Arkiv-Opinion
A ia mban Blushit të bëhet Hasan?
Deputeti i PS, Ben Blushi, e ka kritikuar përsëri “Rilindjen” sepse, sipas tij, paska bërë një tradhti që ka kandiduar për kryetar bashkie në Kukës, Hasan Halilajn, kryebashkiakun aktual që e ka marrë atë post zgjedhjeve të mëparshme nën flamurin e PD. Pse zgjodhi “Rilindja” Hasanin? – pyet Blushi duke vazhduar retorikisht: Se qe demokrat, se kish vota, miq, para, se kish punuar shumë mirë, se qe i pavarur, apo se u përpoq gjithë këto vite të ndryshonte qeverisjen e PD?! Përgjigjja për Blushin është: E kanë zgjedhur për një pjesë të këtyre që thua!
A ka dashur Berisha të helmojë Rugovën?
U bë disa muaj që një tufë gazetash të majta, u kanë hapur faqet e tyre disa badigardëve dhe aspirantëve të dëshpëruar për të arritur këtë status, të cilët pas rrëzimit të Berishës nga pushteti po tentojnë të hedhin mbi të akuza nga më absurdet. Sot kemi dëgjuar të fundit. Atë se Azem Hajdari qenkësh vrarë pasi ai, së bashku me ish presidentin kosovar Rugova, kishin në duar dosjen që vërtetonte se Berisha ishte agjent i UDB-së. Madje se pastaj, përpos atentatit ndaj Hajdarit, ish presidenti, paska dashur të helmojë edhe Ibrahim Rugovën.
Zoti qoftë me ty me 21 Qershor, si më 23!
Të thuash që fushata zgjedhore në Angli është tërësisht ndryshe në formë dhe përmbajtje nga ajo në Shqipëri, pa mëdyshje përbën klishe. Po ndiqja të martën pasdite një monolog elektoral të Kryeministrit në Lezhë, dhe nisur nga ato që dëgjova këto ditë në Shqipëri, kam një parandjenjë të keqe për rezultatin e 21 qershorit.
Sherifi i Shkupit me dy allti!
Luftënxitësi Nikola Gruevski, me pretekst të sulmit të stacionit policor, i ndjek shqiptarët me autoblinda e helikopterë. Ministrja e tij, Gordana (Jankulovska), e kapur me presh në dorë, shqiptarët i quan “indianë, fis i egër”! Gordana ka komplekse, kompleksin e inferioritetit dhe të identitetit kombëtar, nuk e di ajo të jetë serbe, bullgare, apo? Gruevski nuk e ka me tapi Maqedoninë! Në Ballkan ka përfunduar kapitulli i luftërave. Kush e ndez luftën, ngulet. Gruevskin mund ta rrëzojnë nga pushteti vetëm të vetët, opozita maqedonase, jo shqiptarët.
A është Edi Rama një mosmirënjohës me socialistët?
Në librin “Fillesat e Rendit Politik”, Francis Fukajama flet edhe për vështirësinë që ka ndeshur ngritja e institucioneve moderne në vendet e Melanezisë si Papua – Guineja e Re dhe Ishujt Solomon ku ekzistojnë shoqëri të organizuara me fise, ato që antropologët i emërojnë farefisni të ndërlidhura. Fiset, që mund të shkojnë nga disa duzina deri në disa mijëra anëtarë, kanë në krye një të parë.
Ky tranzicion i pafund
Për herë të parë, mbërrita në Shqipëri në pranverën e 1992. Ishte koha e një rrëmuje të përgjithshme. Përshtypjet e para të atyre kohëve i kam hedhur më pas në një broshurë të titulluar “Takim me Shqipërinë”, që u botua në verën e 1996-s. Kjo kohë ishte një tjetër periudhë e trazuar.
Fillon lëkundja e piramidave mediatike?
Dita botërore e shtypit ishte rasti për të nxjerrë në dritë për të disatën herë nivelin e informalitetit që ka prekur mediat shqiptare. Aleksandër Çipa, kryetari I Unionit të Gazetarëve ka bërë të njohura shifra të ditura nga të gjithë në botën e gazetarëve, por të pa publikuara më parë:
21 qershori/ Ku po gabon Basha?
Lideri opozitës Lulzim Basha ka marrë mbi vete një bast me shumë risk, kur ka vendosur që t’i kthejë këto zgjedhje lokale të mesmandatit, në një referendum anti qeveritar. Gjatë gjithë muajit që sapo mbyllëm, kur shefi i opozitës ka shkuar për të prezantuar kandidatët e PD-së në rrethe, ai ka shpallur një votim plebishitar kundër politikave çnjerëzore të qeverisë Rama. Kështu 2 prill Shkodër ka deklaruar: “në 21 qershor do të votojmë në një referendum historik për t'i thënë jo Metës dhe Ramës”.
7 duelet e forta të 21 qershorit
Duma-Dako, a mund të kthehet në një jopërballje?
Ligji për komentet, një diktaturë elektronike
Deputetja Majlinda Bregu ka hartuar një draft ligjor për të penguar komentet fyese në blogje dhe portale në internet. Ajo ka paraqitur një nen me 6 pika, në të cilin administratorët e blogjeve dhe portaleve bëhen përgjegjës për çdo koment, anonim ose jo, të ardhur nga lexuesit në hapësirën e tyre.