Arkiv-Opinion

Fotoja që nxjerr hipokrizinë e Ramës

Postuar në 20 Maj, 2015 17:55

Një foto që qarkullon prej dy ditësh, ka lënë gojëmbyllur dhe pafjalë, socialistët që nuk dinë të përgjigjen. Në këtë foto, të postuar nga vetë Rama, ky i fundit shfaqet përkrah një personi të cilin socialistët e kanë hequr nga puna, si pjesëtar të grupit të zjarrit në 21 janar.  Por del se personi në fjalë fillimisht është bërë drejtor në KESH, pastaj kryetar rrethi i PS-së e së fundi është shfaqur edhe në fushatë përkrah kryeministrit.

Sondazhi Piepoli: Veliaj 52%, Kosova 36%, Bojaxhi 8%; “E majta” 58.5% të votave kombëtare

Postuar në 20 Maj, 2015 17:00

Instituto Pieopoli, kompania më e njohur italiane e sondazheve, publikoi sot në A1 Report një sondazh për garën e Tiranës dhe një sondazh kombëtar (Instituto Piepoli e parashikoi me sukses fitoren e koalicionit “të majtë” para zgjedhjeve shqiptare të 2013-ës në Vizion Plus).

Stimujt që po pret ekonomia

Postuar në 20 Maj, 2015 04:57

Tashmë po bëhen më shumë se pesë vite që ekonomia vazhdon të jetë në ritme rritje shumë të ulëta, zhgënjyese; kreditimi i ekonomisë ka rënë dhe në termat e stokut të tij ka një rënje nominale në raport me periudhën e pikut (nga rreth 42% e PBB-së, në rreth 39%); deficitet e larta fiskale në vend që të ndihmojnë në rikuperimin e ritmeve të rritjes ekonomike, vetëm sa kanë shtuar frikën e niveleve të larta të borxhit publik; politika e normave të ulëta të interesave e Bankës së Shqipërisë vetëm se po ndihmon uljen e kostove të financimit të qeverisë ndërkohë që ndikimi në sjelljen e sektorit

Parajsa e padashur e LGBT-ve

Postuar në 19 Maj, 2015 03:22

Në Tiranën e ngeshme të së dielës u zhvillua parada e radhës e LGBT-ve. Kronikat thanë se çdo gjë shkoi së mbari. Unë them se shkoi dëm. Dështimi erdhi nga një fakt i thjeshtë, që as organizatorët, as ambasadorët, as Avokati i Popullit, as ata që rrojnë me projekte, as ata që rrojnë me atë punë, e as gjithë ata që prisnin të kish fërkime, nuk e dinë.

Ali Ahmeti, rojtari i Gruevskit

Postuar në 18 Maj, 2015 10:45

Gjithë dynjaja ia qan hallin se kishte humbur atdheun. Se për vite nuk e kishte takuar nënën. Njëzet pesë vitet e mungesës së tij ruanin kujtimet për mungesën e tij, në kohën kur ruanin delet bashkë. Por fshatarët nuk kishin provuar asnjë mall për të. Ata e kishin harruar, por Ali Ahmeti kishte vuajtur nga malli edhe pse nuk i ishte kujtuar asgjë për vendin e tij pas ikjes.

Po tani a është mirë shqiptaria?

Postuar në 18 Maj, 2015 04:07

Sulltan Abdyl Hamiti, në prag të Kryengritjeve të Mëdha Shqiptare, derisa përpiqej ta joshte e mbante afër vetes Isa Boletinin, në sarajet plot salltanet të Stambollit, Isa pa hezitim do t’i përgjigjej:

“Në vend të sarajeve të Stambollit, pëlqej jetën në malet dhe shkambijtë e Boletinit”. Nesër nisem për Mitrovicë”. Dhe ashtu ndodhi! Të nesërmen me trenin e parë do të niset për në Kosovë. Isa e donte jetën dhe vdekjen në atdheun e tij, në fshatin ku lindi dhe u burrërua, duke u bërë Robin Hudi i Shqipërisë.

Nishani me Erdoganin kundër Skënderbeut?

Postuar në 17 Maj, 2015 04:05

Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet, thoshte Oskar Uajlld. Por disa politikanë shqiptarë, për shkak të varfërisë mendore, nuk mund të mos e shesin të kaluarën, historinë, heronjtë e Atdheut të tyre në funksion të llogarive të ulëta për pushtet. Një akt të tillë skandaloz, që vështirë se mund të gjesh shqiptar që e mbështet, raportohet ta ketë bërë Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë me rastin e vizitës së Taip Erdoganit, Presidentit të Turqisë.

Ekstrapolim kombëtar i sondazhit IPR-Marketing: 870 mijë vota vs. 600 mijë vota

Postuar në 16 Maj, 2015 11:24

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Të mërkurën IPR-Marketing prezantoi në televizionin Ora News rezultatet e para të sondazheve për tri bashki të zgjeruara kryesore – per Tiranën, Durrësin, Shkodrën – në të cilat u regjistruan parvjet 30% e të gjithë votave të vlefshme.

Teatri i një festivali

Postuar në 15 Maj, 2015 17:57

U krijua përshtypja, për Festivalin Tirana Open, se dështoi si event – meqë nuk arriti të tërheqë publikun. Në fakt nuk pati vizitorë të mjaftueshëm as në sallën e stendave të librit, as në sallën e video-artit një kat më poshtë; dëgjova edhe se disa nga filmat dokumentarë në DocuTiff ishin shfaqur me sallën bosh.

Megjithatë nuk kam në dorë të dhëna të plota për Festivalin, as për shitjen e librave; dhe e kuptoj që mund të ketë njerëz që suksesin e këtij eventi nuk do ta matnin me numrin dhe interesin e vizitorëve.

KLD dhe parimi juridik null and void

Postuar në 15 Maj, 2015 03:40

Në argumentet që sjellin përfaqësuesit e qeverisë dhe të Kuvendit para Gjykatës Kushtetuese për çështje të ndryshme që gjykohen atje, përdoren jo pak koncepte juridike të terminologjisë juridike latine e në përgjithësi asaj ndërkombëtare. Shpesh ka ndodhur që Gjykata Kushtetuese t’i marrë parasysh këto argumente, me të drejtë. Dhe Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendime për çështje të rëndësishme, si pro qeverisë dhe mazhorancës parlamentare, ashtu dhe kundër tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion