Nja dy fjalë pas show-t “satanik” të Much Nanos

Postuar në 13 Maj, 2015 07:11
Armir Shkurti

Ç’djallin ka katranosur ky Muçi? Llafet e botës thonë se ka hyrë në sherr me Perëndinë! E vërteta është se edhe  mbi biletë shkruhet qartë që shfaqja është për jo fetarë. Unë për vete besoj në Zot dhe besoj fort madje. Nuk jam prej atyre që vete në vendet e faljes, por me mendje e zemër disa herë në ditë i drejtohem me adhurim, falenderim e lutje. Llafet e botës më bënë një hop të ndaloj e të pyes veten: “More mos t’i merr mendtë Muçi e të kthen në të pafè, të vjedh besimin në Zot, të fut shejtanin në bark e në zemër”? Por vetvetja mu përgjigj se nëse këtë do ta bëjë një njeri për një orë e gjysmë një shfaqje, do të thotë ose se argumenti i saj është më i fuqishëm se besimi im i sotëm, ose se besimi im s’qenkësh veç një gënjeshtë….

..dhe filloi…

UNË MENDOJ ishte në thelb ajo çka tha Muçi dhe që në këtë premisë respekti ndaj kolegut apo aktorit në skenë , si të duash quaje, nuk mund të jetë veçse maksimal. Shtoi kësaj edhe UNË THEM ATË QË MENDOJ për të mbyllur çdo diskutim rreth shfaqjes dhe brendisë së saj.

Unë besoj se ky vend ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga e kundërta: UNË NUK MENDOJ dhe UNË NUK KAM PSE E THEM ATË QË MENDOJ. Në këtë “omertá” kolektive ku të gjithë heshtin , ku askush nuk përmend emra e aq më pak të cekë çështje “që nuk i përkasin” “që janë me zarar” “që nuk ka ç’i duhen” hyjnë në lojë pastaj lloj lloj lavatriçe truri: përfshi këtu  ideologët të ashtuquajtur fetarë, që interpretojnë sipas qejfit vargje, paragrafe, sure e ajete prej librave të shenjtë e që grupe a turma të pa ditura e të pa kënduara i marrin kallëp si fjala e Zotit. Ç’bëri ky djall Muçi?

Hiç! Provokoi. Domethënë tha çiltër atë që mendon për mënyrën si e ka përkthyer njerëzimi  Zotin duke e parë deri diku si agnostik, diku si pragmatist, diku si gazetar e po aq si aktor. Për mua ngazëllimi qe i disafishtë. Çdo fjalë që thoshte miku e kolegu im në skenë s’bënin tjetër efekt veç luanin “jazz” në shpirtin tim muzikën hyjnore të besimit. Kaq! Aty ku Muçi pyeste unë e kisha përgjigjen. Aty ku Muçi thoshte “JO” unë kisha një “PO”, hera – herës edhe një “JO”, ashtu si edhe miku e kolegu në skenë. Por jo për shkak të tij. Jo! Për shkak të besimit dhe formimit tim shumëvjeçar. Ngazëllimi  tjetër i rëndësishëm në këtë shfaqje qe ai intelektual. Mbrëmë nuk isha spektator vetëm i Mustafa Nanos. Përkundrazi! Me shumë ëndje kam shijuar një bisedë tepër të bukur mes tij dhe meje. Sepse ashtu si një libër, edhe një shfaqje ka kuptim kur ti merr pjesë me monologun a dialogun tënd të brendshëm. Nano ia doli “të më fusë në sherr”. …

Në fund?

Pas një ore e gjysmë “debat” me Muç  Nanon dola nga salla me besimin tim në Zot jo vetëm të pacënuar por ndoshta edhe më të forcuar. Dola nga salla me një kënaqësi të madhe intelektuale prej një gjëje të menduar gjatë, studiuar gjatë dhe përmbledhur shkurt e bukur në rreth një orë e gjysmë.

Po ç’djallin kishte bërë ky Muçi xhanëm?

Asnjë për t’u trembur! Të kisha frymëzimin  e duhur fetar e mbi të gjitha detyrën për t’i prirë besimtarëve do kisha shkuar bashkë me ta të shihja shfaqjen e Muçit. Do falenderoja autorin për pyetjet që shtron, për jo besimin e tij dhe më pas do bisedoja shtruar me të mijtë duke shkoqitur me durim e qetësi çdo hije dyshimi që hedh Nano, e jo vetëm ai.  Për pjesën tjetër, pra jobesimtarët, Muçi dha një argument më shumë, një mendim më i veçantë, që s’i bën tjetër veç të mirë shëndetit të shoqërisë.

Marre nga civitas.com

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>I dashuri MUCHI, me fal por ne shoun tand ke ba nji gja qe ne islam quhet BLASFEMI. Kujdes tjeter here. Mire qe s&#39;ta kan vue ne dukje.</p><p>Ti do te me thuesh se ku kam ba blesfami? - Ne islam nuk lejohet te paraqitet ne pikture profeti. Kjo quhet blesfami.</p>

Submitted by Anonim12424534 (not verified) on

<p>Te shafqja e Mucit nuk ka patur asnje pikture profeti, ka patur pikture hoxhe</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.