Arkiv-Op-Ed
Gjepurat e ambasadorit në Washington
Jo pak njerëz kanë mbetur të zhgënjyer nga mënyra sesi u zgjodh presidenti i ardhshëm këtu në Tiranë. Dhe jo vetëm të opozitës. Dhe jo vetëm shqiptarë. Për shembull, ambasadori amerikan Arvizu sapo deklaroi që e vlerëson me zhgënjim si shans të humbur për shtetin. Por nuk mendon fare kështu Gilbert Galanxhi, ambasadori shqiptar në Uashington që qartazi, si në kohët e dikurshme, nuk i shërben shtetit, por pushtetit.
Përtej emocionit të një shikimi
Vrasja e një vajze me emrin Mari dhe e gjyshit të saj me origjinë prej Kirit të Dukagjinit, por banuese në Boriç të Shkodrës, ka ngjallur shumë debat dhe opinion në media. Kësaj here debatin e gjallëroi në mënyrë të veçantë botimi i portretit të vajzës së vrarë, i cili përcillte te ne që e shikonim një farë ndjenje dashurie dhe butësie. Shikimi dhe fytyra e saj ngjallën të shumë njerëz rebelim emocional. Anatemime, mallkime, sharje, shfryrje dëgjoheshin nëpër ekrane e lexoheshin nëpër faqe gazetash.
Sharës të liçensuar
Nën moton e Einstein-it “një stomak bosh është një këshilltar i keq”, Edi Rama dhe Ilir Meta darkuan privatisht në vilën e këtij të fundit. Për cilësinë e ushqimit nuk duhet të kemi dyshime. Aq më pak për cilësinë e verës, e cila me siguri duhet të jetë servirur e kulluar dhe e papërzier me të vërtetat e hidhura të së kaluarës së përbashkët politike. Një ditë më pas pinë publikisht edhe një kafe në ‘Sheraton’. Këtu mbyllet pjesa gastronomike e takimit, për t’i lënë vendin analizave dhe spekulimeve mbi implikimet që ky takim mund të ketë për të ardhmen politike të vendit.
Mbi vdekjen apo vrasjen e një lisi
Të dashur qytetarë të Tiranës, veçanërisht të dashur artistë, piktorë dhe skulptorë të Tiranës. Besoj se të gjithë e keni parasysh një pemë lisi gjigante, hijemadhe në lulishten përballë Galerisë së Arteve, të cilën shumë prej jush me siguri e kanë komentuar si gjënë më të bukur të atij vendi. Nëse ju kujtohet në vitet ’90, nën hijen e kurorës së tij kanë pirë kafe shumë qytetarë të Tiranës, veçanërisht artistë, pasi aty përbri ka pasur një kioskë. Kur u rregullua lulishtja, ai lis mbretëronte aty edhe më i bukur me kurorën e vet të plotë e gjigante.
‘Vepro tani’, formula për ta bërë sadopak Shqipërinë amerikane
Sikur të përpiqeshim për një lloj përkufizimi kulturor të vetvetes, fraza mund të ishte: “Të flasësh, është më shumë shqiptare se të veprosh”. Sikur të njëjtën gjë ta bënim për amerikanët, fraza do të ristrukturohej kështu: “Të veprosh, është më shumë amerikane se të flasësh”. Saktësisht këtë duhet të ketë pasur parasysh ambasada amerikane përmes organizimit të panairit për qytetarët, nën moton frymëzuese “Vepro tani”.
Fenomeni Fatos Nano – Rikthimi
Fatos Nano, zhgënjeu kë mendonte se është shndërruar në ‘gjarpër uji’. Gjarpër uji, në rini mbiquanim atë gjarprin e parrezikshëm që na dilte shpesh nëpër liqenet artificiale ku laheshim rregullisht. Trembte shumë, por nuk kafshonte dhe ne e dinim paraprakisht, që edhe nëse kafshonte, nukkish‘helm’ dhe ishte pra, i parrezikshëm.
Fatosi që fliste shpenguar te salloni i Fevzos, të rikujtonte një politikan të strukturuar dhe të vendosur, i cili me sa duket, ka ndërmend seriozisht të ‘mbathë opingat’ e politikbërjes aktive.
KQZ-ja si rrezik publik
Në datën 13 mars 2012, mbi 62 mijë qytetarë shqiptarë dorëzuan firmat dhe fotokopjet e kartave të tyre të identitetit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke shprehur publikisht vullnetin e tyre, sipas Kushtetutës, për një referendum të përgjithshëm në lidhje me importin e mbetjeve në Shqipëri. Ishte hera e parë që qytetarët shqiptarë ushtronin të drejtën e tyre themelore për të organizuar një referendum kombëtar. Ishte hera e parë që në KQZ dorëzoheshin mbi 60 mijë firma dhe kopje të kartave të identitetit (nga 50 mijë që kërkon ligji) për të organizuar një referendum qytetar.
Sindroma e komplotit apo mungesa e përmbajtjes
Jo më larg se dje, m’u desh të dëgjoja një deklaratë për shtyp të Aleancës Kuq e Zi. Deklarata nuk kishte as më shumë e as më pak se notat e zakonshme ofenduese-sulmuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit, mbuluar me ngjyrat e komplotit hipotetik për aksidentin e ndodhur te ‘Qershiat’ e Qafë-Kërrabës. Incidenti në vetvete mbetet për t’u verifikuar, ndonëse përfaqësuesit e kësaj partie e paraqitën atë nën dritën e komplotit kundër një force të re, e cila ka për qëllim të ‘fshijë’ njëherë e mirë sistemin e ‘vjetër’ të partive politike në Shqipëri.
120 parti për Shqipërinë
Teksa viti zgjedhor 2013 është në prag, ethet për pushtet të shumëkujt ndër ne janë shtuar, ku vetëm muajt e fundit janë krijuar të paktën tri parti të reja, duke e çuar në 120 numrin e tyre, shto këtu dhe lëvizjen e fundit Nano për rikthim në krye të PS-së. Një studim i ditëve të fundit tregonte se shumë prej partiçkave, në zgjedhjet e fundit, nuk kishin marrë as një të pestën e 500 votave, aq sa iu ishin dashur për t’u legalizuar nga Ministria e Drejtësisë. Një ngarendje partiake e tillë është një “gjithëpërfshirje” politike marroke.
Njeriu i mirë Nishani-President: kundër interesit publik, kundër interesit të PD-së
Presidenti u zgjodh. Është ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, një politikan i urtë, njeri korrekt, pa asnjë rekord negativ në konfliktualitetin politik brenda PD-së apo jashtë saj, i papërfolur për korrupsion apo për afera me krimin dhe korrupsionin. Deri këtu gjithçka mirë. Urime dhe suksese për Presidentin e ri, njeriun e mirë, Bujar Nishani. Tashmë që ai u zgjodh, nuk mbetet veçse të mbështetet nga gjithkush, t’ia dalë mbanë detyrës më të vështirë në Republikën e Shqipërisë.