Fotoja që nxjerr hipokrizinë e Ramës

Postuar në 20 Maj, 2015 17:55
Andi Bushati

Një foto që qarkullon prej dy ditësh, ka lënë gojëmbyllur dhe pafjalë, socialistët që nuk dinë të përgjigjen. Në këtë foto, të postuar nga vetë Rama, ky i fundit shfaqet përkrah një personi të cilin socialistët e kanë hequr nga puna, si pjesëtar të grupit të zjarrit në 21 janar.  Por del se personi në fjalë fillimisht është bërë drejtor në KESH, pastaj kryetar rrethi i PS-së e së fundi është shfaqur edhe në fushatë përkrah kryeministrit. Megjithëse prej dy ditësh kjo foto qarkullon në shumë media, megjithëse ajo po çmend rrjetet sociale, askush në selinë rozë nuk merr guximin të japë përgjigje. Askush nuk mundet të shpjegojë se si dikush që del nga dera e zyrave të shtetit “si mbrojtës i gardhit kriminal të Berishës” gjen anën të futet nga dritarja për t’i shërbyer misionit të Rilindjes për të mos vjedhur energji.

Nëse do ta bënin, nëse do të duhej të jepnin një shpjegim, dihej se çfarë do të thoshin. Se kjo qenkësh një rastësi fatkeqe, se në fund të fundit Agron Malaj nuk qenkësh i dënuar, se përsa kohë nuk është i tillë atij nuk mund t'i hiqet e drejta për punë, etj.. Pallavra.

Rasti i njeriut që shfaqet në foto me Ramën nuk është një rastësi. Ashtu sikur nuk qe rastësi lidhja në koalicion me ata që viktimat i trajtuan me përçmim si kokëpalarë. Ashtu sikurse nuk qe rastësi votimi që bënë socialistët, ende në opozitë, për avokatin e Fatmir Mediut edhe pasi ky u tha se klienti i tij ishte i pafajshëm. Ashtu sikurse nuk qe rastësi futja në kabinetin qeveritar e avokatit të tij “de facto”.

Të gjitha këto raste tregojnë se Rilindasit nuk kanë pikë sensibiliteti për kauzat madhore që kanë mbrojtur si socialistë. Dhe deri këtu nuk ka asgjë të re. Kjo tashmë dihet. Por sa herë dalin fakte të reja, si kjo foto e Ramës me një nga pjesëtarët e grupit të zjarrit, vetëm një gjë të shkon në mend: të paktën të shmangin hipokrizinë. Sepse sa herë kapen me presh në duar, kur lirojnë një deputet me drogë, kur harrojnë në sirtar një dokument Interpoli, kur “u shpëton” një kriminel apo fshehin gjurmët e një tjetri, gjithnjë nga selia e PS-së del dikush që i kujton prokurorisë se bllokon hetimet për kriminelët e 21 janarit.

Të paktën këtë teatër ta kursejnë. Sepse njerëzit mund t'ua tolerojnë harrimin e 21 janarit, por nuk do t'ua falin kurrë hipokrizinë dhe cinizmin me të.

"lapsi.al"

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Dhe cfare nxjerr ti Andi nga e gjithe kjo. Pse te gjithe ata qe punonin ne garde dje ishin te gjithe berishiste? Apo te gjithe ata qe punojne ne garde sot, jane te gjithe ramiste?

Rendesi ka qe ta kete kryer detyren brenda rregullave o Andi. Te mos kete ba krime. Dhe me sa dime, ky eshte ruajtur shume te mos e shkele rregulloren. Dhe ka qene edhe me heret simpatizant i PS-se. Pyet Arben Cukon, ish-komandantin e gardes ne kohe te PS-se. Por, ne repart ka zbatuar ligjin e depolitizimit. Sipas teje ato çupat police qe mbajne rregullin sot ne mitingjet e PD-se, neser duhet te pushohen nga puna. Jo o Andi, jo. Ndonjera prej tyre mund te jete simpatizante e PD-se dhe neser mund te behet ministre e brendeshme nen PD.

Submitted by Anoni (not verified) on

Ashtu eshte more ashtu. Te drejten e biografise e keni vetem ju socialistet; per ju po beri gje kryetari, apo partia, nuk ka problem. Sepse mes jush gelltiten te gjitha. Kur jua do puna e shisni si vicidolas, gardist vrases etj.. Skandali dhe padrejtesia per faren tuaj, kete fare kermash dhe kokeshtrembertish, fillon jashte gardhit te partise. Pa po qe brenda, hapen e mbyllen kembe, bythe a goje, nuk ka gje. Dhe sepse vini edhe nje ere te caktuar ju, ngado qe ta keni origjinen: era socialist.

Submitted by Eponim (not verified) on

Andi bushati eshte nje nga gazetaret pa integritet ne shqiperi.

se si i ben lidhjet mbi ca teori te grupit te zjerrit mbi hipokrizine etc etc, vetem palo gazetaruce e dine.

s'eshte per ta degjuar e mare seriozisht sepse i tille eshte.

Submitted by PELLAZGET (not verified) on

Anoni ka te drejte. ILIRET jane socialiste qe vijne ere te keqe, era pordhe rilindase.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"askush në selinë rozë nuk merr guximin të japë përgjigje."

duhet të kemi dy pika për të nisur një debat!!

atë të përcaktimit të çështjes!

atë të dhënjes së përgjigjes,sqarimit të çështjes!!

ne kemi të parën!!çështja është kapur dhe është shtruar pyetja!!

të dytën "askush në selinë rozë nuk merr guximin të japë përgjigje.",atëherë nuk kemi debat!!kjo është zgjidhja më e mirë për atë që është kapur në faj!!

normalisht po të funksiononte kështu asnjë kriminel nuk do të dënohej!!nuk do të pranonte të përgjigjej!

POR ka një gjë të thjeshtë DETYRIMI!detyrimi për tu përgjigjur!!

kjo nuk po i bëhet LIRINDJES,askush nuk e detyron dot ramën!!kështu që ngjarja nuk zgjat as tre ditë,si ka pas thënë saliu!

në 4 komnete  dy,gjysma janë për mbulimin e mutit me shurrë!!pjesa tjetër e vagullt ose e krahut të vrasësve!

askush nuk kërkon drejtësinë!askush nuk thot:or ti rama që unë kam qënë gati për çfardo që ke kërkuar!o edi rama mua që nuk pata fatin e atyre katër shokëve të demostratës,mos më nxirr foto me atë që për fatin e mirë timin isht një qitës i keq!!

ndoshta ky njeri mund të jetë më i ndershmi në të gjithë botën,por në monetin që ai ka gjuajtur në ajër atë ditë!?e bën atë nga më të ndyrët!!nuk e barazon me prendin e llupon,por e vënë krah të djathë të tyre!!

kjo është fatkeqsia jonë!!nuk e kam fjalën për politikanët e ndyrë!!jo aspak!!
e kamfjalën për budallallëkun tonë si popull,për injorancën tonë si popull,për ndyrësinë tonë si popull!!

ne si popull jemi gati të japim jetën për kriminelin tonë!

pavarsisht se krimineli ynë vret popullin!!

pavarsisht se sipas sezonit varet se kush kriminel është në pushtet,dhe në kë pjesë të popullit bëjmë ne pjesë!!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ore edhe sikur Andi t'ia fuste kot fare, a me shpjegon njeri se si nje gardist beheshka shef ne OSSHE? Ca dreq kualifikimi profesional paska ky qe benka keto kalime ne detyra te rendesishme?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.