Po tani a është mirë shqiptaria?

Postuar në 18 Maj, 2015 04:07
Jakup Krasniqi

Sulltan Abdyl Hamiti, në prag të Kryengritjeve të Mëdha Shqiptare, derisa përpiqej ta joshte e mbante afër vetes Isa Boletinin, në sarajet plot salltanet të Stambollit, Isa pa hezitim do t’i përgjigjej:

“Në vend të sarajeve të Stambollit, pëlqej jetën në malet dhe shkambijtë e Boletinit”. Nesër nisem për Mitrovicë”. Dhe ashtu ndodhi! Të nesërmen me trenin e parë do të niset për në Kosovë. Isa e donte jetën dhe vdekjen në atdheun e tij, në fshatin ku lindi dhe u burrërua, duke u bërë Robin Hudi i Shqipërisë.

Kur Eduar Grei, në prill të vitit 1913, e pati pyetur Isa Boletinin se ku i binte vendi i tij i lindjes, për të shprehur pastaj keqardhje për mospërfshirjen e tij në kufijtë e Shqipërisë, Isa i qe përgjigjur:

“Zotni, nuk kam ardh’ këtu për vendin tim të lindjes, por për gjithë Shqipninë”. Ndërsa, kur korrespodentët e huaj e pyetën për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, Isa qe përgjigjur:

“Vendimet e Konferencës së Londrës për kufijtë e Shqipnisë janë krejt të padrejta, meqenëse gjysma e kombit iu dha anmiqve. Por, besa-besën e shqiptarit, unë nuk do të rri në prehje sa kohë që vllaznit e mij do të jenë nën zgjedh t’anmikut”.

Dhe vërtet, Isa Boletini nuk mbeti për asnjë moment i qetë, derisa pjesë të mëdha të saj mbaheshin nga ushtri të huaja. Isa Boletini i qëndroi besnik deklarimit të tij: “Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnisë.

Nuk lypi shpërblim për veti. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”. Ndonëse, në historiografinë shqiptare ka pasur përpjekje për të hedhur baltë mbi këtë personalitet të përpjekjes shqiptare për liri e pavarësi, ai mbeti Robin Hudi modern i shqiptarëve. Mbeti personalitet me integritet të lartë, se i lartë ishte qëllimi i luftës së tij për Shqipërinë.

Atij në pabesi e në pusi iu mor jeta, por mbeti i pavdekshëm në historinë e Shqipërisë. Një anonim me inicialet “K.L.V.”, shkroi: “Isa Boletin të qofsha falë!/ Qënke në botë një trim i rrallë./ Nderon shqiptarët se qënke burrë -/ Emri mos t’u harroftë kurrë! Kështu, zemra dhe mendja u këndonte shqiptarëve të kohës për Isa Boletinin, shtatlartin e kryetrimin e Shqipërisë.

I (ri)solla këto momente e parafrazime historianësh, diplomatësh, publicistësh, gazetarësh apo udhëpërshkruesish për të kujtuar Isa Boletinin, i cili kudo që rivarroset në trojet shqiptare është vendi i tij dhe i jep nder.

Natyrisht, vendi e do, dhe koha e kërkon që ai të varroset aty ku është vendlindja e tij, Kulla e tij, simboli i patjetërsueshëm i tij, aty ku edhe është përgatitur varri për rivarrimin, aty ku i janë kënduar ninullat e para nga e ëma, Ajshja. Nëna Ajshe “kishte lindur trima që luftojnë me pashallarë”. E thoshte këtë sa herë që Isa luftonte në Kullat e Boletinit.

Nëse kryeministrat tanë, në bisedimet e Brukselit, kanë hequr dorë nga një pjesë e territorit, ku madje as edhe të vdekurit nuk mund të varrosen siç është rasti me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit (një Isë jo dosido, sepse, pos tjerash, kemi të bëjmë me personalitetin ndër më të shquarit e luftës për pavarësi të të gjitha trojeve shqiptare!), këta “kryeministra” duhet t’ia tregojnë popullit ketë, e jo këtë turp të përpiqen ta mbulojnë me Vlorën, me Ismail Qemalin dhe 10 Qershorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qyqarllëkun e qeveritarëve tanë nuk mund ta mbulojnë dot as përvjetorët e mëdhenj të historisë, nuk mund ta mbulojë as Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rivarrimi i heronjve të Kosovës deri në qershorin e vitit 1999 mund të ketë pasur ndonjë kuptim, por pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kjo nuk ka më kurrfarë kuptimi.

Heronjtë e Kosovës duhet të varrosen në Kosovë!

Pse qeveritarët tanë nuk thonë hapur se s’është momenti politik që Isa Boletinin ta rivarrosim në Boletin, se atje nuk mund të shkojë FSK-ja, se bisedimet e Brukselit na kanë detyruar që të heqim dorë nga sovraniteti i asaj pjese, që sot qeveriset nga Lista Serbe dhe Serbia, se nuk u lejohet shqiptarëve ta shndërrojnë Boletinin vend të pelegrinazhit.

Ndërsa ata nëpër Kosovë vendosin shtatoret e Millutinit e të Pavlit, madje emërtojnë edhe rrugë me emrin e kasapit Millosheviq! Andaj, po të thoshin këta “kryeministra” se duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër dhe zgjidhja tjetër pse të mos ishte Mitrovica?

Aty ku varri i Isa Boletinit do të freskohej me flladin e shkëmbinjve të Boletinit? Përse u dashka të mbulohet me patriotizmin mashtrues disfata e kryeqeveritarëve tanë në bisedimet me palën serbe, duke i dërguar eshtrat e Isës në Vlorë. Këtij akti qyqar të kryeqeveritarëve tanë përse duhet t’i vijë në ndihmë “jorgani” Edi Rama?!

Se kjo vepër është pasojë e Marrëveshjeve të Brukseli, nuk ka asnjë dyshim! Por, shtrohet pyetja e thjeshtë: edhe sa marrëveshje të tilla kanë ndodhur e që ne ende nuk i dimë?

Kryeqeveritarët tanë vazhdojnë të na i mbajnë të fshehura... Derisa populli nuk di gjë.

Armiqtë jo pak herë u përpoqën që ta shkëpusin Isa Boletinin nga Kosova. Por, atë që nuk e arritën për të gjallë të tij, sot në Kosovën e lirë, pas pothuajse 100 viteve (më 2016) “rrugëtimi” drejt Boletinit..., armiqtë e Shqipërisë e të Isa Bolitinit po tentojnë, duke pasur aleate edhe paburrninë e qeveritarëve tonë, ta shkëpusin Kolosin e Kryengritjeve Shqiptare nga Boletini e Kosova!

Kjo nuk duhet lejuar. Ndryshe, eshtrat e tij do të jenë (le të më falë Ismail Kadare) pikërisht si metafora e eshtrave të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”!

Zeri

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Prep, sidoqofte per nderimin e Isa Boletinit po mendojne, mire apo keq qofte.

Po pse nuk u mendue aspak per nderimin e nenkryetarit te qeverise se pare te Pamvarsise ne Vlone Imzot Nikoll Kaçorrin ?

Askerkush nga qeveria shqiptare nuk u interesue per ti marre eshtnet e Tij nga Vjena ku kishte vdeke ne nji moshe relativisht te rè per shkak te smundjes qe mori neper burgjet e Stambollit.

Asnji perfaqesuse shtetnor nuk doli ne aeroportin e Rinasit me prite eshtnat e Ketij patrioti te madh kur eshtnat po I silleshin ne Atdhè nga individ dhe me interesimin e ketyne idnividve?!  Imzot Nikoll Kaçorri ne fakt ka qene thelbi i organizimit te shpalljes se pamvarsise tue manovrue me Austro-Hungarine.

Por Ises i thone Ise dhe Nikollit i thone Nikoll, permateper Imzot. Dhe pikrisht per kete arsye ky patriot i madh qe flijoi jeten per Atdhè as nuk asht vue ne MONUMENTIN E PAMVARSISE NE VLONE.

Turpe mbas turpesh ky populli shqiptar, qe nderon pushtuesit e vet sulltanat dhe bashkpuntort e tyne pashallart dhe bejlert.

Submitted by Natyralisti (not verified) on

z. Krasniqi, Heroi Kombetar ISA BOLETINI,mendoj se mund te prehet ne te gjithe Shqiperine.Ai i perket njelloj si pjeses veriore te Shqiperise(Kosoves) edhe asaj jugore(Shqiperise se sotme),sepse ai siç e thoni edhe ju,luftoi per te gjithe  Shqiperine, e cila padrejtesisht sot eshte e ndare ne dy shtete. Ne keto rrethana dhe per nderime patriotike,te figures kombetare te ISA BOLETINIT,do te mendoja qe VARRI I TIJ TE ISHTE NE BOLETIN ashtu siç thoni edhe Ju,por pak eshtra simbolike  te ndodheshin ne nje VARR SIMBOLIK TE ISA BOLETINIT PERKRAH ISMAIL QEMALIT NE VLORE,prane monumentit kombetar te pavaresise,prane bashkeluftetarit te tij,me te cilin kurorezoi idealin e luftes dhe te perpjekjeve te tij per shpalljen e PAVARESISE SE SHQIPERISE NE VLORE. Kete varrim simbolik,mendoj se do ta kishte pranuar edhe vet ISA ne te gjalle. Ky varrim simbolik mendoj se do tju jepte mundesi pelegrinimi edhe bashkekombesave per ti nderuar te DY BABALLARET E KOMBIT se bashku, ne te gjitha festat perkujtimore te Pavaresise ne Vlore. Une e kuptoj veshtiresine e madhe per te kaperxyer konceptet psikologjike,fetare,religjioze apo zakonore ndaj ketij mendimi, por gjykoj se mund te kapercehen,ne nderim te  ISA BOLETINIT,sepse ai dhe ISMAIL QEMALI, duket sikur jane te perjetesuar edhe ne SHQIPONJËN DY KRENARE TË FLAMURIT TONË KOMBËTAR.

Propozimi im nuk perben ndonje origjinalitet,me kete rast,do te permendja se ne muret e Kremlinit ne Moske,ruhen prej dhjetra  dekadash ne korniza qelqi transparente  pak hi nga eshtrat e figurave te shquara boterore,ne forme mikrovarri,me gjeneralitetet e tyre dhe nderohen me pelegrinim nga e gjithe bota.Nderkohe,varret kryesore ndodhen ne vendlindjet e tyre. Nga ana tjeter,figura te shquara boterore,politikane dhe udheheqes te shquar popullore,kane kerkuar qe ne te gjalle dhe jane realizuar praktikisht pas vdekjes,qe nje pjese e eshtrave te tyre ne forme hiri,te shperndahen ne hapesiren natyrore te  vendit te tyre.

Nese gjykimi dhe propozimi im i mesiperm nuk do te  gjente mbeshtetje se pari nga familjaret e Isa Boletinit,do tju kerkoja ndjesi,ne te kundert falnderim dhe mirenjohje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.