Arkiv-Op-Ed
Trau ynë i fundit
Andej nga mesi i viteve ’80 të shekullit të kaluar, në Shkodër e Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë pat bërë përshtypje të madhe një arratisje spektakolare. Një familje e tërë, deri në atë kohë e konsideruar si e besuar e regjimit, ia kishte mbathur për në Jugosllavinë e Titos.
Që Shqipëria të mos bëhet geto e bukur
Kur lë pas brigjet joniane, kalon një natë në Gjirokastër, ha drekën tek Ujët e ftohtë në Tepelenë, merr një ditë diell te Rana e Hedhun dhe e mbyll të gjithën me një tur alpin në Valbonë, e kupton se një javë i rri shumë ngushtë shtatit të Shqipërisë, të imët fizikisht por të bukur paanë.
Një telefonatë e çuditshme
Mediat shqiptare, në mënyrë thellësisht konstruktive, pa dëshirë për ndonjë thellim në përmbajtje, veç raportit neutral, politikisht trajtuan me indiferencë të madhe një telefonatë të të ngarkuarit serb për Kryeministër Ivica Daçiç me Presidentin e zgjedhur, zotin Bujar Nishani. Nuk mund të thuhet se bollëku i lajmeve të tjera ishte shkaku i kësaj indiference, sepse vera, me gjithë një lloj gjallërie politike shqiptare, nuk ishte e pasur.
Garancia e 12 tetorit
Marrëveshja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është hapi i parë i sigurtë në rrugën që delegacioni parlamentar shqiptar nis drejt Brukselit. Ndryshimet në formatimin e KQZ janë projektuar më mire se në draftin e opozitës dhe e shtojnë mundësinë që kryetari i institucionit të jetë i paanshëm. Gjithashtu hapja e kutive, megjithëse duket vetëm si dordolec për zgjedhjeprishësit, krijon premisën për të mësuar të vërtetën, pasi proçesi të jetë mbyllur.
A pati korrje gruri sivjet?
Do t’i lutesha ambasadorit Arvizu që të dalë ndonjë ditë e të shkojë në ndonjë arë me grurë, të takojë fermerët e autokombanjerët e me këtë rast të jepet ndonjë kronikë nga korrja apo shirja e grurit sivjet.
Që të apelojë ambasadori Arvizu para mediave dhe që të jepet në media puna që bëhet në vendin tonë. Se edhe këtu punohet, mbillet e korret nga fermerët shqiptarë. Dhe nuk ka në këtë vend vetëm parlament, reformë zgjedhore, kronika aksidentesh dhe panair shalësh, gjoksesh, zërash, klubesh, koncertesh dhe mbledhjesh, mbledhjesh, mbledhjesh…
Dyzet vrasësit
Vrasja e parkut nga ana e Rrugës së Elbasanit, më detyron edhe një herë t’i kthehem Ali Babës me 40 hajdutë, që në të vërtetë ishin po aq hajna sa dhe vrasës.
“Beteja” për Kodin Elektoral
Sesioni parlamentar i vitit 2012-2013 është një sesion vendimtar për krijimin e një klime politike të qetë, e cila do të bënte të mundur që edhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 të zhvilloheshin si një triumf i demokracisë dhe jo të kontestoheshin që në momentin e nxjerrjes së rezultatit të tyre. Mirëpo për të arritur në këtë moment, që përbën edhe një qëllim në vetvete, besoj dhe të forcave politike në Shqipëri, kërkohen që përveç vullnetit politik të realizohen edhe disa hapa teknikë që do ta përmirësonin ndjeshëm situatën.
Femër në humnerë
Vetëm brenda pak orësh nga një njeri prej vërteti ajo u shndërrua në dy iniciale: B.S. Pastaj u dha edhe mosha, 40 vjeç. Pastaj u tha se ishte hedhur në të ngrysur nga një shkëmb pranë Currilave në Durrës. Dikujt madje, shkëmbi i ishte dukur i lartë, shumë i lartë. 200 metra raportoi një gazetar, gati sa pesë 15 kate a më tepër! Me këtë rast u përdor edhe termi interesant “u vetëhodh”. Më kot pritëm një ditë më pas për të mësuar ndonjë gjë më tepër për historinë e kësaj femre, që vendosi t’i japë fund jetës, duke u shndërruar në dy germa të brishta.
Popull, ngrihu dhe shpëto vendin tënd
Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jansen, në fund të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri, foli në një intervistë dhënë gazetës së përjavshme “Java”, duke qenë më i qartë se çdo politikan opozitar dhe se çdo shtetas shqiptar. Konstatimet e diplomatit danez janë në fakt një fotografim i realitetit tonë, të cilin ne e dimë, e prekim dhe e vuajmë çdo ditë. Korrupsion në rritje, i shtrirë në çdo sektor e i thelluar deri një palcë dhe politikanë sharlatanë që kapardisen e shesin mend me pasuritë që kanë vënë duke vjedhur.
Një kumt i keq për shqipen standarde
Një javë më parë u mbajt në Tiranë mbledhja e Këshillit Ndërakademik për gjuhën standarde. Në njoftimin për shtyp të kryesisë së këtij Këshilli thuhet se tema e diskutimeve ishte “Drejtshkrimi i zanores ë të patheksuar në shqipen standarde” dhe se, sipas rregullores së Këshillit, “ishin hartuar më parë dy parashtresa lidhur me çështjet problemore të drejtshkrimit të kësaj zanoreje, që shërbyen si bazë e material referimi për diskutimet e anëtarëve të Këshillit”.