat që opozita i ka bërë mazhorancës në lidhje me ndarjen e re territoriale është ajo e llogarive elektorale që fshihen pas saj. Pra, lihet të kuptohet se pakësimi i njësive vendore, nga 385 në 50-60, do të favorizonte elektoralisht mazhorancën. Por eksperienca na tregon se e kundërta është e vërtetë.

Kështu, në zgjedhjet e 2009-ës, kur PD-ja synonte mandatin e saj të dytë qeverisës rradhazi, partitë e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta (PS, LSI, PSD, etj.) morën rreth 49%. Dhe si shpiegohet ky sukses i së djathtës në territorin rural, në të cilin ajo kishte qenë në disavantazh në 2005-ën?

Në zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Dhe kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale, u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës.

Për të kuptuar mekanizmin e këtij suksesi elektoral, zhvillova një analizë statistikore regresioni me të dhënat e 2005-ës dhe 2009-ës. Nga kjo analizë, më rezultoi se, sa më e vogël të ishte njësia vendore (bashki/komunë) nën kontrollin e PD-së apo aleatëve të saj, aq më e madhe ishte rritja në përqindje e votave të koalicionit të djathtë në atë njësi.

Kjo ndërvarësi statistikore mund të shpiegohet me faktin se sa më e vogël të jetë njësia nën kontrollin e mazhorancës, aq më shumë ndikim mund të ketë kryetari i saj tek banorët e njësisë.

Kjo ndërvarësi statistikore u vërtetua edhe në 2013-ën me LSI-në, e cila ishte në pushtet në 4 vjetët e fundit dhe pati një rritje me disa herë të peshës elektorale në njësitë e kontrolluara prej saj. Për shembull, në Bashkinë e Lezhës (një njësi e madhe vendore me kryetar të LSI-së) LSI-ja u rrit nga 2.5% në 15.1%, ndërsa në Komunën e Krrabës (një njësi e vogël vendore me kryetar të LSI-së) ajo u rrit nga 3.7% në 43.2%.

Në fakt, dhënia e kontrollit nga PD-ja të disa komunave LSI-së në 2011-tën, si dhe marrja e kontrollit nga PS-ja e disa të tjerave, përgatitën terrenin për përmbysjen e madhe të 2013-ës. Kështu, në zonta rurale, partitë e majta u rritën nga 49% në 2009-ën, në 59% në 2013-ën. Ndërsa në zonat urbane rritja ishte më e vogël – nga 53%, në 58%.

Bazuar në këtë histori elektorale, mazhorancës do t’i interesonte elektoralisht që të ruante ndarjen aktuale territoriale me 385 njësi. Thënë ndryshe, ndarja e re territoriale (me 50-60 njësi gjithsej) do ta zbehte epërsinë paraprake që do t’i krijonte numri i madh i njësive të vogla në zgjedhjet e 2017-ës.

Comments

Submitted by billy (not verified) on

Berisha e kupton fare mire kete gje, prandaj e kundershton reformen. Nese sot, p.sh. PD drejton ne 180 komuna, me reformen bashkuese keto 180 komuna me nga 1-2 mije banore do te behen rreth 15 komuna. Pra PD mund te fitoje ne zgjedhjet e vitit qe vjen rreth 15 komuna dhe nje ose dy bashki.Kemi parasysh Shkodren dhe Kamzen. Pasi, as B.Curri, as Kukesi, as Peshkopia, me kriteret e reja nuk do te jene me bashki, por komuna.

Parashikimi, z. Zaloshnja, nuk eshte per 60 komuna e bashki, por per 160 komuna dhe bashki. Keshtu  qe sot PD e ka te percaktuar sakte rezultatin e zgjedhjeve te 2015. E majta 23 -24 bashki, e djathta 1 ose 2  bashki. Ndersa ne komuna, rezultati do te jete; e majta 110 deri ne 120 komuna; e djathta 15 deri ne 25 komuna.  KATASTROFE !

Dhe po te mos harrojme goditjen e rende qe Basha do te mare ne Tirane, tregon se rruga e tij, aty perfundon...

Submitted by anim (not verified) on

Zaloshnja perseri na ka zbuluar ate qe duket ashiqare dhe qe nje femije i fillores do ta thoshte.

Por me pelqen fort shprehja gjeniale  e Zaloshnjes .." Për të kuptuar mekanizmin e këtij suksesi elektoral, zhvillova një analizë statistikore regresioni...".

Kjo thenie verteton fort aksiomen e njohur se Statistika ne doren e derdimeneve eshte "the science of the bleeding obvious".

Submitted by anonim (not verified) on

me llafe (pallavra) argumentojne te gjithe ne albanistan. zaloshnjes bravo i qofte qe argumenton me numra.

Submitted by Anim (not verified) on

Duket që e paske kuptuar shumë mirë çështjen. Lum si ti

Submitted by skifter mergimi (not verified) on

Anim,

zafmet..., anou  edhe paksa qe t'a kuptojme ceshtjen tende.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.