Sondazhi IPR-Marketing: Bojaxhi 40 mijë vota, kryeson Veliaj në Tiranë

Postuar në 13 Maj, 2015 16:02
Eduard Zaloshnja

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Sonte IPR-Marketing prezantoi në televizionin Ora News rezultatet e para të sondazheve për tri bashki kryesore  – Tiranën, Durrësin, Shkodrën.

Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 45.5% të votave, Halim Kosova merr 36.5%, Gjergj Bojaxhi merr 12.5% të votave, dhe të tjerët marrin 5.5%.  Duke patur parasysh se numri i votuesve në listat zgjedhore është rreth 610 mijë dhe pjesmarrja në zgjedhjet e fundit lokale të ishte 52.5%, me afërsi, shpërndarja e votave për kandidatët është si vijon: Veliaj 145 mijë vota, Kosova 115 mijë vota, Bojaxhi 40 mijë vota, të tjerët 18 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Veliaj ka sot rreth 70 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Kosova ka sot rreth 5 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij. Bojaxhiu, nga ana tjetër, ka rreth 40 mijë vota, ndërkohë që nuk mbështetet zyrtarisht nga ndonjë parti.

Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është shumë më e balancuar. Vangjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 51% të votave dhe Grida Duma merr 49% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Dako ka sot rreth 46 mijë vota dhe Duma rreth 44 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Dako ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Duma ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

Në bashkinë e zgjeruar Shkodër, Keti Bazhdari, sipas IPR Marketing, merr sot vetëm 40% të votave dhe Voltana Ademi merr plot 60% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Bazhdari ka sot rreth 24 mijë vota dhe Ademi rreth 36 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Bazhdari ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj, ndërsa Ademi ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

IPR Marketing do të zhvillojë në vazhdim edhe sondazhe të tjera, që me gjasa, do të na tregojnë një ndryshim të raportit të votave të mësiprme, sepse një pjesë e mirë e të anketuarve janë ende të lëkundur në të tria bashkitë e zgjeruara.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po c'eshte ky sondazh? Sondazhet e sakta u zhvilluan njehere, mos beni ende te tilla. Rezultatin e sakte e parashikuan sondazhet e gazetes Panorama dhe Ballkan Web. E djathta fiton 100% te bashkive.

Submitted by Gerti_Sk (not verified) on

Pyetja qe kam une tani eshte: Rama me cfare "sondazhi" e justifikoi kandidatin Veliaj? Nese ky merr 15% me pak vota se koalicioni, paska qene vertet kandidati me i mire apo eshte i preferuari personal i Rames dhe vetem kaq? Nese eshte kjo e dyta,  sic mendojme te tere, atehere cfare implikimesh ka kjo per demokracine tone? Muci dhe Zalo kane ndonje koment per "regjimin" tani apo jo?

Submitted by linfedele80 (not verified) on

Zgjidhja e vetme kete rradhe eshte Gjergji.. Duhet votuar, qe edhe rama te kuptoje qe duhet te qeverisi me mire dhe jo vetem me fasada..

Edhe Sala do kuptoj qe ndonjehere jane njerzit qe do ta imponojne liderin e ardhshem te se djathtes, nese ai nuk diti ta zgjidhte.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shqiperia ka nevoje per shume BOJAXHI, sepse i doli boja fare.

Submitted by human (not verified) on

Vetem Bojaxhi duhet votuar, boll me keta injorante partiake qe na kane hipur mbi supe dhe per shkake pikerisht se edhe neve jemi me shume injorante se ata pasi i votojme, sdin te na e zbresin duke na marr jo vetem pasurin por edhe shpirtin! O popull dilni nga matrixi i partive dhe shikoni te votoni njerez te ndershem, ndryshe  do ta paguajme me jete dhe brezat e ardhshem sdo te na e falin kurre!

Submitted by Fillestari (not verified) on

Jam shume dakord me disa komentues te mesiperm; nese ankohemi per mungese vizioni nga partite kryesore, na duhet tu japim nje shanc dhe nje vote alternativave jo Ps dhe jo PD. Edhe sikur keto vota per momentin te humbasin ashtu sic thuhet (pra gara te vazhdoje midis PD dhe PS dhe votat per kandidatet e pavarur te mos influencojne ne garen per kandidatin fitues), ato vota per kandidate te pershtatshem te pavarur absolutisht nuk jane te shkuara dem, ato jane inkurajim per maxhorancen e heshtur qe kerkon nje Shqiperi ndryshe, por qe nuk e ka gjetur akoma rrugen praktike drejt saj.

Personalisht z. Bojaxhiu mua me duket nje kaddature e pershtateshme - vota ime shkon per te.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.