Ekstrapolim kombëtar i sondazhit IPR-Marketing: 870 mijë vota vs. 600 mijë vota

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Të mërkurën IPR-Marketing prezantoi në televizionin Ora News rezultatet e para të sondazheve për tri bashki të zgjeruara kryesore – per Tiranën, Durrësin, Shkodrën – në të cilat u regjistruan parvjet 30% e të gjithë votave të vlefshme.
Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, koalicioni mazhoritar merr 60% të votave per partite, ndersa koalicioni opozitar vetem 35.5% (4.5% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, koalicioni mazhoritar merr 57% të votave per partite, ndërsa ai opozitar vetëm 41.5% (1.5% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Në bashkinë e zgjeruar Shkodër, koalicioni mazhoritar merr 43.5% të votave dhe koalicioni opozitar merr 55% të votave(1.5% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Duke i kombinuar përqindjet e mësipërme me pjesmarrjen e mundshme (bazuar në pjesmarrjen në zgjedhjet lokale të 2011-ës) për të tria bashkitë e zgjeruara, rezulton se, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, 57% e pjesëmarrësve në votim të këtyre bashkive do të votonin koalicionin mazhoritar dhe 39% atë opozitar (4% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Po t’i ekstrapolojmë këto shifra për pjesën tjetër të vendit, rezulton se, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, rreth 870 mijë pjesëmarrës në votim në rang vendi do të votonin koalicionin mazhoritar dhe rreth 600 mijë atë opozitar (rreth 50 mijë shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Mbetet të shihet se si do të ndryshojnë këto shifra në dy sondazhet e ardhshme të IPR-Marketing dhe, ç’është më e rëndësishme, në ditën e votimit.
Shënim referencial: Koalicioni që udhëhoqi Berisha në 23 qershor 2013, mori 680 mijë vota, ndërsa koalicioni që udhëhoqi Rama-Meta mori 1 milion vota.
Comments
Bere mire qe i kujtove keto
Bere mire qe i kujtove keto shifra, Zaloshnja, se keta rilindiotet po duan te besojme se me 2013 kishte vetem 1 milion vota, dhe te gjitha per ta!
Paskan qene 680 mije per "gjyshin" Sali, apo jo?!
Tani qe Sala ka ikur dhe kane kaluar dy vjet prej Premtimeve te Bukura, le te shohim sa do kene mbetur prej 1 milion pellembave!
Ca prej tyre jane kthyer ne pellumba per Gjergjin dhe te tjera jane kthyer kunder, pellemba, dacka, kunder mashtruesve elektorale, qe shikoni e degjoni si vazhdojne te genjejne...Si skan turp te turoerohen, xhanem?
Po nje sondazh per fjalen

Po nje sondazh per fjalen EXTRAPOLIM nuk bejne keta te Ora Njuzit???Te gjoret ne ç'po na degjojne veshet!

Provova nje kenaqesi te

Provova nje kenaqesi te pazakonshsme, duke ndjekur biseden e Ad Krastes me zevendes kryeministrin shqiptar...

E deshirueshme, e pritshme e vetetimte,

fjala e Ad Krastes ne bisede me zv/kryeministrin e Rilindioteve, Peleshi.

Ja c'ben GAZETARI, ate menyre te pyeturi qe artikuloi Krasta,

Ja c'ben Polemisti, nuk pret qe politikani ta shvendos biseden ne shifra zyrash,

Ja se c'ben Publicisti Qytetar, e gozhdon Qeveritarin ne emer te perceptimit te Qytetarit, pavarsisht prej partive...

Imazh i paster gazetari europian,

ky do ishste modeli i gazetarit shqiptar ne kete e ne tere fushatat mashtruese te shreses politike shqiptare ne Tirane...

Add new comment