Arkiv-Opinion

“Ne Tirana” apo “Ne Shqipëria”?

Postuar në 15 Maj, 2015 02:16

Në garat për bashkinë e Tiranës ka patur gjithnjë kandidatë të pambështetur nga dy partitë e mëdha, por zakonisht ata kanë marrë më pak se 1% të votave (përjashtim bën vetëm Dashamir Shehi në vitin 2000, kur mori 3% të votave).

Sondazhi IPR-Marketing: Bojaxhi 40 mijë vota, kryeson Veliaj në Tiranë

Postuar në 13 Maj, 2015 16:02

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Sonte IPR-Marketing prezantoi në televizionin Ora News rezultatet e para të sondazheve për tri bashki kryesore  – Tiranën, Durrësin, Shkodrën.

Nja dy fjalë pas show-t “satanik” të Much Nanos

Postuar në 13 Maj, 2015 07:11

Ç’djallin ka katranosur ky Muçi? Llafet e botës thonë se ka hyrë në sherr me Perëndinë! E vërteta është se edhe  mbi biletë shkruhet qartë që shfaqja është për jo fetarë. Unë për vete besoj në Zot dhe besoj fort madje. Nuk jam prej atyre që vete në vendet e faljes, por me mendje e zemër disa herë në ditë i drejtohem me adhurim, falenderim e lutje. Llafet e botës më bënë një hop të ndaloj e të pyes veten: “More mos t’i merr mendtë Muçi e të kthen në të pafè, të vjedh besimin në Zot, të fut shejtanin në bark e në zemër”?

Përse nuk duhet shfuqizuar Neni 62 që përcakton kufizime mbi pronësinë e medias në Shqipëri?

Postuar në 12 Maj, 2015 19:46

Këtë vit bëhen 20 vjet që Shqipëria iu bashkua Këshillit të Europës. Në fakt, 20 vjet anëtarësimi në Këshillin e Evropës e meritojnë një moment reflektimi. Heqja e dënimit me vdekje dhe krijimi i Shkollës së Magjistraturës, janë vetëm dy nga ngjarjet e lidhura me anëtarësimin në Këshill, për të mos përmendur pastaj ndikimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në reformimin e shoqërisë.

Maqedonia, një lojë e rrezikshme për destabilizim

Postuar në 12 Maj, 2015 04:28

Maqedonia ka kohë që po ecën në një rrugë të rrezikshme dhe plot tensione sociale. Pushteti gjithnjë e më autoritar i kryeministrit Gruevski duket se po asfikson shoqërinë demokratike dhe jetën e vendit. Opozita është jashtë parlamentit që prej një viti dhe akuzon pushtetin për veprimtari të paligjshme, përgjime dhe presion.

Maqedonija, Palestina e Ballkanit

Postuar në 11 Maj, 2015 13:02

Maqedonija ka qenë gjithmonë një shtet për të cilin ia vlente të vije bast se nuk do egzistonte më. Megjithatë sot gati 20 vjet pas krijimit të saj ajo egziston. Nuk është një shtet më i qetë, nuk është më i fortë, nuk është më i pasur, por sidoqoftë është.

 

Brezat në Shqipëri nuk ndërrohen

Postuar në 11 Maj, 2015 03:09

Një nga ngjarjet që më ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit është sjellja e Marinë Lë Pen, lideres së Frontit Nacional në Francë ndaj të atit, Zhan Mari Le Pen, themeluesit të kësaj force radikale.

Pse ikin shqiptarët? 7 arsye dhe më shumë…

Postuar në 09 Maj, 2015 02:44

Ka shumë arsye. Mund të jenë 7, për simbolikë, ose më shumë se kaq. Por që ikin është keq. Ndoshta në vend të një shkrimi mund të bëhej një antishkrim dhe të listoheshin 7 mosarsye të ikjes. Pse ata nuk duhet të ikin.

Dihet me siguri për shembull se nuk ikin për mungesë aspiratash dhe as për turizëm siç është kumtuar, arsyeja e parë madje, nga kryeministri Rama.

LSI-ja, një pengesë e fortë elektorale për PD-në

Postuar në 08 Maj, 2015 15:40

Nga sondazhet që kam bërë e kam parë, duket qartë se, për shumë arsye, jo të gjithë votuesit e PS-së dhe të partive të vogla “të majta” do të marrin pjesë në votim në 21 qershor. Por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë me votuesit e LSI-së, e cila ndoshta do ta shtojë numrin e votave që mori parvjet. Dhe ky është një problem i madh elektoral për PD-në në 21 qershor.

Shoqëria pjesërisht e lirë – jeton në paliri!

Postuar në 08 Maj, 2015 02:38

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit në Kosovë (3 Maji) kaloi me shumë shtrëngesa e ankesa, mirëpo gazetarët duhet të nisin të mendojnë se profesioni i tyre po ndryshon krahas avancimit të teknologjisë së lartë, në këtë botë në lëvizje.

Pra po ndahemi me shumë nostalgji nga shtypshkrimi (print media) dhe kemi hyrë tashmë në epokën e medies së re online (portaleve, blogjeve), kështu që edhe televizioni duhet rimenduar. Tash është koha ta rimendojmë edhe lirinë e shprehjes: Deri ku janë kufijtë e saj dhe si mund të kontrollohen pasionet primordial të njerëzve?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion